E premte, 19.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Duka i Gjoni II Kastrioti, i implikuar në konflikte tregtare dhe në proçese gjyqësore

E diele, 18.06.2023, 08:05 PM


DUKA I GJONI II KASTRIOTI,

I IMPLIKUAR NË KONFLIKTE TREGTARE DHE NË PROÇESE GJYQËSORE

Nga Lutfi ALIA, Siena - Itali

Më 12 mars 1495, Gjoni II Kastrioti përfshihet në një konflikt tripalësh me tregtarët venecianë Giovanni e Marko Bragadin dhe me dorëzënësin e tij Nikolla Barone jurist dhe presidenti i Dhomës të Përmbarimit. Giovanni Bragadin, i dha 130 dukate Gjonit II Kastrioti dhe i premtoi t’i dorëzoi në Lecce mëndafshin me vlerë 50 dukate, me çmim 6 dukate një barrë mëndafshi ndërsa Gjoni II, në këmbim të vlerës 180 dukate, brenda muajit maj 1495, do t’iu dorëzonte vëllezërve Bragadin, sasi vaji ulliri me të njejtën vlerë (180 dukate), me çmimin për litër si ishte në tregun e shkurtit 1495. Gjoni II nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe në këto rrethana Bragadin iu drejtua dorëzënësit Nikolla Barone, të cilit i kërkoi të paguheshin shpenzimet që kishte bërë dhe për anullimin e blerjes të vajit të ullirit, sepse Gjoni ia kishte dhënë me çmim më të lartë. [Archivio di Stato di Napoli, R.C.Sommaria, Ordinamento Zeni, fs. 168/29].[Volpicella Regis p. 278] [Sanudo Diarii vol. I col. 221 e,  vol. II col. 292].

Ky konflikt vazhdoi gjatë. Më 12 maj 1495, në proçesin gjyqësor në Napoli prezantohet Viçenco Barone, i cili deklaroi se gjyqi duhet të detyrojë dukën Gjoni II të paguaj shumat e pretenduara nga Bragadin. Më 7 korrik 1495, gjyqi urdhëroi dukën Gjoni II të shlyej detyrimet financiare ndaj Bragadin: “Venecianus algozerius Sacri Regii Provincialis Consilii retulit se [Bari?] die VII eiusdem intimasse predicta Illustri domino Joanne Castrioto modo et forma un supra, presentibus notario Monaco, Johanne Paulo Vernaglione, Bernardino Morrea et Flore de Melpignano, tutti galatinesi”. [ASN, R. Cam. Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fasc 168, fsc. 29, nel decreto del 26.V. 1498.]

Nga verifikimi i dokumentave të proçeseve gjyqësore lidhur me këtë marrëveshje tregëtare, Vallone ka konstatuar se konflikti vazhdonte i pa zgjidhur, madje më 7 shtator 1497 Bragadin kishte kërcënuar Barone që ishte deklaruar garant, t’i kthente shumën e shpenzimeve për shitjen e mëndafshit Gjonit II Kastrioti. Më 17 shkurt 1498, gjyqi kishte vendosur të dëmshpërblehet Bragadin për borxhin që kishte Gjoni II, çka konfirmohet me sentencën e 24 janarit 1498, ku shprehet se krediti duhet të bazohet në vlerën e mallit dhe jo në valutë, sipas çmimit të vajit në vitin 1495, që ishte 6, 5 deri 7 dukate për fuçi dhe jo me çmimin e rritur më pas. Gjyqi më 5 maj 1498 shpalli vendimin, duke i dhënë në dispozicion një kohë të shkurtër zbatimi të sentencës, në rast të kundërt Gjoni II e kishte humbur proçesin. Vinçenco Barone si dorëzënës i marrëveshjes, u prezantua në proçesin gjyqësor më 22 maj 1498. [ASN, R. Cam. Sommaria, Proc. civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29, nel decreto del 26. V. 1498].

Sipas një dokumenti që ndodhet në arkivin e Napolit, për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje më 11 korrik 1498, ndërhyri Andronika Kastrioti, e cila i dërgoi një letër trupit gjykues ku i kërkon të zgjidhet ky proçes, duke u shprehur në mbrojtje të Gjonit II Kastrioti. [ASN, R. Cam. Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 c. 64r-64v].

Në vazhdim po prezantoj një fragment të letrës dërguar nga Princesha Andronika Kastrioti.

L’intervento di Andronica (11.VII. 1498).

In Regia Camera Summarie exponitur pro parte Illustris Scanalibech matris excellentis domino Johannis Castrioti eius filii et dicitur quod ad ipsam exponentis pervenit qualiter de emptione facta per nobilem Marcum Bergandinum de certa quantitate olei a dicto eius filio seu a quondam nobili Nicolao Barono pro ducatis centum octuaginta. Idem Marcus quia pretendit dictam quantitatem olei non fuisse sibi consignatam in tempore convento, intendit in presentiarum ab heredibus dicti quondam Nicolai seu a nobili Vincentio Barono salmas quinquaginta ad precium quo oleum in presentiarum in terra Bari seu Idrontis valebat, pro eo quod idem Vincentius condemnatus fuit ad solvendum salmas quinquaginta et alias prout in assertis sententiis et decretis latius in eadem Camera continetur. Et quoniam in rei veritate dictus eius filius dictae venditionis fuit principalis et dictus quondam Nicolaus licet se obligaverit in solidum, id fecit ad preces dicti domini Johannis filius eiusdem exponentis, et non fuit cum iustitia dictus Vincentius condemnatus, nec possent dicti heredes de cetero etiam condemnari ad tradendum dictas salmas quinquaginta, cum precium olei in presentiarum sit altum, et quelibet salma ad minus, ut fertur, valet ducatos septem, ad quam quantitatem seu precium non potest pacto aliquo comdemnari pro eo quod idem Johannes filius eiusdem exponentis tempore consignationis faciende iuxta formam venditionis voluit eidem Marco seu eius procuratori dictam quantitatem venditam consignare, et sic ipsum ad recipiendum requisivit, et cum recusasset protestatus fuit contra eundem Marcum seu eius procuratorem cum per ipsum Johannem non restabat sed per ipsum Marcum ad ipsum oleum recipiendum etj.

Në këtë kohë, Gjoni II ndodhej në feudet e tij në San Pietro në Galatina, pra nuk ishte i pranishëm në proçesin gjyqësor e në këto rrethana, në mbrojtje të tij doli Andronika, e cila nuk kishte asnjë detyrim, por ajo zgjodhi rrugën ta mbrojë të birin me nje letër drejtuar trupit gjykues, si theksojnë shumë autorë, letër e shkruar në latinisht dhe e redaktuar nga jurista kompetenta. Në letër theksohet se Gjoni II e kishte njoftuar Bragadin të merrte sasinë e vajit me çmimin e 1495, por ai nuk e tërhoqi dhe më pas çmimi u rrit në tregun e vajit, andaj Bragadin nuk mund të pretendojë, në këto rrethana Gjoni II ka detyrim t’i rikthejë shumën prej 180 dukate. [ASN, R. Camera Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 c. 64r-64v.]

Nëna Andronika, e nisur nga parimet e drejtësisë iu drejtua gjykatës me letër për të kundërshtuar vendimin e magjistraturës Napolitane, që atë kohë ishte ndër më autorevolet e Italisë, ndërsa i biri Gjoni II vazhdonte me proçese gjyqësore, që zgjateshin nga në proçes në tjetrin pa i dhënë të drejtë atij. Nga ana tjetër, Bragadin dhe Barone, më 12 maj 1498, arrijtën një marrëveshje proçesuale (avokatët e përkufizojnë “colludium”), me të cilën e detyruan Gjonin II Kastrioti jo vetëm t’i kthejë 180 dukatet, por dhe të paguaj shpenzimet e proçeseve gjyqësore. [ASN, R. Camera Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 cc. 62r-63r].

Më 12 korrik 1498, Gjoni II më anë të avokatëve të tij, prezantoi padi kundër Nikolla dhe Vinçenco  Barone, të cilët sipas tij e kishin ofenduar me qëndrimin e butë ndaj kundërshtarit akuzues dhe me zgjatjen e proçeseve gjyqësore pa zgjidhjen e përshtatëshme: “protestatus existit dicendo quod ipsi quondam Nicolaus et Vincentius [Barone] propter ipsam inimicitiam ad offendendum ipsum illustrem ducem inire(n)t concordiam cum adversario suo adeo quod se finge(n)t pro contumace ad dapnificandum eundem ducem et similia verba”.

Me këtë padi, Gjoni II pretendon se iu kishte kërkuar Nikolla dhe Vinçenco Barone të mos impenjoheshin në debat, pa praninë e tij, madje në se të dy ata do t’i kishin notifikuar divergjencat, Gjoni II do të kishte fituar të drejtat kundër Bragadin. [ASN, R. Cam. Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 c. 63r.].

Nga ky qëndrim, trupi gjykues i dha të drejtë Gjonit II. Rreth kësaj ngjarje Volpicella thekson diferencat në mentalitet ndërmjet nënës Andronika me ndërhyrjen e mençur në magjistraturën Napolitane dhe nga ana tjetër karakterin grindavec dhe prepotent të Gjonit II dhe pafatësinë e tij, për t’i zgjidhur ngatërresat me tregtarët Bragadin. [Volpicella, Regis ... p. 315a].

Stolitë e Gjonit II Kastrioti.

Xhiankarlo Vallone ka gjetur në arkivën e Napolit, fashikullin që përmbanë dokumenta rreth konfliktit të Gjonit II me tregëtarët venecianë Bragadin dhe proçes-verbalet e seancave gjyqësore, që zgjatën nga marsi 1497 deri në tetor 1504 dhe që e kishin zanafillën në marrëveshjen e vitit 1495, me të cilën Gjoni II do t’i dorëzonte Bragadinit vajin e ullirit pasi kishte marrë pagesën 180 dukate, nga të cilat 50 dukate ishin paguar me mallin mëndafsh, si u përshkrua më sipër, por vaji nuk iu dha, apo si thotë Gjoni, Bragadin nuk e mori në Monopoli dhe në Otranto ku i kishte depozituar fuçitë e vajit.

Për këtë marrëveshje, dorëzënës ishte Nikolla Barone, të cilit për garanci Gjoni II i kishte dhënë disa stoli, me kusht, në se nuk do të ishte respektuar marrëveshja, me stolitë, ose me shitjen e tyre në ankand, të shlyheshin detyrimet financiare. Më 21 tetor 1500, Nikolla dhe Vinçenco Barone, i depozituan autoriteteve gjyqësore listën e këtij koleksioni stolishë të Gjonit II. [ASN, R.C. Sommaria, Ordin. Zeni, fs.168, f.29, c.58v]

1. Triko gruaje mëndafshi me mëngë të gjata, e zbukuruar me perla të vogla dhe qëndisur me 16 motive ari.

2. Mantel gruaje me pala, me motive të qëndisur me fije argjendi dhe ari.

3. Varëse (tirtirë) me 57 yje të vegjël ari.

4. Varëse (tirtirë) me dy zefire, të lidhura me fije ari dhe me katër perla rruzullake.

5. Një diamant në kornizë, i lidhur me varg të artë.

6. Një ikonë me figurën e Shen Stefanit, me shkrim me germa greke, zbukuruar me argjend në pjesën e sfondit.

7. Një ikonë me figurën e Shen Ana dhe virgjëreshën Maria, me sfondin të zbukuruar me argjend.

8. Një ikonë e vogël, me figurën e Shen Gjon Evangjelistit, me shkrimin e emërit me germa greke dhe rreth portretit e zbukuruar me argjend.

Studiuesit theksojnë se këto nuk ishin stolitë më të mirë të Dukës Gjoni II Kastrioti, por si koleksioni që kishte lënë peng për garancinë e marrëveshjes, mato e mbulonin vlerën prej 180 dukate. Këto stoli, natyrisht shprehin gustot dhe vlera të pasurive të familjes Kastrioti.

Studiuesit mendojnë se këto stoli nuk i përkasin Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, sepse janë stoli femrash, ndërsa ikonat e stilit ortodoks, mund të ishin pronësi të Andronikës, ose të bashkëshortes Erina Brakoviç, për deri sa Gjoni II ishte katolik. [G. Vallone, Il laboratorio dell’accoglienza. Albanesi a Galatina (sec. XV-XVII) in Tra Letteratura e Storia. Studi in onore di R. Jurlaro, Galatina, Edizione Pan, 2008, pp. 65-76].



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora