Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Letra ironike e të internuarit
E marte, 10.01.2023, 07:39 PM
1952/Letra ironike e të internuarit: “Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partia dhe pushteti”
Nga
Kastriot Dervishi
Pesë
vjet më parë publikova një letër ironike të një të internuari në Tepelenë
drejtuar EH, e cila zemëroi një zë shpërfillës ndaj vuajtjeve të të
internuarve, i cili e shprehu në atë kohë edhe publikisht. I internuari nuk
ankohej, por “lavdëronte” kushtet “e mira” të kampit, se nuk i mungonte asgjë
atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarona, se po
vishej mirë, etj. Për të gjitha këto, ai shkruan se tani po e njihte mirë
partinë dhe pushtetin (shprehje që përsëritet disa herë).
***
Tepelenë,
30.3.1952
I
shtrenjti komandant z.Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar.
Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad,
Rrethi Korçë, marr iniciativën
t’ju
shkruaj për sa më poshtë vijon:
Jam
arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë
në pyetje jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë
dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi
nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi
unë tani e njoha partinë.
Cila
është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në
mot. Kurse në kamp kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba,
këpucë. Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla. Doktori na
vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se nuk jemi në kamp, por jemi në
dasmë. Dëgjojmë kampet e jashtme ç'heqin për copën e bukës. Këtu na jep të
kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga
një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje. Kam nënën 70-vjeçe, kam
bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi 4 vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim
nuk e kam patur. Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se
cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë
mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në ushtrinë kombëtare më 15
korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila
ishte partia. Por në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit
tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit ku do bëhet
hidrocentrali. Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar.
Rrofsh
sa malet i shtrenjti komandant që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq
për lumturinë.
Rroftë
partia (e) lavdishme komuniste!
Rroftë
Stalini i madh, direku i paqes në botë!
Mbetem
dhe nderime dhe bindje,
I
internuari Fezo Dajlan Llënga