E shtune, 15.06.2024, 06:17 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Jahë Sadrija: Çdo herë nuk fiton matematika, por zemra

E diele, 03.05.2009, 08:37 PM


Çdo herë nuk fiton matematika, por zemra

Rrëfime nga keqtrajtimet  dhe torturat ndaj Muharrem Shabanit

Nga Jahë Sadrija

Nuk mund të gjendet ndonje popull në botë, i cilli faqet e historisë së vet kombëtare i ka të shkruara më germa lumturie. Ne shqiptarët mund të mburremi dhe njëhkohësisht të pikëllohemi, sepse rrugën e kaluar historike e kemi të shturuar me zulm dhe përulje njëhkohësisht. Shekuj të terë pa liri, vërtet janë një tragjedi e madhe kombëtare.
Pavarësinë e sotme të Kosovës, askush nuk guxon ta quaj realizim të ëndrrës shekullore, por realizim i luftës shekullore.
Që nga vitet e 90-ta, shqiptarët e Kosovës ju nënshtruan një keqtrajtimi të egër nga policë e ushtarë serbë, të cilët hovin më të madh për të shkatërruar çdo gjë shqiptare, e morën pas suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Largimet nga puna, me ose pa dashje, fillimisht ishte rezistenca e parë paqësore e popullit shqiptarë kundër forcave të instaluara serbe.
Barbaria serbe zgjati duart e krimit, duke filluar nga ushtarët shqiptarë, të helmuar ose te vrarë, e që në arkivole u ktheheshin familjëve.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore e protestës së nënave të Dushkajës, të organizuara  në vitin 1999, në fshatin Cermjan, nga aktivistja e atëhershme Resmije Kida.
Atë ditë pranë shtëpisë së kulturës në këtë fshat ishin mbledhur më shumë së njëmijë nëna, në protestë që djemt e tyre të mos i dërgonin në armaten jugusllave.
Po këtë ditë, në mbrojtje të këtyre nënave, ish polici Muharrem Elez Shabani u vu në sherbim të mbrojtjes së nënave të tubuara, nga nje rebelim çetnikësh serbë të armatosur.

Muharrem Shabani
Muharrem Shabani
Isha  një kundër pesëve, thotë Muharrem Shabani, i lindur më 21.10.1950, në fshatin Dobrigje të Gjakovës. Vdekja- shton ai- për mua nuk ishte fatkeqësi, duhej mbrojtur nderin e nënave. I vetëm u vura përballë tyre. Statcioni i policisë nuk ishtë larg, më çarmatosën dhe më detyruan të futesha së bashku më ta në statcion. Me të hyrë brenda, çetnikët e armatosur e thyen foton e Titos, pastaj kërkuan nga unë edhe pushkën autumatike. Këtu fillon shthurja e rrëmujeshme, pasi unë mora në dorë pushkën automatike. Tytën jua drejtova atyre, frika ju hyri në palcë, ikjet e tyre filluan, jo vetëm për dere, por edhe për dritare. E zbraza një rafall automatiku, një çetnik e zura rob. Nga statcioni së bashku me të dola jashtë, katër të tjerët kishin hyrë në makinë, ndërsa të pestin e  lirova më kusht: Të mos preket dhe të mos bisedohet fare me asnjërën nga gratë që ishin tubuar për protestë. Kështu edhe ndodhi. Nënat u shpërndanë në heshtje të pervluar, me nderin të pa prekur, ndërsa për mua filluan ditët e përcjelljes, të keqtrajtimit, të torturimit, dhe thënë shkurt, filloi zezona e jetës time.
Si të gjithë policët e tjerë shqiptarë, edhe unë e braktisa punën.
Më datën 21.05.1991, derisa freskohesha me një pije në byfenë “Sharri”, në afërsi të statcionit të autobusëve në Gjakovë, lokali u mbush me dhjetra policë serbë, qëllimi tashmë i njohur.
Më rrahën deri në alivanosje, pastaj më dërguan në Qafë të Sukës, afër bazenit, më kërcënimin se do të më likudonin si armik të Jugosllavisë. Atje më lidhën për një lis dhe më rrahën sërish. Pastaj në qender të fshatit, para syve te dhjetra bashkëfshatarëve, më torturuan për të ndjellur frikën edhe tek ata. Në bodrumin e verës më rrahën përsëri, pastaj edhe në qëndër të qytetit në Gjakovë. Të pavetëdishëm më kishin dërguar në spitalin e Gjakovës për ndihmë, me t’u këndellur pak, më dërguan në Gykatën për kundervajtje dhe më dënuan me 60 ditë burg, me vuajtje të menjëhershme...
Edhe sot, Muharrem Elez Shabani, jeton në fshatin Dobrigje me 4 fëmijët dhe bashkëshorten. Të gjihthë të papunë, ndersa Muharremin e mban shpresa se një ditë do të ju bashkohet shokëve në Shërbimin Policor të Kosovës; dhe në përfundim, shton:
-Pavarësisht nga rrjedhat e jetës, mbetem krenar për arsyen se zemra ime e mundi matematiken. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora