E merkure, 08.02.2023, 10:58 AM (GMT)

Sport » Sporti

Florim Zeqa: ACG fitues i 28 Nëntorit

E diele, 04.12.2022, 07:30 PM


ACG fitues i 28 Nëntorit

Shkruan: Florim Zeqa

Sikurse në të gjitha shtetet evro-perëndimore, edhe në Itali mërgimtarët organizuan aktivitete të larmishme për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përderisa shoqata dhe organizata të ndryshme organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca e Trevisos, më datat 26 dhe 27 Nëntor 2022 në One di Fonte (TV-Itali) organizuan një Turnir madhështorë në Futboll të Vogël.

Ngjarje e madhe sportive

Për dy ditë rresht në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe në turnirin tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, ndërsa më pas, organizatori Bajram Jupaj i përshendeti të gjithë të pranishmit në Sallën e Sporteve duke i falenderuar për pjesëmarrjen, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të mira në këtë turnir.

Ndeshja inauguruese e këtij turniri ishte mes ekipeve STOLLIQT-AZ COSTRUZIONI, për të vazhduar me ndeshjet vijuese sipas shortit të hedhur paraprakisht.

Ditën e parë, më 26 Nëntor u zhvillua faza e parë e ndeshjeve mes ekipeve të ndara në grupe, për të vazhduar të dielën më 27 Nëntor me ndeshjet e fazës finale (8 ekipe), me kualifikime të drejtëpërdrejta.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve ACG dhe STOLLIQT ishte një finale e papërseritshme.

Koha e rregulltë e ndeshjes finale përfundojë me rezultatin baraz, 5 me 5. Mirëpo edhe pas lojës shtesë të dyja ekipet e shënuan edhe nga një gol, dhe përseri ndeshja përfundoj baraz, 6 me 6, për çka ekipin fitues e përcaktuan penaltitë.

Sipas dakordimit të dy ekipeve me referin e ndeshjes Girardi Nereo, u ekzekutuan nga dy penalti, nga të cilat më i suksesshëm dhe me fat u tregua ekipi ACG, edhe pse me vetëm një gol të shënuar, me meritë e rrëmbeu vendin e parë në turnirin tradicional të “28 Nëntorit”.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan Flamurin Kombëtar dhe madhështuan festën e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky i fundit në One di Fonte, ku përveq 20 ekipeve me nga 10 lojtarë (200 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), për dy ditë rresht, ndeshjet i përcjellen edhe mbi 400 shikues, që i bie se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këtë turnir ishte rreth 700, numër ky i paarritshëm në çdo aktivitet tjetër të mërgatës në Itali.

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Bajram Jupaj në emër të Këshillit Organizativ filloj me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët dhe më meritorët e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve filloj me sponsorët e këtij turniri, të atyre që kontribuan për mbulimin e shpenzimeve të këtij aktiviteti sportiv; “Capital Group”, “Gashi”, “Edil Shala”, “SHEF Idraulica”, “Ecocoperture”, “Diar”, “Redil”, “Shani Vilson”, “Fll. Bekteshi”, “Gashi Team” dhe Petrit Gashi.

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

-Golashënuesi i parë: Adonis Krasniqi (13 gola të shënuar) nga ekipi “Costruzioni Shani”.

-Lojtari më i mirë: Fejza Kastrati (nga ekipi ACG),

-Portieri më i mirë: Ismet Kodra (nga ekipi T.F.U Reggio Emiglia), i cili me nder dhe krenari e trashëgon emrin e bababit të tij, i rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

Organizatori me mirënjohje e nderoi edhe veteranin e futbollit, portierin më të vjetër të këtij turniri, z. Xhemajli Hajdaraj, për të ardhur kështu edhe tek momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, të nderimit me nga një kupë, mjete financiare dhe medalje për tre vendet e para:

-Vendi i tretë, mjete materiale, kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit “Costruzioni Shani”,

-Vendi i dytë, mjete materiale, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Stolliqt”,

-Vendi i parë, mjete materiale, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “ACG”.

Kur jemi në këtë segment, duhet falenderuar referët profesionist: Ivan Alburnio dhe Girardi Nereo të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.

Vlenë për të përshendetur edhe kontributin e DJ-it, vëllëzërve Faton dhe Jeton Jashari, të cilët mundësuan zërimin dhe na dhuruan momente të këndshme festive, me këngë e valle patriotike nga trevat e ndrsyhme të trojeve etnike.

Ky shkrim do të mbetej i mangët pa i përmendur emrat e të gjitha 20 ekipeve pjesëmarrëse:

1)    Shala Coperture,

2)    Zëri i Atdheut,

3)    Rinia e Kosovës,

4)    Stolliqt,

5)    AZ Costruzioni,

6)    Thaqi Srl,

7)    2 Korriku,

8)    ACG,

9)    Vendlindja,

10)  Edil Shala,

11)  Rinia e Bashkuar

12)  Edil Sinani,

13)  Vllaznia,

14)  Edil Buçaj,

15)  Kuq e Zi,

16)  FC Fadil Guraziu,

17)  FC Ballkani,

18)  Vilson Shani,

19)  T.F.U Reggio Emiglia,

20)  Pavarësia

Turniri në Futboll të Vogël për nder të kremtes më të madhe kombëtare, e dëshmoi katërçipërsiht se, për shqiptarët nuk ka vlerë asnjë ideologji fetare apo partiake, ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve tona etnike.

Krejt në fund ia vlenë për të theksuar se, kësaj radhe, në këtë turnir dhe për herë të parë në Itali, prezent ishte edhe Televizioni Diaspora, i cili i përcjelli nga afër ndeshjet përmes korrespondentit të rregullt në shtetin italian.

Florim Zeqa, 03.12.2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora