Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shteti i 'përbashkët' me borxhe ndaj meje
E hene, 13.03.2023, 07:59 PM
SHTETI
I “PËRBASHKËT”
ME
BORXHE NDAJ MEJE
NGA
KALOSH ҪELIKU
Unë, nuk kam borxhe ndaj “shtetit të
përbashkët” jugosllav, të “vëllazërim - bashkimit”. As, këtij të sotshmit
Neokomunist në Maqedoninë e Veriut. E kemi ndihmuar si Fis me burra dhe gra.
Pasuri. Ndoshta, edhe si shqiptarë brez pas brezi, me histori nëpër shekuj. Po,
edhe Unë si Poet i paparashikushëm, me “borxhe dhe mëkate partiake”. Ose, siç
thoshte Im Atë: se, jam “sahat me një akrep. Nuk dihet, kur është dymbëdhjetë,
e kur Një”. Përndryshe, deri më Sot: do të më padisnin me argumente partiake
edhe në gjygj si “armik” i shtetit të
‘”përbashkët”. Dje, komunist. Sot, Neokomunist. Ose, do të më rrasnin në burg
si “nacionalist”, dhe “terrorist” me montime politike policore partiake.
Falë Meje si Poet, pas denoncimeve me
njëzetë nënshkrime (firma) të autorëve shqiptarë, se: Unë jam i dërguar nga
Kosova, që të veproj në Malësinë e Shkupit (1992)?! Shkak, publikimi i librit
tim me satira: Trumbetat e Tellallit. Vit, edhe kur u hapë një fushatë e
paparë në mjetet e informacionit me emra dhe pseudonime. Edhe, se: Unë jam ai
kryesori, që Ҫështjen
Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë?! I thashë, inspektorit: Unë, dua të jem Ai,
po fatkeqësisht nuk jam Ai. Prandaj, edhe mos më thirrni më në “biseda
informative”.
E mbajtën fjalën, deri më Sot. Nuk më
kanë thirrë në “biseda informative”. Qoftë si “armik”, apo “bashkëpunëtorë” i
tyre besnik. As, ende: përderisa, Unë jetoj dhe jam gjallë në Shkup. Policia,
ende nuk më ka kërkuar as kartë identiteti në “Bit - Pazar”. Matanë, ”Urës
Gurit”. Lumit Vardar, te “Parku i Grave”. Përditë, më kanë nën Rrap. Rrugëve të
“Bit - Pazarit”. Dhe, te “Parku i Grave”. E kalova Koronavirusin. Pandeminë
politike. Vaksinën politike. Po, jo: edhe, Virusin e partive politike.
Plaçkitjen, e mjeteve materiale të SHGB “ASDRENI” me trusaktët e tyre partriak
nëpër institucinet e shtetit të “përbashkët”.
Kutadi, Unë: Sot, mund të më
dënoni edhe me disa vite burg si
“terrorist” shqiptarë. Nuk ka problem. Vetëmse, me argumente dhe dëshmi
policore. Jo, me shpifje dhe montime. Hë, për hë: që, nuk i keni në përndjekjen
time policore. Shkaku, se: Unë, gjithë jetën nuk i kam besuar “mikut”, po
“armikut”. “Mikut, që më ka përqafuar dhe puthë në faqe. I kam besuar
“armikut”, I cili më ka sharë, provokuar, përndjekur, më ka vënë pusi, dha vra
pas shpine.
Vendi i burgut” për Mua si shkrimtar,
janë: Universitetet Shqiptare, “Idrizova”. Ose, “Goli Otoku”. Fatkeqësisht, nuk
i pata fat. Nëse, atij Shteti jugosllav, dhe këtij të sotmit Neokomunist me
fakte: Unë, i kam borxhe, le të dalë publikisht në mjetetet informacionit.
Dyertë, i ka të hapura krah më krah si mysafirë partiak Nate. Jo, edhe Dite.
Arsye, se: Unë, i kam disa borxhe për manifestimet kulturore “partiake”
propagantistike. Borxhe, që nuk janë të miat, po të propagandës partive
politike. Dhiareve tyre paritake politike shqiptare për të ardhë në pushtet.
Nuk, ka problem, do t’ua paguaj edhe këto borxhe me pasurinë e Babait.
Gjithë jetën, nuk më kanë dhënë vende
pune të merituara sipas profesionit të
shkrimtarit. Po, sipas “argatit besnik” të partive politike. Posteve
partiake politike në pushtet. Honorareve qeveritare të “vëllazërim - bashkimit”.
Aqmëpak, në ministri të arsimit dhe kulturës. Para. Jam hudhur vendeve
shqiptare me poste “politike - kulturore”, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e
Veriut. Po, jo edhe në Shqipëri. As, fushave dhe maleve të Babait me kalë me
shalë në Katund, që i solli partizanët në jetë dhe pushtet si shtet
“demokratik” i “vëllazërim - bashkimit”, në ish Jugosllavinë komuniste?! Sot,
Neokomuniste. Aqmëpak, që: Unë, i mbajta gjallë me Penë mes librave piblicistik
me pasurinë e Babait. Pasuri, Tru, dhe poezi “erotike” në Manifestimet
kulturore, dhe librave në bibliotekë për Ditën e Nesërme.
Dorën në zemër, edhe ato si parti
politike në “pushtet” (argatë pa pushtet gjithë jetën), kanë dhënë pak para për
arsimin dhe kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta, edhe
Jugosllavi. Nuk, jam shitur Dje! As, do të shitem, Sot. Nesër, për pak tollumba
partiake, poste politike të ”vëllazërim - bashkimit” me këmbët dhe trutë në
legen. Mos e them: as, për diploma universitare, tituj shkencor të
universiteteve dhe akademive “shkencore” partiake. Edhe, për një libër në
Ministrinë e Kulturës. Aqmëpak, si argat besnik i partive politike.
Shteti i “përbashkët” ish jugosllav,
as ky i Sotshmi Neokomunist: Dje, Sot, as Nesër, Mua nuk më mbeti borxh për
para, por vetëm për një Poezi “Erotike”. Ditën Historike Shqiptare. Një Ibrik
me me Dy çepa raki rrushi nën Rrap. Dy shtama me verë të Mikes Di, që të më pri
para përkrahu Rrugës për në “Baba Tomor”.
Edhe, mos më thuani Nesër, se: Unë,
nuk e dua si Poet shtetin e “përbashkët” të “vëllazrim-bashkimit”?! Që, i kam
dhënë para, punë dhe Libra. E, ai as vende pune, banesë, ose shtëpi. Po, më
thuani, se: ai, nuk më do Mua si “armik” historik. Poet. Nuk më ka dhënë punë
gjithë Jetën. Para, as honorare marramendëse partiake - qeveritare, po
përndjekje maleve si “armik” të “vëllazërim - bashkimit” jugosllav. Dhe,
“biseda informative”. Ndoshta, pas vdekjes time mund të mi japë gjithë këto
merita artistike - kulturore si shkrimtar?! Po Unë, Sot: nuk i dua si Poet.
Shkaku, se” në Jetë: para, shtëpi,
dhe Gra besnike më dha im Atë me Kalë me shalë...