E marte, 08.10.2024, 06:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Natyrale, si vet pranvera

E premte, 01.05.2009, 05:08 PM


Blerina Rugova
Nga Bruna Merko & Besa Dodaj, BOTA SOT

 Në një intervistë për “Botën sot”, kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, djalit të madh të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, flet se a ekziston një kulturë veshje te ne, cilat janë tendencat më të fundit të modës, çfarë na propozon këtë pranverë..

Bota sot: Së pari, në cilësinë e kreatores, a kemi ne një kulturë veshje?

Kllokoqi-Rugova: Pavarësisht se kohët e fundit ka pasur ndryshime të mëdha dhe për këtë më vjen mirë, por mund të them me bindje se ka filluar një sensibilizim në mënyrën e veshjes. Vërehen disa përparime, por ka ende shume hapësirë për t’u përmirësuar. Po ka shumë të rinj që janë në hap me botën e jashtme dhe shpesh herë po t’i shikosh nuk mund të gjesh ndonjë dallim me të rinjtë e perëndimit. Për këtë rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe mediumet dhe interneti. Por jo të gjithë të rinjtë tanë vishen ashtu si duhet. Ka edhe teprime në veshjen e tyre. Duhet pasur parasysh se jo gjithçka në perëndim është e mirë. Kjo vlen edhe për modën. Po ka edhe njerëz të biznesit dhe artit që vishen bukur dhe si profesioniste më bëjnë të ndjehem mirë kur i shoh rrugës apo në TV.

Bota sot: Ku qëndron problemi, te mungesa e stilistëve...

Kllokoqi-Rugova: Këtu ne kemi kreator, por jo stilistë, janë shumë pak, kjo është një nga shkaqet që ne kemi këtë kulturë veshje që kemi sot. Pasi stilistët të këshillojnë sesi të vishesh, jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe estradën tonë, stafin e një televizioni apo edhe politikanët, që na përfaqësojnë. Pasi ende ka shumë ekstreme në mënyrën e veshjes dhe kjo tregon që ne nuk kemi një kulturë veshjeje. Këtu te ne s’ka sens kohe apo vendi, çdokush vesh çfarë të dojë dhe kur të dojë...

Bota sot: Sipas jush, cilat janë tendencat e kësaj pranvere?

Kllokoqi-Rugova: Në fakt, kjo pranverë vjen me shumë ngjyra, ku dominojnë ngjyrat e ndezura, si ajo vjollcë, e verdha, e kaltra, por pa e anashkaluar edhe të bardhën. Ndërsa në lidhje me materialet, unë personalisht punoj shumë me mëndafshin e adhuroj atë dhe mendoj se edhe këtë sezon do të “mbretëroi”.
 
Bota sot: Po në lidhje me aksesorët që duhet ta shoqërojnë një veshje, qoftë ditën apo në mbrëmje?

Kllokoqi-Rugova: Aksesorët nuk po mbahen edhe aq shumë, sidomos takat e larta, andaj këpucë sa më praktike, çanta sa më të mëdha aq më mirë. Sa më thjeshtë aq më bukur.

Bota sot: Çfarë u rekomandoni, veçanërisht të rinjve për këtë sezon?

Kllokoqi-Rugova: Për me dalë çdo ditë me xhinse, me bluza të thjeshtë ndërsa në darkë ka veshje adekuate. Stil natyral, sa më thjeshtë, ndërkohë që mund të luhet me tonet, ngjyrat e ndezura, por gjithmonë duke ndjekur linjën e thjeshtë dhe natyrale, por mbi të gjitha duhet që këto të kombinohen edhe me materiale sa më thjeshta. Pasi xhinset janë në krye të listës edhe për këtë pranverë, ato janë luku tradicional i studentëve të universiteteve, por jo vetëm.
 
Bota sot: Ndërsa në përgjithësi, çfarë duhet të kemi në dollapin tonë të rrobave?

Kllokoqi-Rugova: Këtë pranverë nuk mund të mungojnë në gardërobën tonë veshjet me ngjyrat e pranverës. Një veshje ideale për mëngjes me tone të qarta dhe të ndritura, por të bukura edhe për mbrëmje, me fustane të zinj me modele elegante. Ky lloj luku kombinuar si në ngjyra dhe në materiale, për një stil elegant dhe pa kohë. Që për ditë është perfektë, ndërsa mund të bëhet elegantë në mbrëmje nëse i shtojmë aksesorë të ngjyrës së arit.

Unë e dua eleganten, një fustan që të thekson të gjitha linja te turpit, një veshje që në fund të fundit të bën të ndjehesh femër. Kjo është motoja ime si kreatore, kjo është ajo çka unë u propozoj.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora