Kulturë
Jahja Drançolli: Një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare (1448)
E diele, 30.07.2023, 07:56 PM
Jahja Drançolli:
575
vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare:
Gjergj Pelini, diplomati kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në
dy fronte, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati një
jehonë në historinë botërore, veçanërisht Napoleoni, i cili kishte vuajtur
shumë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!
Dihet
se që nga viti 1445, krahas luftës me osmanët, Skenderbeu kishte hyrë në
konflikt me Republikën e Venedikut për çështjen se kujt duhej ta zotëronte
qyteti Dagno (sot Vau i Dejës). Krahas qytetit në fjalë, Skenderbeu bëri
përpjekje për të rikthyer Durrësin dhe Drishtin, qytete të pushtuara shumë kohë
më parë nga Venediku. Skenderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i
Lezhës (1444), në vjeshtën e vitit 1447, luftoi kundër Venedikut në rrethet e
Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, duket se e ka ndihmuar
Alfonsi V, mbreti i Argonës dhe i Napolit, armik i Republikës së Venedikut. Nga
ana tjetër, venedikasit po punonin aktivisht për të ndarë disa princa arbërorë
nga Skënderbeu dhe për t'i kthyer osmanët kundër tij. Senati venedikas ishte aq
i zemëruar me Skënderbeun, saqë më 4 maj 1448 punësuan një njeri përgjegjës për
vrasjen e Skënderbeut.
Më
në fund, më 4 tetor 1448, me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të madh të
Kosovës, u arrit marrëveshja ndërmjet Republikës së Venedikut dhe shtetit të
Skënderbeut (kopja e dokumentit të marrëveshjës gjendet në Arkivin Shtetëror të
Venedikut, e ruajtur gjithashtu edhe në arkivin tim). Pas kësaj marrëveshjeje,
Skënderbeu mundi të përgatitej seriozisht për një aksion kundër osmanëve në
bashkëpunim me ushtrinë hungareze të drejtuar nga Janosh Huniadi, aksion i cili
do të zhvillohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim
Heroi ynë kishte kërkuar hua edhe nga Republika e Raguzës.
Burimi:
Një nga simbolet heraldike të Kastriotëve që është parë me rastin e
marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare!