E hene, 24.06.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Shevki Sh. Voca: Noli, Vilsoni, Hil Mosi dhe parlamenti shqiptar

E diele, 17.05.2009, 07:15 PM


NOLI, VILSONI, HIL MOSI DHE PARLAMENTI SHQIPTAR

Tiranë, 10 shkurt 1924
 
Në pasditen e datës së shënuar më lart në ora 14 ishte thirrur mbajtja e seancës së parlamentit  shqiptar. E djathta dhe e majta ende nuk ishin formuar, ashtu që edhe nuk vëreheshin. Asambleja Kushtetuese veç një muaj ishte duke u marrë me verifikimin e mandatorëve. Partitë në përgjithësi aspak nuk ishin të organizuar si duhet. Nuk mund të thuhet se njëra apo tjetra  dispononte me kaq apo aq mandator. Brenda nate kalohej nga një klub në tjetrën. Vëreheshin ambicie të mëdha ku secili nga deputetët e njohur aspironte ta ketë grupin e vet me të cilën do të paraqiste vlera të veçanta që pastaj të fitoj drejtën e kandidimit në pozitën e ministrit. Megjithatë ndjehej një qetësim dhe pajtim shpirtëror.
  Më 10 shkurt 1924 në ora 14, nga paradhoma u dëgjua zilja.  Shumica e deputetëve ishin të ulur. Të pranishëm kishte mjaft sa që shumica qëndronin në këmbë. Njëri nga deputetët ende ishte duke thithur cigaren të cilën e kishte filluar deri sa ishte duke pritur jashtë. Një deputet tjetër lexonte shtypin italian “Korriera de la Sera”. Fan Noli shkruante diçka me laps nëpër disa letra të vogla dhe të bardha. E lëmonte mjekrën e zi, pak mendohej dhe serish vazhdonte të  shkruaj.
  Të gjithë deputetët ishin të veshur mirë, dhe asnjëri nuk kishte kapelë në kokë. Pra nuk vërehej ndonjë person me plis apo me tesha kombëtare.  Me përjashtim të tre hoxhallarëve në kokat e të cilëve binin në sy kapelat e tyre tradicionale fetare me mantele të reja të cilët më tepër jepnin pamjen e intelektualëve, si dhe disa klerik katolik. Kryetari i përkohshëm, deputeti më i vjetër për nga mosha Z. Poga i bie ziles, me ç’rast dominoj heshtja. Ai shpalli fillimin e mbledhjes duke e urdhëruar sekretarin që të filloi me thirrjen e emrave. Më pas u lexua procesverbali i mbledhjes së kaluar për të cilën nuk pati asnjë vërejtje.
  Kryetari thirri tre deputet nga Gjirokastra të cilëve iu kishte njohur mandati, që të japin betimin. Ata qëndrojnë pranë tavolinës së sekretarit duke lexuar rregulloren. Pasi që në Shqipëri feja ishte çështje private, atëherë gjatë betimit nuk morën pjesë as hoxha as prifti. Gjatë dhënies së betimit si deputetët e po ashtu edhe të pranishmit e tjerë qëndronin në këmbë.
    Pas kësaj i pari që e mori fjalën ishte Fan Noli. Në dorën e majtë mbante po ato letra të bardha në të cilat më parë shkruante diç. Ai fliste ngadalë, dhe i qetë. Zërin e ngrite mu atëherë kur i përvetësonte dëgjuesit. Dominonte një qetësi absolute. Të gjithë e dëgjonin me vëmendje.
      Ai e ngriti Vudro Vilsonin (kryetari amerikan 1913-1921) deri në hyjnizim, duke ia numëruar meritat e tij në favor të Shqipërisë. Noli vazhdon duke theksuar se gjatë kohës së Turqisë shkohej në Amerikë për tu pasuruar. Atje u mirëprit shoqata nacionale shqiptare “Vatra” me organin e tij “Amerikano shqiptar”. Foli gjerë e gjatë për veprimtarinë e kësaj shoqate. Barka e cila i barti deputetët e popullit shqiptar në kongresin e Lushnjës ishte amerikane. Njëri nga bijtë më të shkëlqyer të këtij populli ishte idealisti Vudro Vilsoni. Ai ishte idealist për arsye se ishte amerikan. Ai ka bërë më shumë se çdo i huaj tjetër për ne. Dhe kur në Paris e kërkova ndihmën e tij më tha: “Gjithë çka është në mundësitë e mija do të bëjë për lirinë e Shqiptarëve. Në sallë u dëgjuan britmat  “Rroftë Amerika!” të shoqëruar me duartrokitje. Noli vazhdon duke theksuar meritat e qeverisë së Durrësit dhe të Italisë për pavarësinë e Shqipërisë. Vudro Vilsoni nuk arriti  me gjithë angazhimet e tija që të vendoset një drejtësi e përgjithshme në botë. Evropa nuk e dëgjojë. Dhe ai e la atë sikurse që lihet makina e vjetër, të cilës më asnjë riparim nuk i ndihmon. Noli duke iu përkulur Vilsonit në shenjë nderimi tha: “Vilsoni ka vdekur por shpirti i tij jeton.” Ky pranim u përcoll me duartrokitje të gjata.
   Një deputet i ulur prapa Nolit ngritët në këmbë dhe i mallëngjyer propozon që mbledhja e parlamentit të ndërpritet edhe njëherë për pesë minuta në shenjë nderimi dhe respekti ndaj Vilsonit, ashtu si ishte veprua disa ditë më parë.
  Jo. jo. Mjafton me kaq u dëgjuan zërat nga ulëset.
   Fjalën e merë Hil Mosi një deputet Shkodran: “Zotërinj! Nga arsyeja e oportunitetit politik Fan Noli mirë ka folur. Por, nëse e dom të vërtetën, atëherë, Vilsoni asgjë nuk ka bërë për Shqipërinë. Ai ishte i cili Rjekën e Jugosllavisë ia dha Italisë, Shkodrën ia ofronte Jugosllavëve, Italisë i ofroi protektorat mbi  Shqipërinë, ndërsa Greqinë e gëzonte me Korçën dhe Gjirokastrën.” Unë pajtohem me parafolësin që Zoti ta falë  Vilsonin dhe që të rroj populli amerikan. Por ai ishte një njeri, i cili premtonte shumë, ndërsa nuk bënte asgjë.” Në sallë duartrokitje dhe një qeshje e përgjithshme.
  Fan Noli nuk lejoi replikë. U strukë pak në ulësen e vet dhe filloi ta lëmoj mjekrën.
  Pasoi një fjalim i shkurt i Luigj Gurakuqit duke dhënë vërejte për disa çështje kontestuese të mandatorëve. Më pas Hil Mosi kërkoi nga kryetari i parlamentit dhjetë minuta pushim, pasi që u konstatua se edhe sekretarët ishin lodhur së shkruari. Me një të qeshur u pranua ky propozim i Hil Mosit për një pushim prej dhjetë minutave.

Përgatiti dhe përshtati:  Shevki Sh. Voca



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora