E hene, 25.10.2021, 11:43 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Pse shqiptarët nuk shohin më larg se përtej hundës së vet?

E enjte, 12.02.2009, 09:54 PM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
PSE SHQIPTARET NUK SHOFIN MA LARG SE PERTEJ HUNDES SË VETË ?!‏

Nga Selim Hasanaj

Të dielen që lam mas u ngrita heret dhe posa lëshova Tv-në per të pa a ka ndonji lajm apo dicka tjeter , pash se kishte kjen tue u transmetue si zakonisht emisioni KAFE E MENGJESIT që po praktikohet ka shumë kohë. Këtu reperter të RTK-së shkojnë e vizitojnë persona të jetes politike, publike e kulturore. Këtë radhe reporteri ishte musafir në banesen e shoqes Flora Brovina. Nuk e kalova kanalin diku tjeter thjesht nga kurreshtja sepse zakonisht programe të tilla unë nuk i shikjojë. Me vemendje e percolla krejt c'ka thoshte shoqja Brovina. Mu duk vetja se si shqiptarë isha largue pak ma larg se hunda ime, andaj instiktivisht e preka hunden per tu sigurue se e kamë atë në vendin e duhun ku ma ka falë i Madhi Zot. Nji dajë i babës tim ( ndjes pastë) që asht quejt Isuf Cetina diku në vitet e 30-ta të shek të kaluem masi i kishte pas do djem jo fort të hajrit tregojshin se kishte pas thanë: " Tanë dynjeja marren e mbulojnë mos me jua pa kush ndersa djemet e mijë e veshin dhe dalin në mes të katundit dhe piskasin per ti shti të tjret ti shikjojnë dhe thojë : shifeni , shifeni cka kam vesh "!!!
Kishte shumcka që shoqja Flora e tregojke budallakun e vetë dhe do të kisha shkrue. Por unë këtu po perqendrohem në nji fjali të saj e cila më bani pershtypje, e cila më këthej mbrapa me kujtesen kur menjiherë pas clirimit dhe futjes së KFORIT në Dardani unë erdha nga Norvegjia me zonjen time dhe atje në fashatin Ramun tek familja e saj mbramjeve mblidheshin vëllaznit , kusherinjet dhe dajallaret e saj dhe diskutonin per luften, per shpernguljet, per maskrat që kishin ba shkijet, per hajnit që i kishin ba njani tjetrit vetë shqiptaret e per cka jo tjeter. Nji djalë i hallës së zonjes time që asht njikohësishtë edhe djalë i dajes së saj që quhet Naser kishte telashe me "TRIMAT" e UCK-së dhe me ithtaret e tyne. Dhe të gjithë këta ishin vëllazen dhe djemet e axhes së vetë Naserit. Naseri perlahej me ta dhe thoshte. Zoti e bekoft Dr. Ibrahim Rugovën, Zoti e Bekoft Ameriken dhe popullin e saj dhe Zoti e Bekoft NATO-n.
Unë dhe axha i zonjes time Dr. Haxhi Hoxha që të dyt kishim ardh nga mergimi, unë nga Norvegjia e ai nga Zvicrra ku per katerdhet vite punojë si mjek anesteziolog ndegjonim atë perlamje të nji të meqmi e mases tjeter të budallave. Naseri ka nji vëlla që asht ma i madhi nga pesë ta që janë gjithsejt dhe quhet Salih i cili jeton në Prishtinë ndersa Naseri asht ma i vogli vëlla. Salihi kishte pas nji djalë që ju kishte pas bashkangjit UCK-së diku neper Drenicë.Pikrisht per shkak të propagandes shterrpe të majtistve drenicar djalit të Salihit ju kishte shperla truni dhe thoshte se asht kjen luftarë dhe per këtë mburreshin baba e axhallaret e farefisi. Dr. Haxhi Hoxha e pyeste nipin e vetë ushtarin e UCK-së; hajt tregona ku keni luftue dhe cka keni ba. Ai pergjigjej. Jo nuk kemi luftue por kemi qel ROVA ( gropa per tu mshef, rov asht fjalë serbe ) neper ara dhe male. E cka hajshit e pyeste prap Dr. Haxhi Hoxha. Paj thershim ndonji viq apo dele por ma së shumti pula të fshatarve që kishin mbet pa zotë neper shtepitë e tyne. Ky ishte muhabeti i veres së vitit 2000 në Ramun të Pejes në mes vëllaznive dajave dhe kusherive.
Të dielen me 08.02 2009 shoqja Flora Brovina po sikur ai djali i Salihit , ushtar i UCK-së që tregonte per ROVAT dhe se si janë ushqye me pulat e vjedhuna të shqiptarve të shkret që pikrisht per shkak të uniformave ROVAGJINJÊ që provokonin forcat serbe ishin detyrue të ikin per ta shpetue jeten dhe kishin lanë shtepi e pasuni të cilen tash per të mbijetue per veti e vjedhin hajant e vetquejtun ushtar të UCK-së. Edhe shoqja Flora Brovina në pyetjen e gazetares se cka janë këto fotografi me lula (të cilat i kishte shoqja Brovina në rame dhe të vendosuna në mur të kuzhines) ajo u pergjigj se e adhuron natyren, i donë lulat dhe andaj shumë herë edhe i fotografon ato. Por këtu kamë nja dy foto kujtime të lulave që i kishte mbledh nji ushtarë i cili ma vonë ( sipas Flores) u ba epror i UCK-së i cili kur shoqja Flora Brovina paska pas shkue në terenet e Llapit diku në bjeshkë per të pa ( sipas saj) se a mund të ndertohet nji spital per të plagosunit e UCK-së atje, ai far ushtari paska pas mbledh lula dhe ato ja paska pas dhurue shoqes Flora Brovina. Kjo tash nga malli per at ushtar që kjenka ba epror ma vonë i ka fotografue ato dhe i ka fut në ram dhe i rune si kujtim. Luje macë kryet e buellit thotë ajo popullorja.
Unë që besojë se jamë mësue të shof pak ma larg se hunda ime u inspirova të shkruej këtu per rastin. E para , fare nuk muj e kuptova shoqen Brovina se si edhe ajo vetë nuk shef jo vetem pertej hundes, por as deri te hunda e saj!? Në radhë të parë po e garantojë lexuesin se as këtu në Skandinavi  ku civilizimi asht ndoshta ma i madhi në botë,grueja e martueme , nanë e fëmijve kurr nuk do të thoshte publikisht se ato lula i ka mbledh per te nji ushtar. Ajo ato i ka fotografue dhe tani per mall i ruen në ram. Nuk do thotë sepse shef ma shumë se pertej hundes dhe asht e vetdijshme se nji deklaratë e tilë ua hap gojen gojëkëqinjve. Vallë cka paskan pas ba ushtaret në kohë lufte?! Paskan pas luftue ata apo paskan mbledh lule per shoqet e veta?! Shoqja Flora Brovina mue personalisht per të saten herë më bindi se ajo jo vetem se nuk shef pertej hunde, por ajo nuk po shifka as deri te hunda e sajë. Veq kësaj deklarate ajo reporteres i tha se në atë hymjen e saj kanë banue paramilitar, se si e kanë arrestue etj etj , të gjitha këto budallaqe që njeriut që shef ma larg se tek hunda ja gerrditin UCK-në dhe luften e sajë.
Nuk ka faj shoqja Flora edhe ajo asht shqiptare, bile e madhe sepse po sikur populli i saj nuk shef ma larg se deri te hunda e vetë. Populli po të shifke ma larg kurr nuk do ishte shoqja Flora Brovina e shumë e shumë shoqe e shok tjer të nivelit të saj në Parlament të Dardanisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora