Kulturë
Kristaq Turtulli: Një fragment nga romani Zhgënjimi i Venerës
E marte, 24.01.2023, 07:29 PM
Një fragment nga romani
ZHGËNJIMI
I VENERËS
NGA
KRISTAQ TURTULLI
Politikanët e këqinj dhe burokratët mediokër sado të pasur të
jenë, bëjnë jetë qeni, por pa zakonet e mira të qenit.
Aleks Fonda kish udhëtuar disa
orë të mira me avion në mot të rënduar me rreshje e shkrepëtima dhe ndjehej i
lodhur. Vendosi çanën mbi gjunjë dhe përkuli trupin drejt sediljes që kish
perpara. Fërkoi ballin një copë herë, psherëtiu dhe mbeshteti ballin në parakrah.
‘Mirë do
jetë të marr një sy gjumë’ mendoi.
Dëgjoi trokitje të befta, ngriti kokën me pertesë. Disa
pika të mëdha, të nxituara shiu lëpinë xhamin e dritares së autobusit. Ndjehej
apatik, nuk i bëhej të lëvizte.
Maks Keri u ul me zhurmë pranë tij e përqafoi dhe i tha:
-Hej, miku im, mos fli.
-Hë!
-Mos fli të thashë. Shihe, s’të vjen inat, edhe para një
jave kur u takuan e njëjta sinfoni e mërzitshme dëborë dhe shi.
Aleksi e pershendeti me një lëvizje të lehtë të kokës.
-Prandaj dua të fle,- i tha dhe i buzëqeshi lehtë për
mirësjellje.
-Hëm! Jo, jo, jo, kjo nuk durohet. Plakaruqi dimër e
teproi me tekat e tij: dëborë, llohë, shi të lodhshëm dhe ngricë, – u grind
Maksi zë zvargur. U kollit dhe më pas vazhdoi: – Dje, gjatë bisedës në telefon
me vëllain që jeton në Francë, dëgjoja këngën e zogjve dhe përnjëherësh mu bë
sikur ndjeja kundërmimin dehës të luleve. Më beso, m’u hap gjoksi. Këtu te ne,
për dreq po del marsi dhe akoma të kërcasin dhembët prej të ftohtit.
Aleksi luajti kryet përsëri pa ditur ç’të
thoshte. Dhe atë e lodhi ky dimër i gjatë, por më shumë e acaroi mbledhja
e djeshme e bordit, aq sa i shkaktoi dhimbje të forte koke. Shkak u bë
blllokimi i përkohshëm dhe aksidental sondës së shpimit. Ai si inxhinier me
përvojë, u përpoq tua sqaronte shkakun e vërtetë të avarisë, por burokratët,
minjtë e zyrave krakërinin në hava ngaqë ishin pykë, të pa aftë nga ana
profesionale. Ata nuk dinin gjë tjetër veç të shisnin mend dhe, me marifet
përpiqeshin t’i a linin atij doçin në derë. Ai e dinte ketë proçkë të ndyrë të
tyre, nuk ishte e para here qe përplasej me ta, prandaj materialin sqarues e
kish bërë në shumë kopje:
‘Ja ku i keni çështjen tuaj, të sqaruar dhe dokumentuar,’
u tha,’Unë e eleminova avarinë në mot të keq me erë dhe shi.’
Dhe me hapa të mëdhenj, pa vështruar askë,
doli nga salla e madhe. Boll me ata minj gërryes, të qelbur, kish dhe ai
çështje personale.
.-.
Aleksi gogësiu i bezdisur. Akoma s’i kish
dalë e keqja e asaj mbledhje marroqe. I dukej sikur nata po zbriste ngadalë,
mbështetur mbi patericat e deformuara të ftohtit.
Maksi e shqoi gogësitjen e Aleksit. I qeshi
pa të keq në fytyrë pastaj nisi t’i thoshte:
-Hej mik, shkundu, mesiguri duhet ta dish, për shkak të
motit të paqëndrueshëm dhe të papërballueshëm, emigracioni i parë në
këtë vend të ftohtë verior ka qenë i vonë. Thuhet se diku në veri u
shfaqën Vikingët kur ishin në kulmin e fuqisë, por nuk qëndruan gjatë.
Ikën si erdhën, ngaqë nuk e përballuan të ftohtin e egër. Këtu në dimër dielli
është skandaloz. Ta kënaq po ta shohësh nga brenda shtëpisë, ulur në dritare.
Të mashtron me shkëlqimin e metaltë. Të ngjan si plakaruqe e mykët e veshur me
fustan të shndritshëm, rënduar nga tualeti. Ëhë, po u joshe dhe dole jashtë,
cikna, thëllimi të pret dhe të kafshon si me dhembë ujku. Nuk jam plotësisht i
sigurt, por në një emision televiziv mësova se në Nju Foundland gjendet një
shtatore Vikingu, e di këtë, hë?
Aleksi e aprovoi me kokë dhe, pa e vrarë mendjen gjatë i
tha:
- Tashmë koha ka pësuar ndryshime të mëdha. Ja, për
shembull, vjet u bë mot i thatë, pa shumë reshje. Të kujtohet?
-Ëhë, më kujtohet. ju
kujtohet viti i kaluar? Moti ishte i thatë me pak reshje shiu. Ju kujtohet?”
"Unë bëj".
Maksi iu drejtua shokut të tij dhe e pyeti:
"A ju pëlqen dritat veriore?"
“Hem! Nuk e di."
“Kur isha me një mikun tim në veri të Kanadasë vitin e
kaluar dhe pashë Boreal Aurora, mbeta pa fjalë. Më befasoi me magjinë e tij.
Ishte hera e parë në jetën time që pashë Aurora Boreal. O Zot çfarë bukurie!
Mbeta i mahnitur nga mrekullia e NËNËS NATYRË. E papërsëritshme, në ngjyra,
lëvizje, gjithëpërfshirje, jetë e vërtetë. Aty, në atë mrekulli, fshihej
sekreti dhe misteri. Frymëmarrja e gjithë universit, qiellit, ujit dhe tokës.
Yjet lart, thellë në qiell, më ngjanë si fëmijë të brishtë, delikatë. Aurora
Boreale i qetëson yjet dhe i mbulon me vello plot shkëlqim. Pëlhura e
shndritshme noton ngadalë në gishtat e universit, shoqëruar nga simfonia e
dritës, me notat magjike të Bahut, Mozartit, Bethovenit… Ah zot sikur të isha
një piktor gjenial…
‘A ju pëlqen të jesh gjeni? …
“Pse jo”, tha Aleksi dhe qeshi.
“Hëm…!
Të gjithë duan të jenë dikush, - murmuriti Aleksi
indiferent dhe ktheu kokën nga dritarja.
Maksi pa i kushtuar vëmendje veprimit të shokut vazhdoi:
“Po ju recitoj një poezi të një miku tim poet:
Bukuritë e Dritave Veriore
ndërsa kërcejnë në unison të guximshëm...
"Ou, ou, ou...", e ndërpreu Aleksi i mërzitur.
Maks vazhdoi pa i kushtuar vëmendje:
shfaqja e gjallë e rrotullimeve shumëngjyrëshe
me pasion bëjnë gjithësinë dhe luajnë...
"Ou, ou, ou, mjaft, mjaft," ngriti zërin
Aleksit: "O Maks, nuk më interesojnë marrëzitë poetike".
"Hej, mirë, mirë, nuk ju pëlqeu?" Max pyeti:
"Por javën e kaluar më thatë se më pëlqen dhe e vlerësoj artin, kulturën dhe veçanërisht letërsinë."
"Nuk e di. Nuk më intereson”, foli
mendueshëm Aleksi dhe shtoi: “Java e kaluar ishte javë e kaluar.”
"Aurora boreale është magji!" Tha
Maksi dhe e pa me habi: “Prandaj ju fola për Aurorën boreale.”
"Të thashë, sot nuk më pëlqen dhe nuk më
intereson!"
“Nuk të intereson! Pse nuk ju pëlqen aurora boreale? i
tha May dhe shtoi me një ton të indinjuar: "Miku im i dashur, me sa shoh
unë nuk ke asnjë ndjenjë të bukurisë, veçanërisht me mrekullinë e Nënë
Natyrës".
-Mos më mërzit, nuk e sheh, po çmendet natyra, njerëzit
dhe vitet.
-Hëm, thua po çmenden?!
-Po, o mik po. Ndërsa buroktatët dhe aparaçikët bërtasim
me të madhe për ngrohje globale, shpenzojmë, hedhin në erë, vjedhin miliarda
dollarë dhe nga ana tjetër nuk sheh një ditë të vetme, të ngrohtë vere.
-E di unë, e di,- pranoi Maksi pa mëdyshje, zbardhi
dhembët dhe shtoi:- Aleks
o vëlla, i ke alergji burokratët dhe ke të drejtë.
-Sigurisht kam të drejtë. Burokratët janë si shushunjat,
për të vegjetuar dhe mbrojtur kolltukët e tyre, krijojnë qëllimisht,
inkurajojnë veset më të këqia të shoqërisë.
-Ha, ha, ha, ha!- Qeshi me të madhe Maksi: - Bukur, bukur
fort, i ke rënë pikës. Pa, pa, pa, edhe ne kemi një drejtore të byrosë teknike,
e cila edhe pse është pykë në diell nga profesioni na plasi buzën. Duhet të
zbresë Zoti nga lart t’i mbushë mendjen asaj debiles që e ka gabim. Një ditë u
mata ta kundërshtoja, të thosha idiotes një të vërtetë. Një miku im më goditi
me bërryl dhe më pëshpëriti: ‘Hej, Maks, nëse nesër do të gdhihesh pa punë,
kundërshtoje. Hakmarrja e debiles është e tmerrshme’. E qepa gojën me njëmijë
penjë. Por kur ktheva kryet dhe pashë fytyrën e zverdhur të mikut, sakaq e
kuptova, ai u pendua që më dha atë këshillë, me frikën se mos e shisja, sepse
mosbesimi dhe pabesia na gëryen të gjithëve ne.
- Ja, e sheh sa e vërtetë është. Burokratët e
këqinj janë sëmundje e shoqërisë, ata qëllimisht
ngjallin në turmë frikë, panik dhe vetë ferri nuk ka tërbim të ngjashëm me atë
të një burokrati të pa aftë. Hej, Maks është e vështirë të shpëtosh prej kësaj
sëmundje dhe jo më ta shkatërrosh.
-Me sa shoh ke dert të hapur ndaj tyre?
-Kam, bile shumë, por të kuptohemi, jo dert të hapur,
kurrsesi jo, mbasi ata janë të pa mëshirë. Nuk jam aq koqe kandari, sa ti bie
murit me kokë,- i tha ftohtë, thatë Aleksi dhe piu ujë me gllënka të vogla nga
shishja plastike.
- Edhe unë. E vërteta e hidhur është që këtë drejtore të
ngjashme me breshkë gërmuqe, shemtaraqe, na e solli te ne, me katapultë shefja
e madhe e qytetit akoma më e pa aftë se kjo. Por... kjo shefe e madhe e
qytetit, është shumë e bukur, mjeshtre një kurvëri, ajo ka futur mes shalëve,
bërë loço, kryetarin e bashkisë.
-Nuk e di, ndoshta dhe gaboj, kjo shefe e madhe mos është
Mishele Greenbay?- e pyeti Aleksi.
- Ëhë, po, ajo është. E njeh Mishelë Greenbay?
- E njoh Mishelën Greenbay dhe e njoh shumë mirë bile.
- Hmm kështu, pra ti e njeh atë femër, atë bukuri që
vret?!
- Shumë mirë e the, Mishelë Greenbay është vërtet bukuri
që vret, kemi qenë bashkë studente në kolegj. Emri i
saj lidhet me një kujtim të hidhur. Në kolegj ajo denoncoi në dekanat për
ngacmin seksual, një mikun tim, studentin Deni Macwelin. Deni ishte një nga
studentët më shëmbullorë dhe seriozë, ne e quanim gjeniu i kolegjit. Asnjë nga
ne studentët nuk e besoi. E vërteta ishte se, Mishelë Grinbay i sillej rrotull
Danit të pashëm, të mençur dhe me sa di, kishin filluar të lidheshin me njëri
tjetrin. Por kur ai gjeti Mishelën teksa bënte seks, lakuriq me pedagogun e
mathematikës. Dani e preu menjëherë lidhjen me të.
Në korridoret e kolegjit u përfol se Dani i kishte thënë
Michelës; Mishela, ulërimat dhe rënkimet e tua më trembën, shtrëngova grushtat,
rrëmbeva hurin dhe u përpoqa të të shpëtoja nga dhunuesi, por kur të gjeta të
zhveshur duke bërë seks me mësuesen, mbeta i shtangur, gjuha mu lidh dhe për
një moment mu duk e pakuptimte jeta. Nuk të besoja syve, dashuria ime, se do të
shkoje të bësh seks me një plak paçka se eshte padagog. Ndersa ajo zbardhi
dhembet dhe tha: "Ik o budalla i gjore, ku e di ti cfare eshte jeta! Unë
gjoja bëj seks me plakushin, por jo dashuri.''
Por Mishela nuk e la me kaq, ajo si kurvë e zgjuar, për
të parandalur rrezikun, krijoi alibinë e ngacmimit
seksual dhe e denoncoi e para. Mishela qante me kuje dhe bërtiste me të madhe,
për nëpërkëmbjen e dinjitetit femëror. Dekanati, për të vënë në vend të
dinjitetit të femrës, bëri mbledhje të zgjeruar dhe mori vendim, masë ekstreme;
përjashtimin e Denit nga kolegji, me shënim në biografi, si njeri i rrezikshëm,
dhunues i femrave, mos pranohej në asnjë kolegj dhe shkollë të lartë. Disa javë
më vonë ndesha Mishelen në shkallë e konviktit. Ajo me indiferentizën dhe
gjithë dëngla, përdrodhi buzët me dashakeqësi dhe u mundua të më shmangej. Por
mua nuk mu ndjenjt pa ja thenë:
‘Mishelë, s’të erdhi keq, akuzove pa të drejtë Danin, atë
deli djalë, me një nënë të sëmurë.’
‘Pëf, përse të më vinte keq për një mashkull çapuçul,
hë!’
‘Prej teje Danin e hodhën në rrugë të madhe dhe, nga
stresi u vetëvra. S’të vret ndopak ndërgjegja?’
Mishela u flakërua nga inati. U bë bishë dhe zë të çjerrë
mu ndërsye:
‘Hej, hej, qepe atë hale, apo do të flakesh dhe ti në
rrugë si ai debili, hë, të shkosh për lesh?! Na, dëgjo këtu, dhe vëre vëth në
vesh njëherë e mirë, unë luftoj për dinjitet femëror.’
-Hëm kuçka!- shau Maksi:- Mishelë Grinbay, kjo krye kurvë
e rafinuar, ka ndërrur nja tre kryetarë bashkie të qyteteve të vegjël, deri sa
arriti këtu ku është. Nuk ka tajfun e shtërngatë të lëvizë Mishelën nga
istikami i detyrës së shefes së madhe. Përkundrazi ajo do të bëjë karrierë edhe
më lart. Do thuash ti pse, sepse ajo mban rreth vetes një skotkë me lajkatarë,
selvila dhe kodosha. Here pas here u hedh nga një lëmoshë seksi ose posti.
- Ja pra, burokratët e paaftë, imoralë, krijojnë
burokratë të plotfuqishëm, - tha Aleksi, heshti nje hop dhe shtoi: - Me pak
fjalë; ne të vegjëlit, turma, rropatemi, sfilitemi fizikish, mendërisht dhe ndershmërisht, ndërsa ata, të paaftit,
imoralët, të korruptuarit, piavicat e shoqërisë, majmen duke thithur djersën
tone, llomotasin gjithë ditën e ditës, bëjnë seks, i bien gjoksit, të
buzëqeshin me hipokrizinë më të ndyrë dhe shijnë si tu vejë për mbarë.
-Eh o mik, këta janë kancer e shkuar kancerit,- I tha
Maksi dhe psherëtiu. Më pas e pyeti duke qeshur:-Nejse, çfarë mendoni për
politikën?
- Hej, më pyet mua për politikën apo për politikanët e
këqij?
- Ëhë! Po... Hmm..! Për ketë jam pak konfuz, politika më
përgjithësi më pështjellon, më lë shije të athët në gjuhë.
- Edhe mua, por unë do të doja të jem i sinqertë, dhe ju
e dini mirë, shkurt, nuk më ka pëlqyer asnjëherë çështja e politikës dhe e
politikanëve. Por më bën përshtypje një fakt që lëvrin nën sipërfaqe;
politikanët e këqinj dhe burokratët mediokër sado të pasur të jenë, bëjnë jetë
qeni, por pa zakonet e mira të qenit.
-Ha, ha, ha! Pra, sipas mendimit tuaj; politikanët e
këqij dhe burokratët e paaftë janë të të njëjtit rang?
-Oh! Të lutem, sigurisht Maks, as s’e luan topi, veçse
nuk është mendimi im, por produkt i praktiçizmit dhe i mendimit qindra vjeçar
intelektual.
- Hm!
-Miku im i dashur Maks, në përgjithësi, shumica e
gjërave, ngjarjeve që lindin, zhvillohem, dhe ndodhin sot në botë, ndikohen dhe
inkurajohen nga burokratët e këqij, politikanët e pamoralshëm, sespe siç të
thashë, këta janë sëmundje e pashërueshme e shoqërisë dhe është shumë vështirë
të shpëtosh prej tyre dhe jo më ti shkatërrosh. Prandaj ciklet më negative
përsëriten, do të ndodhin në të ardhmen, pothuajse të njëjta, si ato që janë bërë
vite e vite më parë, ndoshta edhe shekuj më parë.
- Të ëmën e së ëmës, në gjiris të shkojë kjo skotkë e
keqe e njerëzimit,- shau Maksi.
- Aha, gabohesh miku im, gabohesh, ata vetë, janë gjiris
e shkuar gjirizit.
- Ç’i do llafet. Larg fekaleve, të mbytin me erën e
rëndë. Hëm, mos e lodh kokën Aleks. A mundemi
ne të qëndrojmë larg kësaj shjellë të madhe. Këtë më thuaj?
-Ëhë, hmm, e sikur ne të mundohemi, pa kuptuar ata si
zvarranikë të pështirë të mbështillen nëpër këmbë.
-Eh,- psherëtinë të dy miqtë dhe, më pas pasoi një
heshtje e thellë.
Fatmirësisht ngarendja e rrëmbyer e pikave të shiut u
platit.
-Më në fund,- mërmëritën të dy miqtë dhe morën frymë të
lehtësuar.
Asfalti prej dritave të makinave rrëzëllente, dukej si i
lyer me vaj. Makina la me shpejtësi autostradën dhe u fut në një rrugë
ndërmjetëse.