E premte, 29.03.2024, 11:40 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Shoqata "Trojet e Arbrit" sot feston 19 - vjetorin e themelimit

E marte, 13.06.2023, 06:54 PM


Shoqata "Trojet e Arbrit" sot feston 19 - vjetorin e themelimit

Nga Nue Oroshi

Një fjalë popullore shqipe thotë: " Se kur të vetë pleqëria se ku e ke lanë të rijtë vaj halli për ty! " Por kur të rinjtë e lenë me angazhime për të ndriçuar historinë shqiptare dhe për ta sjellur dhe korigjuar mangësitë dhe fallsifikimet historike atëherë është një lumturi për punën e kryer me vite. Edhe Shoqata " Trojet e Arbrit " e themeluar para 19 viteve në Hamburg të Gjermanisë është shoqata e vetme shqiptare e cila i ka qëndruar stuhive dhe rrebesheve kundërshtuese. Nuk është e lehtë të ndriçosh gjithë ato ngjarje historike, nuk është e lehtë të ndriçosh veprimtarinë e mijëra atdhetarve shqiptarë që nuk është shkruar fare për ta ose janë përmendur vetëm në kontekstin negativ.Kur e filluam këtë punë para 19 viteve ishte e paimagjinuar  të mendosh se pikërisht kjo Shoqatë sot do ta luan rolin e dy akademive shkencore asaj në Shqipëri dhe  asaj në Kosovë që lirisht mund te themi kanë mbetur që të dyja nën hijen e Shoqatës " Trojet e Arbrit ".

Shoqata" Trojet e Arbrit " për 19 vite të punës së saj ka mbajtur 22 sesione të rregullta dhe të veçanta shkencore, ka mbajtur 12 akademi shkencore dhe promovuese në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare. Kjo shoqatë ka botuar 30 vepra enciklopedike ku vetëm në këtë vit ka nxjerr nga shtypi 5 vepra enciklopedike në mesin e të cilave hyjnë edhe dy Librat enciklopedik " Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare " me gjithsejt 1296 faqe. Përveç punës organizative dhe botuese Shoqata " Trojet e Arbrit" deri tash ka kryer edhe dy projekte kombëtare ku në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare ka vendosur Monumentin e Gjergj Kastriotit.Vendosja e këtij monumenti i ka çuar peshë qarqet neotomane dhe ato pansllaviste kur shumica dolën lakuriq dhe e treguan vetvetën se në cilin burim pijnë ujë. Ne nuk e lam me kaq.Vetëm një  vit e gjysmë mbrapa e vendosëm Memorialin për 28 Martiret shqiptar të vrarë barbarisht në fshatin Nashec të Prizrenit në marsin e vitit 1913. Ky memorial u vendos në shenjë respekti për 25.000 mijë shqiptarët e vrarë që i vrau Serbia në periudhën kohore nëntor 1912 e deri në mars 1913. Pas këtij memoriali që i falënderoj familjarët e të vrarëve që e financuan këtë memorial Shoqata " Trojet e Arbrit" vazhdon tutje. Ne se bashku me skulptorin Fiqiri Kasa e bëmë projektin më të mirë kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren. Pas pesë kërkesave drejtuar institucioneve komunale dhe atyre shtetërore ata të ndikuar nga politika  neotomane në trojet shqiptare e refuzuan pa fije turpi projektin e Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren.Tash ka mbetur që ky projekt te vendosët pa lejën e institucioneve neo otomane dhe atyre pansllaviste në Kosovë. Anashkalimi i shumë figurave historike që kanë qenë heronj të vërtetë e jo heronj të rremë na bëri që këtë vit të fillojmë edhe me dy projekte të tjera kombëtare.Kemi filluar me projektin e Monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër si dhe jemi në fazën e parë te përgaditjes se dokumentacionit për monumentin e Nderit të Kombit Prenkë Bibë Dodës në Prizren ku do t´iu bashkangjitet heronjëve të tjerë Abdyl Frashërit,Ymer Prizrenit e Sulejman Vokshit. Gjithashtu gjatë këti viti në shenjë nderimi të 80 - vjetorit te themelimit te Lidhjes se Dytë te Prizrenit në Dibër do ta mbajmë sesionin e XVII-të të rregullt shkencor për Qënderesën në Dibër dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare. Kurse në Pejën e Lekë Dukagjinit me respekt te madh do mbajmë një sesion te veçantë shkencor për 120 vjetorin e lindjes se mendjendriturit dhe dritëpamesit të kombit shqiptar profesor Ernest Koliqi. I gjithë ky aktivitet shkencor, organzativ, atdhetar,i vendosjes se monumenteve historike është duke u kryer më një vullnet te pashoq dhe pa asnjë përkrahje institucionale. Institucionet jo vetëm që nuk na përkrahin por ato edhe mundohën që të na bllokojnë në anën tjetër. Po financojnë gjëgjëza apo ndonjë libër gjeja me poezi: u rrit djali u ba burr i thotë babës s´je kanë kurrë. Për të arritur gjithë këtë sukses është dashur një punë shumë e madhe në shumë aspekte. Fillimisht dua të falënderoj ish kryetarin e nderuar prof.dr.Muhamet Shatrin i cili përplot 11 vite e udhëheqi këtë shoqatë jo me pak vështirësi.

Meqenëse vargu është i madh i mbi 300 studiuesve dhe shumë veprimtarëve që dhanë kontribut si në aspektin shkencor e organizativ  dhe në aspektin financiar dua t´iu bëj një falënderim të përgjithshem dhe t´iu them se çdo guri që  e keni vendosur në Kalanë e madhe me emrin" Trojet e Arbrit "është bërë një muranë e vërtetë dhe një pengesë e madhe për dëpertimin e ideologjive te huaja qoftë karpatiane apo aziatike. Çdo përkrahje që i keni dhënë kësaj shoqate është shënderruar në një përgamene të shkruar dhe këto pergamena i kemi bërë bashkë dhe tash historia shqiptare ka 30 vepra enciklopedike te botuara. Një falënderim të veçantë dua ta shprehi edhe për të gjithë ata studiues dhe studiuese që nuk janë në mesin tonë por që e kanë dhanë një kontribut te çmuar. Shoqata" Trojet e Arbrit" kurrën e kurrës nuk do ta harron kontributin e tyre dhe do ti përkujtoj me nderë dhe respekt për jetë te jetëve. Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë 19 vjeçarë pati edhe ndonjë studiues që u lodh me kontributet e ti, pati edhe ndonjë studiues tjetër që hyri tek "Trojet e Arbrit "me ndonjë qëllim te caktuar por ne gjithmonë i kemi falënderuar për aq sa kanë kontribuar. E veçanta që e dallon Shoqatën "Trojet e Arbrit" nga organizatat dhe institucionet tjera është fakti se kryesia e kësaj shoqate nuk ka pasur kohë asnjëherë te mirret me thashetheme. Ne ato i kemi hedhur pas shpine dhe i kemi te hedhura edhe tash. Motoja jonë është: " Ata që janë atdhetarë dhe studiues të vijës kombëtare urdhëroni rrugën e keni të hapur që bashkarisht me ne ti çojmë gjërat përpara !" E krejt në fund dua t´iu them se një fëmijë që ka lindur para 19 viteve sivjet është regjistruar në fakultet dhe ka filluar rrugën akademike. Shoqata "Trojet e Arbrit" është shëndrruar në një Akademi Kombëtare e cila është duke ju treguar rrugën shqiptarëve se ka duhet shkuar. Kurse vitin tjetër do ta mbaj një sesion te madh shkencor kushtuar veprimtarisë 20 vjeçare te Shoqatës " Trojet e Arbrit", dhe gjithë atyre burrave dhe grave atdhetare që na përkrahen dhe nuk i kemi në mesin tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora