Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombëtar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë
E hene, 24.07.2023, 07:00 PM
Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombëtar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë
Nga
Keze Kozeta Zylo
Të
shkruash librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare
1800-1999?, me tri vëllime eshte si të shkosh mbrapsht dy shekuj dhe fizikisht
ti s’ke mundësi kurrë, por Gjenocidi që është ushtruar mbi trojet tona të çon
atje, të çon si një dëshmitar okular dhe studjues skrupuloz.
Autori
Rrustem R. Berisha ka hulumtuar mbi 15 vite dhe i ka sjellë botës përbindshat,
qikllopët me një sy në ballë, kuçedrat që presin ujin, i ka sjellë botës
krypërbindshin sllobodan milloshevicin që me siguri duhet të jetë në ferr.
Libri
na tregon me deaje politikat shfarosëse serbomalazeze.
Nëpërmjet
qindra dokumenteve autori Berisha sjellë para publikut botëror kalvarin e
vuajtjeve të popullit shqiptar, masakrat barbare, që mjerisht bota hesht,
Europa bën veshin shurdh.
Në
këtë libër përpirës dhe tejet të dhimbshëm të duket vehtja sikur po sheh një
film horror që personalisht nuk jam aq e fortë sa t’i shoh deri në fund, por
jo, jo duhet t’i vazhdoja t’i lexoja vëllimet se ishte gjaku im, Gjuha ime,
Kombi im, motrat dhe nënat që përdhunoheshin nga serbët, fëmijëve që iu pritej
koka dhe piqej në tava për t’i ngrënë për darkë, burra që iu prisnin fytin me
thikë, djem që iu vihej benzina në publik dhe digjeshin në sytë të tyre.
Ja
këto nuk më linin pa i lexuar, këto masakra çnjerëzore më bën të vi këtu dhe të
denoncoj publikisht gjenocidin serb, malazes, grek e natyrshëm do të mbetemi demonstratave, në
Shtepine e Bardhë, në Kongresin Amerikan dhe kudo ku janë kancelaritë atje ku
vendosen fatet tona, fatet e shqiptarëve.
Askush
nuk kërkon falje, as greku për gjenocidin në Çamëri, as serbi për genocidin në
Kosovë dhe më gjerë. Le të kujtojmë
Gjermaninë e cila pas Luftës së Dytë Botërore zhvilloi “Gjyqin e Nurembergut”,
ku ndoqi penalisht të gjithë kriminelët qe shkaktuan Holokaustin.
Nuk
është e lehtë të dëshmosh dhe studiosh krimet makabre që kanë ndodhur mbi
kurrizin e popullit shqiptar. Sikur
vetëm një shembull të sjellim që vetëm në vitet 1912-1913 janë vrarë mbi 500
000 mijë shqiptarë, dhe populli shqipar ka qenë drejt zhdukjes…
Per
egzistencën e Kombit tonë duhet t’i jemi mirënjohës popullit amerikan
presidentit Willson i cili më 4 korrik 1918, tek e takoi Imzot Nolin gjatë
vendosjes së kurorave me lule tek varri i presidentit George Washington,
kërkesës së Atit shpirtëror të shqiptarëve, themeluesit të Kishës Autoqefale
dhe bashkëthemeluesit të Vatrës, për të shpëtuar Shqipërinë që rrezikohej,
zhbëhej, i tha se: "Zëri dhe vota ime do të jenë në mbrojtje të Kombeve të
vegjël, si Shqipëria". Pas takimit Noli i shkroi kryetarit të Vatrës, Kolë
Tromarës: “E takova tri here persidentin Wilson, të tria herët më tha: Një votë
timen dhe zërin tim do t'i përdor për t'i mbrojtur shqiptarët"...
Miqtë
duhet t’i mbajme afër, mirënjohës dhe të dimë mirë të bashkëpunojmë me ta.
Autori
sjellë të vërtetën e madhe historike të gjenocidit serbomalazez. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që
kufizohen nga vetëvehtja, sepse u janë rrëmbyer territore, dhe mjerisht bota
vazhdon të hesht.
Tri
vëllimet e autorit Rrustem R. Berisha, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i
tokave shqiptare, 1800-1999” jane pasuri kombëtare dhe sensibilizim për të
gjithë shqiptarët dhe vecanërisht politikanët që të denoncojnë krimet serbe dhe
se ata kanë kryer gjenocid mbi Kombin tonë. Krimet në Kosovë në vitin 1998-´99
ishin krime që nuk kishin ndodhur që nga përfundimi i Luftës së Dytë
Botërore. Nga keto krime u trondit bota
demokratike, u trondit Amerika dhe fal Presidentit Clinton bota mori vesh se
cila ishte Kosova, cili ishte populli me gjuhën më të vjetër në botë. Sa familje u masakruan në këtë luftë të
fundit në Kosovë, le të kujtojmë Adem Jasharin ku me të drejtë Bernard Kouchner
kryeadministratori i Parë i Kosovës i njohur me historinë e jashtëzakonshme të
Jasharëve ka thënë: “Nëse do të kishte çmim Nobel të Lirisë familjes Jashari i
takon të parës”.
Heroizmi
i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos
në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në
Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë.
Në
këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga
të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000
njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh
ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara, pa sjelle eshtrat akoma si te
vellezerve Heronjve Bytyqi.
Gordon
Harold Smith ishte republikan dhe shërbeu si Senator i Shteteve të Bashkuara
nga shteti i Oregonit. Ai u emërua president i Shoqatës Kombëtare të
Transmetuesve, Broadcast.
Ai
ka thënë se si një republikan, unë votova me Presidentin Clinton vazhdimisht në
përpjekjet tona për të shpëtuar miqtë tanë evropianë në Kosovë për të ndaluar
gjenocidin. Jam krenar për ato vota..
Edhe
gjenocidi ndaj Krahinës së Çamërisë në vitet 1923-1925 sipas planit të
“Megalidhesë” ka qënë qe të bëhej spastrim etnik, të shpopullonin Çamërinë nga
shqiptarët dhe të ngelej e zbrazët.
Ambasadori
Mid’hat Abdyl Frashëri në Athine ne një relacion dërguar Ministrit të Punëve të
Jashtëme të Shqipërisë, më datë 31 gusht 1925, i shkruan:
“Në
vitin 1922, shqiptarët myslymanë ishin afëro 100.000. Prej këtyreve 35.000
frymë u përzunë nga dy prefekturat Kostur (24 katunde) dhe Follorinës (14
katunde), dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga…Pasuria e tyre, ku vetëm
ajo e Follorinës dhe Kosturit llogaritet në një milion napolon flori, u grabit
dhe u rrëmbye prej Greqisë”
A
mund të heshtim me situatën edhe në këto kohë në Kosovë, e pamundur të heshtim.
Pretendimet e serbëve vazhdojnë pa u ndalur, pa pushim… Edhe pse Serbia nuk e
njeh shtetin e Kosovës, ajo në mënyre huligane rrëmbeu tre policë kosovarë,
ndërkohë i quan shtetasit e saj si Milloshevici dhe kjo përbën një mungesë të
theksuar serioziteti dhe një uri përbindshi per ta gllabëruar Kosovën. Uria e përbindeshit dhe Genocidi serbo
malazes ka filluar qysh në vitin 1800 dhe deri në vitin 1999 sjellë me fakte
kokëfortë nga libri me autorin e mirënjohur z. Berisha.
Jam
e sigurtë se pena të tjera do të vazhdojnë të hulumtojnë rreth Holokaustit
serb, ndërkohe s’do të desha kurrë të vazhdonte kjo urrejtje me shekuj nga
serbët ngase ata po vazhdojnë të mbajnë peng Veriun e Kosovës ku duan ta
gllabërojne në se ju jepet mundësia një orë e më parë. Ndaj librat e vërtetë si i zotit Berisha në
fjalë janë dëshmi dhe histori drithëruese që duhen treguar, studjuar në
programet shkollore derisa bota dhe qarqet diplomatike të zgjohen dhe t’i japin
të drejtë dhe shteteve të vogla, por që kanë të drejtën dhe barazinë si shtetet
e mëdha që kanë fatet e popujve në dorë.
Ne
duhet te vendosim Paqen mes vedit se siç thotë Shenjtorja e botës Nënë Tereza
se:
“Nëse
nuk kemi paqe, kjo ndodh për shkak se kemi harruar që i përkasim
njëri-tjetrit.”
Shpresoj
shumë tek populli i Kosovës, luftëtarët e saj, ish të burgosurit si Albin Kurti
Kryeministër i Kosovës mbyllur për 15 vjet në qelitë serbe se do të bejë
zgjidhjen e duhur për vendin e tij dhe tonin.
Besoj siç thotë Martin Luther King në pranimin e Çmimit Nobel për Paqe,
10 dhjetor 1964, se ka ende shpresë për një të nesërme më të ndritshme... Unë
ende besoj se një ditë njerëzimi do të përkulet para altarëve të Zotit dhe do
të kurorëzohet triumfues mbi luftën dhe gjakderdhjen.
Kumtesa
per promovimin e librave te autorit Rrustem R. Berisha, “Gjenocidi
serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999?.
Autorja
është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave
Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin:
Kalores i Urdhrit te Flamurit nga Presidenti I Republikes se Shqiperise.
15 korrik, 2023
Qendra “Nënë Terezë”, Harstedale, New York