Sport » Sporti
Kadri Tarelli: Festë sportive me vlera atdhetarie e miqësie
E diele, 03.10.2021, 06:30 PM
KAMPIONATI I 16-të MBARËSHQIPTAR I FUTBOLLIT PËR U-15
Festë sportive me vlera
atdhetarie e miqësie
Nga
Kadri Tarelli
Pak
dit pas festivalit artistik “Luajmë dhe vallëzojmë, QKF e Durrësit, nisi, më:
22. 09. 2021, po në qytetin tonë, Kampionatin mbarëkombëtar të Futbollit.
Pjesëmarrës përveç ekipit të të rinjve të Teutës ishin edhe skuadrat e
futbollit nga Peja, Tetova dhe Bujanovci nga Serbia.
Pas
një shkëputjeje për shkak të pandemisë, pjesëtarë të ekipeve që përgatiten për
t’u bërë futbollistë të ardhshëm, u mblodhën për të garuar mes tyre dhe
përzgjedhur ekipin më të mirë të turneut. Masat kufizuese për shkak të pandemisë
u bënë pengesë për pjesëmarrjen e ekipit përfaqësues nga Ulqini i Malit të Zi
dhe Komunitetit shqiptar të Zarës në Kroaci.
Futbollistët
e vegjël, ndjehen të lumtur që u rihap kjo veprimtari gjithëshqiptare dhe u bënë pjesë e këtij kampionati futbolli,
që fillimet e veta i ka në vitin 2003, me moton: “Luajmë futboll për të njohur
trojet tona”. Që të kuptohet drejt ky motiv i hershëm, por i dobishëm për të
gjitha kohët, mjafton të përmend, se kampionati zhvillohet çdo vit në qendra të
ndryshme nëpër trojet arbërore. Një mundësi më shumë për sportistët e rinj, jo
vetëm për të nxjerrë në pah talentin e tyre në fushën e blertë, por edhe të
njihen dhe të lidhin miqësi të reja me bashkëmoshatarët e tyre.
Drejtori
i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, Avni Çuni, gjatë fjalës së rastit, në
hapje të veprimtarisë, uroi suksese dhe shpirt gare. Ai i konsideroi
futbollistët e rinj pjesëmarrës në këtë kampionat futbolli, si “Ambasadorët” më
të mirë të vendeve të tyre, duke shtuar: “Nuk ka mision më fisnik dhe më të shenjtë,
se sa të hapësh horizonte të reja për fëmijët dhe të rinjtë e çdo vendi,
veçanërisht për ne shqiptarët. Ju jeni të shenjtë dhe fisnik në pafajësinë dhe
çiltërsinë tuaj. Ne duhet t’u vlerësojmë që të rriteni e të mbeten të tillë,
fisnikë në shpirt”.
Në
vazhdim të fjalës, drejtori me nderim e mirënjohje, përmendi shumë emra, që
ishin ideatorët dhe organizatorët dhe që kanë shoqëruar këtë veprimtari në
vite, që nga Naim Kërçuku, drejtor i QKF, Durrës, Aver Husaj nga Peja, Muzafer
Livoreka nga Tetova, Hajro Hajderi nga Ulqini, Vahidin Hyseni nga Lugina e
Preshevës, me ta edhe koordinatorët Kujtim Vllamasi nga Durrësi, Kadri Sinani
nga Ulqini, Nexhat Aliu dhe Enis Saliu nga Bujanovci. (Lugina Preshevës).
Veprimtaria
vazhdoi dy dit radhazi. Shpirti i garës i dha ngjyra këtij kampionati, për t’u
dalluar cili është më i miri, megjithëse e dinë mirë se të fituar janë të
gjithë, sepse pjesëmarrja është vlerë sportive dhe më shumë vlerë shqiptarie.
Në
përfundim, u arritën këto rezultate:
Vendi
i parë: Peja / Kosovë
Vendi
i dytë: Durrësi / Shqipëri
Vendi
i tretë: Tetova / Maqedoni
Ekipi
Fair-Play: Bujanovc / Lugina e Preshevës. Serbi
Lojtari
më i mirë - Ergi Cela
Golashënuesi
më i mirë - Erlind Mulaj
Portjeri
më i mirë - Muhamet Bakia.
I
kudondodhur në këtë veprimtari ishte Edi Salillari koordinator i QKF, Durrës,
bashkë me të edhe gazetari i palodhur i Tetovës Shaban Sinani, i cili ka një
meritë të veçantë, sepse të gjitha kampionatet i ka pasqyruar në librin e tij:
“15 VITE FESTË FUTBOLLI”.
Vitin
tjetër, 2022, me shpresë se kufizimet e pandemisë do të hiqen, është qyteti i
Pejës nikoqir i festës sportive, që do të presë futbollistët e rinj.
Urime!
Festa të tilla sportive paçim përherë në qytetet tona në trojet shqiptare.
Kadri Tarelli
Durrës. Vjeshta e parë, 2021.