Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Populli 'analist' politik
E marte, 24.01.2023, 07:55 PM
POPULLI
“ANALIST” POLITIK
NGA
KALOSH ÇELIKU
Populli,
që deri Dje gjatë “ndryshimeve” demokratike me shumicë ishte popull shkrimtarë,
“intelektualë”, profesorë universitar... E, me pak barinj të deleve, bujqër e
zejtarë. Që, në sistemin komunist e pushtoi Jugosllavinë me furra buke dhe
pastiçeri (ëmbëlsira). Sot, është Popull “analist” politik. Nuk është si dikur,
popull shqiptar?! Kujtiteket, merr guximin dhe shetë mend në politikë.
Përmëkeq, gati të gjithë partizanët e partive politike u bënë “analistë”
politik, profesorë universitar me tituj shkencor të blerë në “Qafë - Thanë”
(Shqipëri), Jazhincë (Kosovë) dhe Bullgari. E, harrojnë, se: Politika është
akull. Politikanëve të shumtë ua ka hëngër edhe kokën. Plotë shembuj i ka
historia botërore, po edhe ajo shqiptare. Nëse, nuk di të rrëshqasësh me sajë,
ose ski tatëpjetë kodrës me dëllinja, mund të thyesh kokën, dhe përfundosh
bythekrye në përrua.
Në
politikë, nuk ka sinqeritet, as Besë. Punë tjetër është ajo se, shumica e
politikanëve shqiptar hiqen se janë të sinqertë dhe me Besë. Aqsa, edhe partitë
politike i pagzojnë dhe stolisin me simbole kombëtare. Gabim historik.
Pavetëdije, nëpërkëmbin dhe përdhosin flamurin kombëtar, Besën dhe Kësulën e
bardhë të Bajram Currit. Politikë, është ajo: kur tjetër thua, tjetër premton,
tjetër vepron, e tjetër parashikon për të arritur te qëllimi kombëtar brez pas
brezi dhe Fitorja Madhore. Armiku Historik, dhe kundërshtari politik me shekuj,
nuk duhet t’i di dhiaret e tua malore, as armët e luftës në fushëbetejat
politike. Dëshmi tjetër është ajo, se: shumica e “analistëve” të sotshëm
politik, nuk kanë “haber” nga politika. Partizanë partiak me këmbët dhe trutë
në legen e koka të huaja në qafë. Ose, nën sjetulla. Nuk shohin më Larg se në
Lëmë. Aqmëpak, matanë majave të maleve me borë. Kopeisht, turren me të katra
këmbadoras me marrëzira: gazetave, debateve para kamerave televizive, portaleve
elektronike, Facebook, YouTube dhe Instagram, merren dhe flasin jerm për të
Djeshmen. E, shumë pak ballafaqohen me të Sotshmen. Ditën e Nesërme.
Largpamësinë.
Herë
pas here, shpesh dalin edhe dalldisen Livadheve. Hamllave, përpiqen të luajnë
role duke imituar liderët e partive politike. I bombardojnë në mjetet e
informacionit me “këshilla” politike. “Analistë” politik, që nuk janë në
gjendje të kullosin as një kope me dhenë, e ku më t’i prinë një Populli për në
Liri. Ujkun delengrënës na e shtinë në vathë. Lëmsh e bëjnë politikën. Partitë
Politike Shqiptare, që ashtu dhe ashtu moti e kanë humbur rrugën mesdite në
Oborr. Herdheve të Dashit, si Dhelpëra dinake u turren përmbrapa, mos ndoshta
pas kërcimit të gardhit do t’i bien udhës. Popull me më shumë parti politike,
sesa liderë politikan. Padashtas, ma kujtojnë atë thënjen italjane: “Tutti
albanesi, tutto comandante”. Thënje, të cilën unë Sot në këtë shkrim
publicistik do ta thoja pak më ndryshe: Gjithë shqiptarët janë “analistë”
politik.
“Analistë”
politik me këmbët dhe trutë në legen...