| E diele, 23.07.2023, 07:44 PM |
Reagim kundër artikullit “ A jemi para rishikimit te historisë apo tradhtisë kombëtare nga Milazim Krasniqi”
Reagon
Asllan Dibrani
1.Nga momenti qe i biri Milazimit
doli Memli Krasniqi ne krye te partisë
demokratike,Kosova mbet po opozitë te mirefillt duke mos mundur ti rezistojnë
Albin Kurtit me LVV-në!
2.I
vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim nga amerikanet është Albin Kurti!
3.LVV-ja dhe Albin Kurti e
mbrojtjen Kosovën pa u shit dhe copëtuar edhe ma shumë nga pazarxhitë e PDK-se,dhe opozitës aktuale!
4.Milazim Krasniqi
mbeturinë zorrë nëpër këmbë i paguar nga kuzhinat e Beogradit
e Moskës mohon gjenezën tone kombëtare
pa tërësisht!?.
Ditët dhe kohët
e fundit përplasjet politikë kanë
marrë dimensione të përshkallëzuar në nivel kombëtar,nga e
cila shumë analiste, politikaj dhe opinionist japin versione të ndryshme dhe te një anshme
nga ato kombëtare me deformim propagandistik te njëanshëm .I tille është edhe
Milazim Krasniqi me artikullin “ A
jemi para rishikimit te historisë apo tradhtisë
kombetare
” qe shpif
dezinformon,injoron,mashtron dhe ep sinjale
partiake duke e ndihmuar te birin
Memli Krasniqin në krye të Partisë Demokratike në Kosovë ,me
çka fale zotit dhe doli ne krye te partisë së Hashim Thaqit, qe i humbi edhe pak vlera qe pat kjo parti mbas luftës së
Kosovës duke u mbështetur se ishte e
themeluar nga shtresat e luftës , nga forcat
e UÇK-së, por doli qe forcat e
UÇK-së u injoruan dhe përfaqësueses te saj u bënë edhe ma keq ne ekonomi dhe
dolën bajraktarët profiterët ,
nga e cila edhe i biri i Milazim Krasniqit, Memli Krasniqi reperi
qe nuk din edhe dy fjali me ti lidh pa gabime.
Nga momenti qe ky doli ne krye te partisë
demokratike,Kosova mbet po opozitë te mirefillt duke mos mundur ti rezistojnë
Albin Kurtit me LVV-në.
-Cekim
në fillimin e artikullit
mundohet ta përshkruaj raportin e konfliktit ndërmjet Albin Kurtit dhe
Edi Ramës, duke e thelluar krizën në rrafshin kombëtar dhe
duke e gjykuar Albin Kurtin karshi Edi Rames! Me tej vazhdon duke e elaboruar situatën shumë të brishtë me kokëfortësinë e Albin Kurtiti qe
nuk po lëshon pe nga synimet e Beogradit
në aleancë me Rusinë. Faktet,
egoiste edhe politikes shqiptare qe historikisht akoma se ka
marre një rol kombëtar ta menaxhoj situatën ne
interesin kombëtar ne shtrirjen e trojeve shqiptare te okupuara. Ai shkruan
më poshtë se “ndodhi që deshqiptarizimi u arrit në një
masë të madhe, por jo edhe pajtimi. Vendin bosh të shqiptarizmit, e zuri
stalinizmi shqiptar. Kësisoj, Kosova krahas deshqiptarizimit, u ristalinizua.
Ndërsa, stalinizmi shqiptar e ka rritë konfliktualitetin edhe me serbët dhe me
të gjithë të tjerët që ka përballë”.
Pra shihet se ky nuk din të bëjë analiza në
segmentin kombëtar pa iu përulur serbëve dhe atë duke iu dhëne të drejtën e
monopolizmit në Ballkan. Këtë
politikë e kanë edhe Beogradi e fatkeqësisht edhe opozita e
Kosovës me disa
forca naive edhe në Shqipëri!?
Ky psikopat analist
duhet ta ketë parasysh se populli i Kosovës ja ka dhënë votën Albinit ,qe ti paralizoj këto forca destriktive dhe ani kosovare e
madje edhe antishqiptare qe dalin nga
kush do qofte “Bashkimi evropian ,Serbia ,Rusia apo nga opozita e
Kosovës” qe po ndjellin mjerimin e
shqiptarëve nga egoizmi, interesat
personale, injoranca , nga padija madje
edhe nga tradhtia kjo sëmundje gjenetike e shqiptarëve fatkeqësisht ishte edhe
ma herët. Ky fenomen po përsëritet brez
pas brezi .
-Prandaj edhe ky
shkrim ka këtë funksion nga babai i kryetarit të PDK-së, ashtu si shumë shkrime
nga shumica e gazetarëve e analistëve mercenar ne shërbimin e Serbisë dhe
Rusisë. Analistet dhe opensionistët si
Milazim Krasniqi janë gati ta bëjnë hartën e Kosovës vrima vrima dhe Zajednicën
institucion kushtetues me të drejtë vetoje dhe që të ketë tagër, të kërkojë
deri shkëputje nga Kosova. Këtë kërkon Serbia e Rusia ,prandaj këta opozita në
Kosovë, po e përkrah edhe përmes Milazim
Krasniqit babait te reperit Memli Krasniqi
kryetar i PDK-së!
I
vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim nga amerikanet është Albin Kurti!
Përmes Lajçakëve, Borelëve dhe Evropës se pa besë ,
qe shpërndau shqiptaret në 6 vende
ballkanike ,për këtë po shkrryhen në dysh, këlyshët e shkjaut këndej dhe andej
kufirit, për këtë po sulmohet dhe linçohet Albin Kurti?!.
Për këtë po bredh
nëpër Ballkan loloja e Oborreve të Evropës qe Albin Kurti, po i shpalos i pari ato padrejtësi me qëndresën e tij
politike ,intelektuale dhe te qëndresës së pa parë kundër tij nga
politike e se kaluarës se Evropës Kurvë
qe fatkeqësisht edhe Edi Rama po e
luan vallen e politikes se lansuar nga
Beogradi e Moska , duke e injoruar
faktorin politik të Kosovës në krye me
Albin Kurtin. I vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe
besim nga amerikanet është Albin Kurti,
gjithnjë në politiken interne pa iu
publikuar te tillëve politiken e
mirëfilltë se çka flitet nen tryezat e
politikes aktuale për Ballkanin
Perëndimor. Milazim Krasniiq përpiqet qe te krijoj edhe me shumë krizë në
mes LVV dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, gjeja si armiqësorë, gjë qe nuk
përputhet as pak me realitetin.
LVV-ja dhe Albin Kurti e
mbrojtjen Kosovën pa u shit dhe copëtuar edhe ma shumë nga pazarxhitë e PDK-se, dhe opozitës aktuale!
LVV-ja dhe
Albin Kurti kanë zgjedh rrugën e
qëndresës dhe mbrojtjen e Kosovës pa u copëtuar edhe ma shumë, gjë qe e benë pazarxhitë e PDK-se, po mos te dilnin LVV me Albin Kurtin në krye qe me
force e shpëtuan Kosovën ,pa u shit e copëtuar. O Milazim ti ma mirë ka qene me shkuar në xhami me kaluar kohën me xhematët
duke iu ,mbajt derëse fetare se sa me
hy në këto tema te ndjeshme kombëtare .Ty nuk te falen gjynahet qe i ke bëre edhe Kosovës me përkrahjen e xhihadisteve e bandave
ekstremiste fetare në Kosovë, madje
duke e lënë orën e ligjëratave
në Universitet për ta fale
xhumanë në klasat e fakultetit
te uzurpuara nga ju duke i nxitur
djemt e ri te luftojnë ne siri
per toka te huaja ?.
Shkojmë me poshtë në artikullin e Milazim
Krasniqit citojmë “Meqë pas
zgjedhjeve të vitit 2021, Kosova ka mbetur pa opozitë reale, sepse elektorati i
dha Kurtit dhe LVV pushtet absolut, mujsharia staliniste albiniane tashmë ka
filluar që edhe Shqipërinë ta trajtojë si armiqësore, sepse stalinizmi pa armiq
nuk funksionon. Bile marrëzia anti Shqipëri ka mbërritur deri në atë pikë sa
deputet të LVV, të kërkonin që shqiptarët e Kosovës ta bojkotonin bregdetin
shqiptar. Me një fjalë u ka humbur tërësisht orientimi në kohë e në hapësirë “
përfundon citati . Sa për dijeni, LVV
dhe Albin Kurti janë zë i
bashkimit kombëtar ,këta janë dhe e konsiderojnë edhe bregdetin shqiptar te
vetin dhe asnjëherë propaganda jote nuk
pine ujë qe te shtiesh konflikt në mesin e shqiptarëve!. Pra gabim
e ke dhe je i radhitur si partizan
i Beogradit e Moskës kundër
vlerave tona kombëtare. Bregdeti është i
yni se braktisim ,po e synojmë ta bashkojmë me
trungun tjetër kombëtar.
Milazim Krasniqi mbeturinë zorrë
nëpër këmbë i paguar nga kuzhinat e Beogradit e Moskës mohon gjenezën
tone kombëtare pa tërësisht!?.
Shkojmë me tutje :
“Armiqësia ndaj Shqipërisë do ta zëvendësojë
armiqësinë ekzistuese ndaj Serbisë, ashtu që armiqësia ndaj Shqipërisë do të
bëhet virulente, aktive, ndërsa armiqësia ndaj Serbisë do të mbetet indolente,
pasive”Jo zotëri po me ketë qëndresë
,politika kosovare me Albin Kurtin po
përpiqen ta ndërgjegjësojnë Shqipërinë dhe ti kthehet mbrojtëses se trojeve shqiptare dhe politika ndaj Kosovës duhet
ndryshuar rreptësishtë , po pa
prezencën e juaj dhe te ngjashmëve si ju!
2. “Gjeneratat e reja në Kosovë mund të bëhen
antishqiptare siç janë bërë maqedonasit ndaj bullgarizmit” Ja çka thotë kjo
fundërrinë analitike i dalë nga kuzhinat
e Beogradit, po ku ke të drejt ti përbaltësh shqiptarët aq brutalisht ti
shlyesh nga nocioni kombëtar ,qe ne jemi
shqiptar me nacionalitet si në Shqipëri
në Kosovë ,Maqedoni , Mal te Zi ,Serbi ,Greqi,Turqi dhe Itali jemi një popull ,ndërsa ata janë dy nacionalitet bullgar dhe maqedonas krejt
ndryshe në krahasim me neve, prandaj
prognoza e juaj bien ne koshin e
plehrave edhe këtu .
3.
Citojmë ma tutje “Mund të
eksperimentohet që të formohet një komb tjetër, jo domosdoshmërish kosovar, por
një komb ideologjik, si koreanoveriorët “.
? Ja çka thotë ky injorant , vegël e Beogradit, kush e ka thënë këtë
,asgjë nuk kërkojmë ne pos një Kosove të
pavarur dhe sovrane bile s’ka nevojë as për një komb tjetër ne e kemi kombin tonë, qe duhet të krenohemi përkundër qe na gjymtuan
Evropianët deri me tash bashk me pjellën
paraprake si fara e juaj qe
e ndihmuat Evropën ne atë kohë te
na copëtojnë, ne po mundohemi ta
riparojmë gabimin historik ndaj
shqiptarëve në krye me Albin Kurtin.
4. Me tutje
kjo mbeturinë zorrë nëpër këmbë të Beogradit e Moskës , ja çka thotë turp “Mund të kërkohet në të ardhmen
bashkimi me Serbinë siç po kërkojnë një masë e madhe proserbe në Malin e Zi”
More kokëbosh dhe këlysh antishqiptar ku ke te drejtë të na cilësosh ne shqiptarëve te Kosovës me serbet
e Malit te Zi,qe ata ne suaza nacionale me të drejt kërkojnë të bashkohen me
Serbinë ,po ne çfarë kemi te përbashkët me ta ,kur ne kemi synim te kërkojmë
bashkim me Shqipërinë e jo me Serbinë
, po kjo po shihet se je pleh i Beogradit qe kundërmon arome te keqe kundër në shqiptarëve.
Ju poçavër e huaj
duhet ta ndalni dorën kundër
vlerave tona dhe ndaj shqiptareve te njohin shumë mirë shqiptarët dhe për
këtë artikullin tuaj e nxora nga portalet e Edi Rames në Shqipëri sepse në Kosovë as një gazetë sta ka botuar
artikullin tuaj qe vjell vrerë kundër kombit tonë shqiptar!...