Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Sot për pushtet dhe pasuri po e hamë njëri-tjetrin
E hene, 30.01.2023, 07:55 PM
SOT
PËR PUSHTET DHE PASURI
PO
E HAMË NJËRI - TJETRIN
NGA
KALOSH ÇELIKU
Fatkeqësisht,
Sot shqiptarët nuk bëjnë politikë me armikun historik, por me vetëveten.
Nateditë, merren me shpifje dhe thashetheme probagandistike mes tyre duke ia
nxjerrë sytë njëri – tjetrit për pushtet: poste politike, pasuri dhe
vëllavrasje. Vend për drejtësi nuk u lënë institucioneve shtetërore, por vetë
janë edhe gjykatës, edhe hetues, edhe spiunë. Ngjarje politike, që ndodhin
kohën e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sulme për interesa
partiake, personale, familjare dhe miqësore me shpifje e vrasje, pa argumente.
Edhe, atë: Atdheu, kur është në rrezik. Dukuri kjo, kur me duart e veta i kanë
lidhur sytë e këmbët. Thikën ia fusin vetes pas shpine. Armik, Sot më nuk e
kemi shkaun, as turkun, por shqiptarin me trutë dhe këmbët në legen. Nuk bëjmë
luftë me armikun historik, por vëllai me vëlla. Popull, i nëmur nga turku.
Përderisa,
deri Dje politikanët tanë së bashku hanin kokë më kokë në një legen të
“vëllazërim – bashkimit”, në prehërin e Xhadisë, Sot për poste politike dhe
pasuri janë duke hëngër njëri – tjetrin me gjithë tesha. Viktimë, përsëri është
populli shqiptar. “Fajtori” kryesor, që me vota “demokratike” u dha pushtet,
poste politike dhe pasuri. E ato, si politikanë të dalldisur e arratisur ia
kthejnë me korrupsion, vjedhje, burgosje, papunësi dhe pëzënje nga vendlindja.
Nuk i zgjedhin as armët e luftës për pushtet dhe pasuri. I përdorin gati të
gjitha armët e zjarrta dhe të ftohta partiake. Janë përçarë parti më parti
politike, dhe vriten për Xhadinë. Cili më parë ta marrë për grua besnike. Edhe
pse, mu kjo Xhadi i polli kopila, dhe na i la pas porte. Aqsa, e ngritën nga
varri edhe poetin Ali Asllani me poezinë e tij kryengritëse Hakërrim:
Që nga Korça gjer te
Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!
Hani, pini dhe
rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë
tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!
Hani, pini dhe
rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris
suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata "Grand Cordon"!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t'ju thërres'
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes'
dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',
në ka zot dhe do duroj', posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i
zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na
lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!
Koha dridhet e
përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!
Mirpo ju që s'keni
pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju
dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!
Ç'na pa syri, ç'na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër
zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete
mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk' dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e
tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar,
rob në dor' të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj', puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe "bej" i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr' e
qorrit, vlen për goj' e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull', shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir' njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit' që nis e
vrëret do mbaroj' me bubullimë,
ky i sotmi zër' i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit' për goj'!
A e dini që fitimi
brenda katër vjet mizor'
nuk ësht' yti, nuk ësht' imi, është i kombit arbror,
ësht' i syrit në lot mëkuar, ësht' i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
Dhe,
Sot: përditë themelojmë më shumë parti politike, sesa kemi politikanë. Edhe
pse, janë nga i njëti brumë i krundeve nëpër thasët e grisur të kanapit me të
cilin nuk bëhet pogaçe, as kulaç për ta pjekur në çerep me saç e shpuzë. Moti,
kohë nuk kemi as çerep, e as saç. Shpuzë kemi, por nuk kemi Oxhak. Ose, i kemi,
por nuk dimë t’i përdorim, i kemi ekspozuar në muze. Burrat e Sotshëm, nuk i
kemi trima si Dje me penë e kobure në brez: kryengritës, bujqër, barinj, por
politikanë të dalldisur e arratisur: “analistë” politik, intelektualë dhe
akademikë. Gratë tona besnike, nuk janë Teuta Ilire, Shotë Galica, maxhatore,
as baresha, por politikane. Popull, që merret me politikë. E, nuk bënë politikë,
po fabrika për prodhimin e politikanëve pa brekë. Popull, që me kriminalitet,
korrupsion dhe drogë e ka pushtuar botën, por ende nuk e ka çliruar dhe
bashkuar Atdheun. Që, hë për hë me këto politikanë të arratisur dhe dalldisur
mezi shoh edhe rrugë malore, ose dhiare për në Baba Tomor. Gjak të ri, i cili
do t’i pri popullit shqiptar për në Liri. Ditë me Diell. Dhe, Natë me Hënë të
plotë mbi lisa, matanë Shtëpisë.
Shkaku,
se: Sot, për pushtet, pasuri dhe gra, po e hamë njëri – tjetrin...