Kulturë
Nikë Gashaj: Autoktonia shqiptare
E merkure, 19.07.2023, 09:12 PM
AUTOKTONIA
SHQIPTARE
NGA
NIKË GASHAJ
Në
shkencën shqiptare dhe nga shumë autorë të huaj prejardhja ilire dhe autoktonia
e shqiptarëve është e vërtetuar. Për shkak të hapësis së kufizuar, po fokusohe
vetëm në disa hulumtues të njohur shkencor.
Filozofi
i njohur Gotfrid Vilhelm Lajbnic (1646-1717) u muar me lidhjen e shqipes me
gjuhët e tjera. Në letrën e tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar më 1897 në
revistën rumune Albania, deklarohet se në bazë të studimeve të tij është bindur
se”shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë”.
Historiani
suedez, Hans Erik Tunman(1746-1778) , profesor universitetit në Gjermani, ishte
një nga shkencatarët e parë, që u muar me studimin mbi origjinën e gjuhës
shqipe dhe të popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine e
bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të Teododhor Kavaljotit( greqisht, sllavisht
e ship) të botuar më 1770. Në veprën e tij për historinë e popujve të Evropës
Lindore (1774), arriti në konkludim se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të
popullsisë së lashtë ilire.
Johan
Georg Fon Han(1811-1869), teoricieni austriak është marr me studimin
e gjuhës shqipe së bashku me gjuhëtarin Konstadin Kristoforidhi. Më 1854 ai
botoi veprën e tij, me tre vëllime, Studimet Shqiptare, mbi kulturën, gjuhën
dhe historinë shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari që studioi fjalorin e
ilirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare
ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire. Në bazë të
studimeve të tij, arrinti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e
ilirishtes.
Gjuhëtari
i njohur , Franc Bop (1791-1867), profesor në Universitetin e Belinit, botoi
veprën e tij më 1854, duke vërtetuar përfundimisht se shqipja bën pjesë në
familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër në
Evropë. Gustav Majer (1850-1900), profesor në Universitetin e Gracit dhe antar
i Akademisë së Shkencave të Vjenës, botoi studimin e tij Mbi pozitën e gjuhës
shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropianen, më 1883. Ai njihet veçanarisht për
hartimin e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, më 1891. Në sajë të studimeve
të thella shkencore arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga
ilirishtja dhe përbënte një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Maksimilian
Lamberc (1882-1963), pas vizitës që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së
Shkencave të Vjenës, menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe
mitologjisë shqiptare. Pastaj, në Laipcig vazhdoi studimet në fushën e
albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe në vitet 1954-59
hartoi dhe botoi Veprën mbi gjuhën shqipe, në tre vëllime. Në studimet e tij
mbështeti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe
nga ilirishtja.
Shkencatari,
Edwin Jacques, thekson: Nuk ka pikë dyshimi që shqiptarët e sotëm janë
historikisht pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve.
Shkencatari,
Serge Metais, shkruan: Sipas të gjithë treguesve – pikësëpari, për shkak të
vetë gjeografisë – ilirët kanë qenë praardhësit e shqiptarëve. Në prag të
pushtimit romak, ata zinin të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, nga Istra
deri në Epir. Në brendësi të gadishullit, ata ishin vendosur, në veri, të
paktën deri te rrjedha e lumit Sava dhe, në lindje, deri te Morava e Jugut dhe
në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Më tutje studiuesi Metais shton: Në
shekullin II të erës sonë, ku ilirët ndodheshin nën zgjedhën romake, gjeografi
Ptolemeu bënte fjalë për ekzistencën e një fisi të albanëve (Albanoi) ,
kryeqyteti i të cilëve qenkësh Albanopolis.
Profesor
Eqrem Çabej (1908-1980), pa dyshim, është figura më e shquar në fushën e
albanologjisë. Për gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi vepra të shumta
nga gjuha dhe letërsia shqipe, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e
etnografisë, folklorit dhe etimologjisë, leksikologjisë, të origjinës së gjuhës
shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhë tjera indoevropiane dhe njësimin e normës
letrare. Në bazë të studimeve subtile shkencore arriti në përfundim se
shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe të banorëve të parë indoevropianë në
Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore në Kolokuiumin e Parë mbi Studimet Ilire
(15-20 shtator 1972) dhe shkrime të tjera të shumta”vërtetuan në mënyrë bindëse
origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe autoktoninë e popullit shqiptar”.
Profesor
Kostallari, ish drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë,
arriti po të njëjtin përfundim si dhe kolegu i tij Çabej. Gjithashtu,
Aleks Buda, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, në një
konferencë që drejtoi, më 2-4 korrik 1982, theksoi”vazhdimësinë iliro-shqiptare
dhe autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre.”
Mbi
origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë janë marr dhe profesorët e
njohur: Shaban Demiraj, Mahir Domi e të tjerë.
Në
Enciklopedinë e Përgjithme të Entit Leksikografik të Jugosllavisë, Zagreb,
1977, fq.81 thuhet:”Shqiptarët, popull me prejardhje indoevropiane
thrakase-ilire. Banorët më të vjetër në Shqipëri kanë qenë Ilirët; vetë emëri
Shqiptar rrjedhë nga emëri Ilir- të fisit Albana”.
Historiani
dhe akademiku i njohur serb, Radeta Mihalçiq, autor i librit të historisë të
klasës së 6-të, të shkollës fillore në Beograd(2014.), ndër të tjerat ka
shkrua: “Shqiptarët janë vendas-autokton të Gadishullit Ballkanik dhe se ata
kanë ardhur në të shumë më heret se Sllavët. Për ta bërë më të qartë, flasim
për ilirët, që banonin në trojet e Ballkanit Perëndimor, prej nga kanë dalur më
vonë shqiptarët, të cilët u quajtën kështu nga popujt dhe shtetet e Evropës
Perëndimore. Prandaj, shqiptarët si popull i veçantë dhe autonkton janë me
origjinë ilire dhe janë të vetmit që e kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe
veçantitë e tjera kombëtare. Ai thotë se Stefan Nemanja dikur i ka pasur
okupuar territoret e Shqipërisë së veriut. Më tutje nënvizon, se sllavët kanë
ardhur në Kosovë dhe aty kanë gjetur ilirët që janë shqiptarët e sotëm dhe ua
kanë marrë-plaçkitur shtëpitë dhe arat, andaj ata kanë qenë të detyruar të
dalin në mal – bjeshkë dhe të kujdesen
për bagtinë e tyre. Me këtë, autori dëshmon se serbët kanë qenë pushtues të
tokave shqiptare. Rreth këtij libri pati shumë polemika në opinionin publik dhe
kritika. Në veçanti, kritikat më të mëdha
ka pasur nga Kisha Ortodokse serbe, në krye me Patriarkun Irinej, i cili
pohimin e e autorit Mihalçeviq, se shqiptarët janë popull autokton të Ballkanit
me origjin ilire, e quajti të pavërtetë, një turp i paparë për popullin serb, i
cili ka rrënjët e veta dhe historinë e vet. Fakti që dikush po përpieqet të
rishikoj historinë tonë me gënjeshtra, se serbët e paskan pasur okupuar Kosovën
në të kaluarën historike të banuar nga shqiptartë, paraqet një skandal të madh,
thotë Irinej
Në
anën tjetër, ish profesori i fakultetit filozofik në Univeritetin e Beogradit,
tani historian në pension, Rade Mihaleviq autori i tekstit të diskutueshëm,
thekson se qëndron pas të gjitha konstatmeve dhe qendrimeve historike të
përmbajtura në librin në fjalë, dhe se ato janë razultat i një hulumtimi të tij
afatëgjatë. Ajo që mund të garantoj me emrin dhe mbiemrin tim personal është se
nuk ka absolutisht asnjë gabim në libër. Së pari e kam lexuar tërësisht të
gjithë literaturën mbi temën dhe gjithçka që kam shkruar bazohet në fakte
historike.
Mirëpo,
teksti shkollor u modifikua në bazë të vërejtjeve që Patriarku Irinej i dërgoi Ministrit të Arsimit të Serbisë, në
mars 2014. Prandaj, nën presionin e
Kishës Ortodokse serbe, Ministria e Arsimit dhe Enti për libra, nga libri në
fjalë i hoqën faktet historike, se shqiptarët janë autokton në Ballkanin
Perëndimor dhe se janë me origjinë ilire.
Sikurse
në kohët e kaluara edhe sot në kontinuitet nga autorë të ndryshëm dhe qarqe
antishqiptare ka orvajtje për mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve për
qëllime të caktuara hitorike dhe politike. Për shembull, ish-deputetja prof.
dr. Jelisava Kaleziq në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 2016, u shpreh:
nuk është e vërtet teza se shqiptarët janë me prejardhje ilire. Në
gazetën”Dan”, më 21. korrik 2016. Akademiku Zoran Llakiq, nga Akademia e
Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, e botoi një artikull në të cilin mohon
prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre. Ndër të tjerat, thotë:
Shqiptarët janë të ardhur nga Rumunia në Mat, përmbi Tiranë në shekullin X të
erës tonë. Ndërsa në vitin 548 të erës tonë në Durrës kanë ardhë serbo-malazezët.
Më tutje Llakiqi thotë: Shqiptarët në tërë hapësirë ku jetojnë, jo vetëm që nuk
janë popull autokton, por as pakicë kombëtare. Në të vërtetë ata janë diasporë.
Më pas me 24 korrik 2016. në gazetën “Dan”e botova një shkresë ku prezantova
disa njohje shkencore nga autorë të huaj dhe shqiptarë mbi prejardhjen ilire
dhe autoktoninë shqiptare, meqënse, kjo gazetë mjaftë lexohet në Mal të Zi. Në
atë mënyrë e demantova shkresën e Akademikut Zoran Llakiq.
Me
sa di unë, janë të paktë autorët sllavë të cilët pranojnë faktet historike mbi
origjinën ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre në Ballkanim Perëndimor.
Përkundrazi, ata bëjnë përpjekje për falsifikimin e tërë historisë dhe kulturës
shqiptare. Mu për këtë arsye, ata trillojnë teza të ndryshme johistorike mbi prejardhjen shqiptare. Në Kohën e fundit,
e shfaqën tezën e migrimit, sipas të cilës shqiptarët emigruan nga Sicilia,
ku mbërritën nga Kaukazi në shekullin
10-të ose 11-të.
Më
në fund, sa për njoftim, kam pas rastin të marr pjesë në një tubim të madh
shkencor mbi etnogjenezën e malazezëve, i cili u mbajt shumë kohë më parë, më
19 qershor 1981, në Titogradin e atëhershëm. Historianë, etnologë dhe
politikanë të njohur të asaj kohe në kumtesat dhe diskutimet e tyre paraqitën
teza të ndryshme historike mbi etnogjenezën e malazezëve.
Disa
pjesëtarë mbrojtën tezën historike për origjinën malazeze nga serbët. Ndërsa,
pjesmarrësit të tjerë mbrojtën tezën historike për etnosin autokton malazezë.
Mirëpo,
ajo që më tërhoqi vemendje të veçantë ishte diskutimi i dr. Mirko
Bajraktareviqit i cili si hulumtues shkencor theksoi:” Shumica e popullsisë së
Malit të Zi është me origjinë shqiptare”. Më pas ai kërkoi nga gazetarët, që të
mos ta japin në opinion tezën e tij historike
mbi origjinën e malazezëve nga shqiptarët, për arsye politike, meqenëse sipas
tij, Shqipëria mund të ketë pretendime territoriale në Malin e Zi. Në
diskutimin e tij nuk pati reagime nga pjesëmarrsit tjerë të tubimit shkencor.