E premte, 26.04.2024, 09:29 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Reagim kundër artikullit “ A jemi para rishikimit te historisë apo tradhtisë kombëtare nga Milazim Krasniqi”

E diele, 23.07.2023, 07:44 PM


Reagim kundër  artikullit “ A jemi  para rishikimit te historisë  apo tradhtisë  kombëtare  nga Milazim  Krasniqi”

Reagon Asllan Dibrani

1.Nga momenti qe i biri Milazimit doli Memli Krasniqi  ne krye te partisë demokratike,Kosova mbet po opozitë te mirefillt duke mos mundur ti rezistojnë Albin Kurtit  me LVV-në!

2.I vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim  nga amerikanet është Albin Kurti!

3.LVV-ja  dhe Albin Kurti e mbrojtjen  Kosovën pa u shit dhe  copëtuar edhe ma shumë nga pazarxhitë  e PDK-se,dhe opozitës aktuale!

4.Milazim Krasniqi mbeturinë  zorrë  nëpër këmbë i paguar nga kuzhinat e Beogradit e Moskës mohon gjenezën tone kombëtare  pa tërësisht!?.

Ditët dhe kohët  e fundit  përplasjet politikë kanë marrë dimensione    përshkallëzuar në nivel kombëtar,nga e cila  shumë  analiste, politikaj dhe opinionist  japin versione të ndryshme dhe te një anshme nga ato kombëtare me deformim propagandistik te njëanshëm .I tille është edhe Milazim Krasniqi me  artikullin “ A jemi  para rishikimit te historisë  apo tradhtisë  kombetare  ” qe  shpif dezinformon,injoron,mashtron dhe ep sinjale  partiake duke e ndihmuar te birin  Memli Krasniqin    krye të Partisë Demokratike  në Kosovë ,me  çka  fale  zotit dhe doli ne krye te partisë  së Hashim Thaqit, qe  i humbi edhe pak  vlera qe pat kjo parti mbas luftës së Kosovës  duke u mbështetur se ishte e themeluar nga shtresat e luftës , nga forcat  e UÇK-së, por doli qe forcat  e UÇK-së u injoruan dhe përfaqësueses te saj u bënë edhe ma keq ne ekonomi  dhe  dolën bajraktarët  profiterët , nga e cila edhe i biri i Milazim Krasniqit, Memli Krasniqi  reperi  qe nuk din  edhe  dy fjali me ti lidh pa gabime.

Nga momenti qe ky doli ne krye te partisë demokratike,Kosova mbet po opozitë te mirefillt duke mos mundur ti rezistojnë Albin Kurtit  me LVV-në.

-Cekim    fillimin e  artikullit  mundohet ta përshkruaj raportin e konfliktit ndërmjet Albin Kurtit dhe Edi Ramës,  duke  e thelluar krizën në rrafshin kombëtar dhe duke e gjykuar  Albin Kurtin  karshi Edi Rames! Me tej vazhdon duke  e elaboruar situatën shumë të  brishtë me kokëfortësinë e Albin Kurtiti qe nuk po lëshon pe nga synimet e Beogradit   në aleancë me Rusinë.  Faktet, egoiste edhe  politikes  shqiptare qe historikisht akoma se ka marre  një  rol kombëtar ta menaxhoj situatën ne interesin kombëtar   ne shtrirjen  e trojeve shqiptare te okupuara. Ai shkruan më  poshtë se  “ndodhi që deshqiptarizimi u arrit në një masë të madhe, por jo edhe pajtimi. Vendin bosh të shqiptarizmit, e zuri stalinizmi shqiptar. Kësisoj, Kosova krahas deshqiptarizimit, u ristalinizua. Ndërsa, stalinizmi shqiptar e ka rritë konfliktualitetin edhe me serbët dhe me të gjithë të tjerët që ka përballë”.

Pra shihet se ky nuk din të bëjë analiza në segmentin kombëtar pa iu përulur serbëve dhe atë duke iu dhëne të drejtën e monopolizmit  në Ballkan. Këtë politikë  e kanë edhe  Beogradi e fatkeqësisht edhe opozita e Kosovës  me  disa  forca  naive edhe në  Shqipëri!?

Ky psikopat analist duhet ta ketë parasysh se populli i Kosovës ja ka dhënë  votën Albinit ,qe ti paralizoj   këto forca destriktive dhe ani kosovare e madje edhe  antishqiptare  qe dalin nga  kush do qofte “Bashkimi evropian ,Serbia ,Rusia apo nga opozita e Kosovës”  qe po ndjellin mjerimin e shqiptarëve  nga egoizmi, interesat personale, injoranca , nga padija  madje edhe nga tradhtia kjo sëmundje gjenetike e shqiptarëve fatkeqësisht ishte edhe ma herët. Ky fenomen po përsëritet  brez pas brezi .

-Prandaj edhe ky shkrim ka këtë funksion nga babai i kryetarit të PDK-së, ashtu si shumë shkrime nga shumica e gazetarëve e analistëve mercenar ne shërbimin e Serbisë dhe Rusisë. Analistet dhe  opensionistët si Milazim Krasniqi  janë   gati ta bëjnë  hartën e Kosovës vrima vrima dhe Zajednicën institucion kushtetues me të drejtë vetoje dhe që të ketë tagër, të kërkojë deri shkëputje nga Kosova. Këtë kërkon Serbia e Rusia ,prandaj këta opozita në Kosovë, po  e përkrah edhe përmes Milazim Krasniqit babait te reperit Memli Krasniqi   kryetar i PDK-së!

I vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim  nga amerikanet është Albin Kurti!

Përmes  Lajçakëve, Borelëve dhe Evropës se pa besë , qe shpërndau shqiptaret në  6 vende ballkanike ,për këtë po shkrryhen në dysh, këlyshët e shkjaut këndej dhe andej kufirit, për këtë po sulmohet dhe linçohet Albin Kurti?!.

Për këtë po bredh nëpër Ballkan loloja e Oborreve të Evropës qe Albin Kurti, po i shpalos  i pari ato padrejtësi me qëndresën  e tij  politike ,intelektuale dhe te qëndresës së pa parë kundër tij nga politike e se kaluarës  se Evropës Kurvë qe fatkeqësisht edhe  Edi Rama po e luan  vallen e politikes se lansuar nga Beogradi  e Moska , duke  e injoruar  faktorin politik të Kosovës në krye me  Albin Kurtin. I vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim  nga amerikanet është Albin Kurti, gjithnjë në politiken interne  pa iu publikuar te tillëve politiken  e mirëfilltë se çka flitet nen tryezat  e politikes  aktuale për Ballkanin Perëndimor. Milazim Krasniiq   përpiqet qe te krijoj edhe me shumë krizë në mes LVV dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, gjeja si armiqësorë, gjë qe nuk përputhet as pak me realitetin.

LVV-ja  dhe Albin Kurti e mbrojtjen  Kosovën pa u shit dhe  copëtuar edhe ma shumë nga pazarxhitë  e PDK-se, dhe opozitës aktuale!

LVV-ja  dhe Albin Kurti kanë zgjedh rrugën  e qëndresës dhe mbrojtjen e Kosovës pa u copëtuar edhe ma shumë, gjë qe  e benë pazarxhitë  e PDK-se, po mos te  dilnin LVV me Albin Kurtin në krye qe me force e shpëtuan Kosovën ,pa  u  shit e copëtuar. O Milazim   ti ma mirë ka qene me  shkuar në xhami me kaluar kohën me  xhematët  duke  iu ,mbajt derëse fetare  se sa me  hy në këto tema te ndjeshme kombëtare .Ty nuk te falen  gjynahet qe i ke bëre edhe Kosovës me  përkrahjen e xhihadisteve  e bandave  ekstremiste fetare në Kosovë, madje   duke e lënë orën e  ligjëratave në  Universitet  për ta fale  xhumanë në klasat e fakultetit  te  uzurpuara nga ju  duke i nxitur  djemt e ri te luftojnë  ne siri per toka te huaja ?.

Shkojmë me poshtë në artikullin e Milazim Krasniqit  citojmë “Meqë pas zgjedhjeve të vitit 2021, Kosova ka mbetur pa opozitë reale, sepse elektorati i dha Kurtit dhe LVV pushtet absolut, mujsharia staliniste albiniane tashmë ka filluar që edhe Shqipërinë ta trajtojë si armiqësore, sepse stalinizmi pa armiq nuk funksionon. Bile marrëzia anti Shqipëri ka mbërritur deri në atë pikë sa deputet të LVV, të kërkonin që shqiptarët e Kosovës ta bojkotonin bregdetin shqiptar. Me një fjalë u ka humbur tërësisht orientimi në kohë e në hapësirë “ përfundon citati . Sa për  dijeni, LVV dhe  Albin Kurti janë    i bashkimit kombëtar ,këta janë dhe e konsiderojnë edhe bregdetin shqiptar te vetin dhe asnjëherë  propaganda jote nuk pine ujë qe te shtiesh konflikt në mesin e shqiptarëve!. Pra  gabim  e ke dhe je i radhitur si partizan  i Beogradit  e Moskës kundër vlerave tona  kombëtare. Bregdeti është i yni se braktisim ,po e synojmë ta bashkojmë me  trungun tjetër kombëtar.

Milazim Krasniqi mbeturinë  zorrë  nëpër këmbë i paguar nga kuzhinat e Beogradit e Moskës mohon gjenezën tone kombëtare  pa tërësisht!?.

Shkojmë me tutje :

Armiqësia ndaj Shqipërisë do ta zëvendësojë armiqësinë ekzistuese ndaj Serbisë, ashtu që armiqësia ndaj Shqipërisë do të bëhet virulente, aktive, ndërsa armiqësia ndaj Serbisë do të mbetet indolente, pasive”Jo zotëri  po me ketë qëndresë ,politika kosovare me Albin Kurtin  po përpiqen ta ndërgjegjësojnë Shqipërinë dhe ti kthehet  mbrojtëses se trojeve shqiptare dhe  politika ndaj Kosovës  duhet  ndryshuar  rreptësishtë , po pa prezencën e juaj dhe te ngjashmëve si ju!

2. “Gjeneratat e reja në Kosovë mund të bëhen antishqiptare siç janë bërë maqedonasit ndaj bullgarizmit” Ja çka thotë kjo fundërrinë analitike i dalë nga  kuzhinat e Beogradit, po ku ke të drejt ti përbaltësh shqiptarët aq brutalisht ti shlyesh nga  nocioni kombëtar ,qe ne jemi shqiptar  me nacionalitet si në Shqipëri në Kosovë ,Maqedoni , Mal te Zi ,Serbi ,Greqi,Turqi dhe Itali  jemi një popull ,ndërsa ata janë  dy nacionalitet bullgar dhe maqedonas krejt ndryshe në krahasim me neve, prandaj  prognoza  e juaj bien ne koshin e plehrave edhe këtu .

3.  Citojmë  ma tutje “Mund të eksperimentohet që të formohet një komb tjetër, jo domosdoshmërish kosovar, por një komb ideologjik, si koreanoveriorët “.  ? Ja çka thotë ky injorant , vegël e Beogradit, kush e ka thënë këtë ,asgjë nuk kërkojmë ne pos  një Kosove të pavarur dhe sovrane bile s’ka nevojë as për një komb tjetër ne  e kemi kombin tonë,  qe duhet të krenohemi përkundër qe na  gjymtuan  Evropianët deri me tash  bashk me  pjellën  paraprake si fara  e  juaj qe  e ndihmuat  Evropën ne atë kohë te na  copëtojnë, ne po mundohemi ta riparojmë  gabimin historik ndaj shqiptarëve në krye me Albin Kurtin.

4.  Me tutje kjo mbeturinë  zorrë  nëpër këmbë të  Beogradit e Moskës , ja çka thotë  turp “Mund të kërkohet në të ardhmen bashkimi me Serbinë siç po kërkojnë një masë e madhe proserbe në Malin e Zi” More  kokëbosh dhe këlysh  antishqiptar ku ke te drejtë të na  cilësosh ne shqiptarëve te Kosovës me serbet e Malit te Zi,qe ata ne suaza nacionale me të drejt kërkojnë të bashkohen me Serbinë ,po ne çfarë kemi te përbashkët me ta ,kur ne kemi synim te kërkojmë bashkim me  Shqipërinë e jo me Serbinë ,  po kjo po shihet se  je pleh i Beogradit qe kundërmon  arome te keqe kundër në  shqiptarëve.

Ju poçavër e huaj  duhet ta ndalni dorën  kundër vlerave tona dhe ndaj shqiptareve te njohin shumë mirë shqiptarët dhe për këtë   artikullin tuaj e nxora nga  portalet e Edi Rames në Shqipëri  sepse në Kosovë as një gazetë sta ka botuar artikullin tuaj qe vjell vrerë kundër kombit tonë shqiptar!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora