E premte, 29.03.2024, 10:25 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Ta ndalim hovin e vetëshkatërrimit

E shtune, 10.06.2023, 06:38 PM


Ndue Ukaj:

Ta ndalim hovin e  vetëshkatërrimit dhe të dalim prej kësaj vorbulle të frikshme ku jemi futë, të bëjmë ndonjë pyete të ndërgjegjshme, psh, cila është cilësia e politikës dhe patriotizmit tonë? dhe pastaj të shkojmë ngadalë e të këqyremi në pasqyrën e historisë - cilësitë tona s'do vërehen as me mikrosokop dhe mjerisht breznive të reja do shohim se do t'iu lëmë tonelata barriera, marrëzi e budallaqe dhe krejt pak hapësirë lirie, mirëqenie e vlera fisnike.

Sepse, kur jemi të cilësitë politike e patriotike, breznia e sotme politike e Kosovës ka defekte dhe mungesa të hatashme.

Në fakt, cilësia si koncept që synon përpjekjen për gjëra të veçanta, ciësia që e bënë të dallohet një ide nga një tjetër, kërkesa sublime për përsosmëri, duket se është abortuar prej nesh dhe kudo ka zënë vend ballor hiporizia, mashtrimi dhe injoranca e përzier me arrogancë.

Patriotizmi parsegjthash është dashuri vepruese për njerëzit, është ndjesi solidariteti, zhvillimi dhe jo zotësi urrejtje e degradimi.

Prandaj, ju tutkuna, me gjuhë të helmatisur, mos i drejtoni shtizat e urrejtjes kah Tirana, as kah Amerika e Europa, askush s' na ka faj pse i kemi dhënë krahë budallakut.

Thjesht, krahasuar me shterpësinë dhe zymtësinë tonë politike, Tirana politike me gjithë budallaqet që ka, kur bëhet fjalë për raportet ndërkombëtare, shndrit dhe është kilometra e kilometra përpara nesh. Madje, edhe për cilësi patriotike, sespe cilësi e naltë patiotike është të dish ta fusësh Ryanair në tregun tënd.E patriotizëm s'është zotësia për t'i gërrithë të gjithë të tjetët, për t'u gërvallë e për të

krijuar armiq, patriotizëm s'është izolimi i vendit dhe varfërimi i njerëzve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora