E premte, 26.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Sukses i padiskutueshëm i tenorit Saimir Pirgu në Operën e Zurichut

E hene, 01.06.2009, 08:36 PM


Pas shfaqes në operën e Zurichut, me Neo Lucci-n (Rigoletto), Saimir Pirgun(Duka i Mantovës) dhe sopranon që interpretoi Gildën

I ardhur vetëm për një ditë nga Parisi,  ku interpretoi me sukses të madh operën « Syrano de Bergerac » në krah të Placido Domingos, tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu u duartrokit mbrëmë (më 30 maj 2009) me ovacione në Opernaus të Zurich-ut, duke interpretuar rolin e Dukës së Mantovës në operën Rigoletto të G.Verdit, në krah të baritonit më të madh të epokës Leo Nucci dhe nën drejtimin e dirigjentit Nelo Fanti. Tenori shqiptar Saimir Pirgu, më i riu i gjeneratës së tij që ka mbrritur majat e suksesit, po bëhet dita-ditës më i dashur edhe për publikun zviceran.

Saimir Pirgu mund të quhet  tashmë  “ambassadori më i suksesshëm në botë” i Shqipërisë. Pikërisht më 6 shkurt 2009, ai u duartrokit me ovacione rreth 20 minuta në skenën e Tonhalles së St.Gallenit në Zvicër, ku morri pjesë në koncertin humanitar “Das Beste aus Oper und ballet”, kushtuar fëmijëve shqiptarë në nevojë, organizuar nga pianistja shqiptare Edlira Dedja, fondacioni “Bedri Dedja” dhe organizata ndërkombëtare e fëmijëve “Kiwanis international”. Pas triumfit të dy muajve më parë me “Traviatën” në operën e Lozanës dhe “Rigoleton” në operën e Zyrihut, me Giani Schichi në Metropolitan de New Yorkut, me "Traviatën" në Royal Opera të Liège-s në Belgjikë që u transmetua direkt, pjesëmarrja e Saimir Pirgut në këtë koncert bamirësie, i dha një rëndësi të veçantë këtij evenimenti përpara publikut zviceran.

Tenori i ri shqiptar erdhi të marrë pjesë në këtë koncert me modestinë më të madhe, vetëm një ditë përpara recitalit më të rëndësishëm të jetës së tij në Ankona, më 8 shkurt 2009, ku ai do të ishte laureat i çmimit ndërkombëtar “Franco Corelli”. Ky xhest qytetarie i dha edhe një tjetër çmim më të lartë këtij artisti të përmasave të mëdha, i cili e vuri humanizmin e tij në plan të parë. Që prej asaj dite, ai është një nga emrat më të dashur për publikut zviceran, që e ndjek me shumë interes suksesin e Saimir Pirgut  në skenat ndërkombëtare.

Angazhimet e tij të ardhshme janë në Metropolitan të New Yorkut me operat "Faust dhe "Traviata" e më pas, përsëri në Zvicër me "Bohemën", që do të transmetohet live në shumë kanale televizive europiane, me "Idomeneun", përsëri në Zurich, etj.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora