E hene, 09.12.2024, 01:05 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Prindër të ndarë, nëna të pamartuara, fëmijë që paguajnë gabimet e tyre

E diele, 26.04.2009, 09:05 AM


Raste dhe eksperienca ndaj të cilave nuk mund të rrish indiferent. Psikologët mundohen të japin përgjigje dhe këshilla, por asnjë rast nuk është i ngjashëm me tjetrin

1.Pyetje: Si duhet të sillet një djalë apo një vajzë, para një nëne apo një babai, që gjendet në një situatë moralisht të dënueshme? Për shembull, njëri prej tyre është i ndarë dhe i "rimartuar". A duhet të presin fëmijët në shtëpinë e tyre, babin dhe gruan e tij të re, apo nënën dhe burrin e saj të ri?

Përgjigje: Në të tilla raste, ekziston një konflikt midis ligjit njerëzor drejt njërit prind dhe ligjit hyjnor drejt Zotit. Përpara kësaj dileme, ligji hyjnor duhet të mbizotërojë. Moralisht, një fëmijë mund të lejojë prindërit e tij në shtëpi, por jo partnerin e ri. Arsyeja e parë për këtë, ka të bëjë me të drejtat hyjnore dhe natyrore që çdo fëmijë ka për të jetuar me prindërit e tij, me ata që është mësuar t'i thotë mami dhe babi. Djali apo vajza e personit në këtë rast, ka detyrën të refuzojë një situatë që për njerëzit konsiderohet morale, por përpara syve të Zotit është e gabuar dhe e dënueshme për ligjet e Kishës. Nëse presin këtë çift të ri, ata e pranojnë si fakt - që asgjë nuk është moralisht e gabuar. Arsyeja e dytë është për të mirën shpirtërore të personave të përfshirë. Faktikisht, jeta shpirtërore e djalit apo e vajzës do të dobësohen nga shembulli i keq, nga nëna apo i ati dhe çdo gjë që pajtohet me dobësimin e moralit të dikujt, duhet evituar. Prindi që është në gabim, gjithashtu do të përfitojë shpirtërisht nga ky refuzim, që do t'i japë atij/asaj një ide për drejtësinë e Zotit, që personi do të ndeshë në gjykimin privat të tij apo të saj. Më në fund, kjo gjithashtu do të jetë me përparësi për "gruan" apo "burrin", i cili do të ndjejë një presion të dobishëm për të qenë moralisht i drejtë. Pa refuzime si këto, ai/ajo nuk do kenë kurrë pozicionin e drejtë. Arsyeja e tretë është për formimin normal dhe të drejtë të fëmijës. Ky refuzim është akoma më i nevojshëm, kur djali apo vajza është i martuar dhe ka krijuar një familje, në mënyrë që të mos skandalizojë fëmijën duke lejuar që gjyshi i tyre dhe "gruaja" e tij e re, apo e kundërta, të vijnë për vizitë bashkë. Prindërit duhet të mbrojnë pafajësinë e fëmijëve të tyre, si një detyrë që bie mbi ta, në fund të Premtimit të Shenjtë të Martesës, krijimi dhe edukimi i fëmijëve për parajsë. Të veprosh në këtë mënyrë, do të thotë të zhvillosh karakterin e fëmijës dhe t'iu tregosh atyre se morali vjen para çdo gjëje, edhe kur ata që duam janë të shqetësuar dhe kanë probleme me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, ne iu mësojmë fëmijëve tanë natyrën e vërtetë të dashurisë. U mësojnë rëndësinë e martesës dhe të familjes, pasi vetëm në një familje të shëndoshë mund të rriten fëmijë të mbarë dhe të zotë për të ardhmen. Arsyeja e katërt është e mira e përbashkët e shoqërisë. Premtimi i shenjtë i martesës është gur themelimi për shoqërinë dhe për këdo që u jep të drejtën qytetarëve për martesë. Një çift që jeton një situatë të parregullt bëhet moralisht fajtor për sabotimin e institucionit të martesës dhe gjithashtu fajtor për traumatizimin dhe shqetësimin e fëmijëve të tyre. Megjithëse të vegjël, fëmijët duhen dëgjuar dhe duhet t'u jepet e drejta të zgjedhin nëse duan të mirëpresin apo jo në shtëpi gruan e re të babait apo burrin e ri të nënës. T'i detyrosh ata të jetojnë me një të panjohur, duke i imponuar të zëvendësojnë njërën nga figurat prindërore, është e padrejtë dhe moralisht e dënueshme.

2. Pyetje: Persa i përket një nëne të pamartuar, rasti në vijim është tipik dhe shumë i zakonshëm. Nëna kishte fëmijën e saj. I ati e braktisi atë. Ajo u pendua për gabimet e saj dhe tani do vetëm të nisë një jetë normale. Të paktën nuk pati një abort. A duhet ne ta pranojmë atë në jetën normale të komunitetit dhe në jetën shoqërore? A duhet ta shmangim? A duhet ta japë fëmijën e saj për adoptim?

Përgjigje: Është një traditë e Kishës që mos të pranojë një nënë të pamartuar në një jetë shoqërore normale. Ndryshe, i njëjti status do t'i jepej gruas së ndershme dhe nënës që mbajti dhe ndërtoi një jetë, duke përmbushur të gjitha detyrimet morale të një martese dhe gruas aventuriere që i la rrugë të lirë kapriçove dhe pasionit. Kjo do të ishte padrejtësi kundrejt nënës së ndershme dhe dekurajim për të vazhduar jetën e saj të virtytshme. Gjithashtu, do të ishte një stimul për të tjera gra të reja të ndiqnin shembullin e keq. Kisha nuk mund ta pranojë këtë. Të pranojë nënën e pamartuar në një jetë shoqërore normale apo në jetën komunale normale, do të thotë padyshim të sulmojë moralin e familjes së mirëndërtuar. Ky është koncepti i Kishës, por sa i drejtë mund të jetë ky? Kjo nuk do të thotë se nënat e pamartuara nuk duhet të mbështeten, por a nuk është Kisha ajo që predikon faljen e mëkateve? Për aq kohë sa morali i familjes është i garantuar, nënat e pamartuara duhet të trajtohen me gjithë kujdesin e mundshëm. Ajo duhet mbështetur privatisht në të gjitha nevojat e saj, si nga prifti i vendit, si nga anëtarë të vjetër të komunës. Është gjithashtu pjesë e jetës katolike, të falësh ata që kanë gabuar dhe mos t'u kthejmë shpinën atyre që kanë mëkatuar, në këtë mënyrë ata mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Është e rekomandueshme që disa gra më të pjekura t'i vizitojnë ato apo t'i ftojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që t'i fusin ato në një jetë shoqërore normale, të karakterizuar nga virtyte dhe zakone të mira. Në jetë, duhet të mësojmë të pranojmë të kaluarën tonë dhe gabimet tona dhe jo t'ja mbathim prej tyre. Është pjesë e mentalitetit të përparuar të pengojë këtë trajtim të Kishës dhe ta quajë atë të ashpër. Jeta në komunitet duhet të pranojë edhe të mirën, edhe të keqen dhe nuk mund të dënojë pafundësisht një njeri që gabon. Është e vëtertetë që vajzat e reja duhet të edukohen me principe të forta familjare dhe nuk duhet të ndjekin shembullin e keq, por duhet të kuptojnë edhe se ka njerëz që i mbështesin në të mirë dhe në të keqe dhe se çdo problem mund të ketë një rrugëzgjidhje. Në fund të fundit, ajo mori përgjegjësinë duke lindur një fëmijë dhe nuk mëkatoi duke e vrarë atë, pra nuk abortoi. A nuk e lehtëson kjo dënimin që duhet t`i jepmin asaj?

Një grua që aborton, kryen një vrasje kundër një njeriu të pafajshëm dhe të pambrojtur, akt i cili moralisht quhet "vrasje me dashje" dhe përbën një mëkat. Është një krim që do të dënohet shumë më rëndë nga Zoti sesa dënimi për mëkatin e një nëne të pamartuar. Pra, edhe pse shumë njerëz këto gra mund t'i quajnë të pamoralshme, ato meritojnë të gjithë respektin dhe mbështetjen e mundshme, pasi kanë gjetur forcën e brendshme të duhur për të paguar gabimin e tyre, duke sakrifikuar të gjithë jetën për të rritur e vetme këtë fëmijë.

A duhet të jepet fëmija për adoptim?

Ky vendim varet nga nëna. Ajo ka të drejta të plota mbi fëmijën deri në moshë të rritur. Le t'i marrim parasysh të dyja mundësitë: të jepet apo të mos jepet një fëmijë për adoptim. Në kohët e shkuara, gjyshërit apo të afërmit do të vendosnin që fëmija të jepej për adoptim menjëherë mbas lindjes, pa marrë parasysh dëshirën e nënës. Apo miq të martuar pa fëmijë, adoptonin fëmijën, duke ruajtur në këtë mënyrë reputacionin e nënës dhe e rrisnin fëmijën shumë mirë. Përparësitë janë të qarta: Nëna do të kishte akoma akses tek fëmija dhe më vonë mund të hynte shumë mirë në shoqëri. Sigurisht, do të thotë edhe mbrojtje për fëmijën.

Procedurë e ngjashme ofrohej për nëna që nuk kishin mundësi ekonomike, pa familje apo burime të tjera. Nëna do t'ia jepte fëmijën një konvente apo manastiri, në mënyrë që fëmija të merrte një edukim më të mirë dhe të kishte një mundësi më të mirë për të shpëtuar shpirtin. Kjo ndodhte në të kaluarën. Këto dhurime të fëmijëve Zotit, ishin shumë të shpeshta në urdhërat fetare. Sot kjo zgjedhje është pothuajse e pazakontë, përderisa pjesa më e madhe e institucioneve fetare janë progresive dhe nuk kanë më të njëjtin përkujdes për shpëtimin e shpirtrave. Një tjetër mundësi për nënën është të mbajë fëmijën e saj. Është e drejta e saj të veprojë në këtë mënyrë, duke kuptuar se fëmija gjithashtu do të vuante sanksione shoqërorë që do të preknin personalitetin e tij. Nëse ajo vendos të veprojë kështu, prindërit e saj, pjestarë të tjerë të familjes, duhet ta ndihmojnë atë, të rrisë mirë fëmijën e saj dhe ta mbështesin më shumë se kurrë. Të rrisësh një fëmijë pa baba përbën sakrificën më të madhe të mundshme dhe është çnjerëzore që këto gra dhe vajza të paragjykohen dhe të poshtërohen për gabimet apo fatkeqësitë e të kaluarës. Nuk mund të edukosh të rinjtë apo një brez të caktuar duke poshtëruar dhe duke larguar një grua, duke e quajtur të pamoralshme, por duke sensibilizuar të gjithë komunitetin që t'i ndihmojë këto gra në vështirësi dhe duke i edukuar njerëzit që të mësojnë nga gabimet dhe sakrificat e tyre. Në fund të fundit, në shoqëritë demokratike çdokush është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.

Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI - RD



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora