E enjte, 23.09.2021, 10:27 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Aromë gruaje, cilat janë tetë femrat e famshme që mishërojnë aromën e parfumeve më të njohura

E hene, 04.05.2009, 12:24 AM


Tetë gra të bukura mishërojnë natyrën e botës femërore, duke u marrë “hua” nga firmat më të njohura të botës së modës dhe kozmetikës, për t’u bërë imazhi i aromave, duke filluar që nga klasiku “Chanel n.5” dhe deri te më i riu prej parfumeve “True Star”. Bëhet fjalë për disa femra mjaft të njohura në botën e kinematografisë dhe muzikës botërore. Përzgjedhja e tyre për të qenë imazhi i parfumeve nuk është bërë vetëm për të qenë në rrymën e vitit të lindjes dhe as sepse yjësitë u kanë destinuar tipare të mirëpërcaktuara të shenjave të horoskopit. Por thjesht, sepse ato janë gjendur aq mirë nën tisin e disa aromave (kryesisht firma të njohura të botës së parfumeve). Por besnike të parfumeve janë edhe disa nga femrat më të njohura edhe në Shqipëri, të cilat kanë vendosur të mos dalin kurrë pa u spërkatur më parë nga falkonët e “Chanel n.5”, siç bën Diana Çuli, “Van Cleef& Arpel”, siç bën Fjodora Fjora, apo edhe duke u besuar aromën e lëkurës disa parfumeve, siç bën Enada Hoxha apo Majlinda Bregu.

Sharlizë Theron: Pasi fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë protagoniste për filmin “Monster”, Sharlizë Theron u kthye në një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit. E lindur më 7 gusht 1975, ajo i përket shenjës së Luanit, shenjë e zjarrit, pasiononte dhe krenare. Një arsye që “Dior” e ktheu në imazh të parfumit të tij më të rafinuar, “J’adore”.

Nikolë Kidman: Menaxherët e “Chanel” nuk kanë pikë dyshimi për Nikolë Kidman. Eshtë perfekte për të qenë imazhi i parfumit të parë të krijuar nga Mademoisele Koko, “Chanel n.5”. E lindur më 20 qershor, nën shenjën e binjakëve, aktorja bionde mishëron sharm dhe inteligjencë.

Britni Spirs: Britni Spirs “noton” në botën e parfumeve. Ka firmosur me Elizabet Arden një kontratë licence për të prodhuar dhe hedhur në treg parfum që mban firmën e saj: “Curious”. Princesha e pop-it, e lindur nën shenjën e shigjetarit është një bombë energjie dhe optimizmi, por edhe brishtësie.

Bionse: Bionse është fytyra e parfumit të ri të Tomi Hilfiger, “True Star”, një parfum për ato femra që duan të ndihen spektakolare (kështu e përshkruan vetë stilisti parfumin e ri). Ashtu siç është edhe amazona e re e muzikës pop Bionse, e lindur më 4 shtator 1981, nën shenjën e virgjëreshës.

Keit Mos: Stili dhe pamja i Keit Mos është imituar nga të gjitha vajzat. E lindur më 16 janar 1974, Keit i përket shenjës së bricjapit. Shenjë e tokës, që e bën topmodelen të jetë mishërim i gruas ambicioze që di mirë se ç’kërkon në jetë. Jo rastësisht “Cacharel” e zgjodhi për imazh të parfumit më të famshëm “Anais Anais”.

Xhenifer Lopez: Xhenifer Lopez, këngëtare dhe aktore, e lindur më 24 korrik 1969, nën shenjën e luanit është njëkohësisht edhe prodhuese e një parfumi që mban emrin e saj, ”J.Lo”. Xhenifer është simbol i bukurisë latine dhe imazh i gruas energjike e plot grintë që nuk njeh pengesa. Në fakt edhe në jetën e saj private Xhenifer Lopez është një ciklon i vërtetë. S’është pak të martohesh tri herë.

Liv Tajlër: Liv Tajlër ka lindur më 1 korrik 1977 dhe i përket shenjës së gaforres. Magjikja Aruen tek “Zotëria i unazave”, është simbol i femrës së ndjeshme dhe plot emocione. Prandaj Givençi e ka kthyer në imazh të parfumit “Very Irresistible”.

Katerina Zeta-Xhons: Falë pamjes së saj seksuale dhe fizikut të mahnitshëm, Katerina Zeta-Xhons, është zgjedhur nga Elizabet Arden si imazh i parfumit të saj “Provocative Woman”. Parfumi u dedikohet femrave që u pëlqen bukuria natyrale. Katerina, e cila ka lindur më 25 shtator 1969, di t’i shprehë aq mirë karakteristikat e shenjës së saj, peshores.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora