Sport » Sporti
Sevdail Hyseni: Saqipi - Turniri ndërkombëtar i boksit “Tërnoci 2020”, një eveniment i lartë sportive
E merkure, 26.02.2020, 08:18 PM
Nexhmedin Saqipi,
kryetar i Klubit të Boksit "Tërnoci" dhe trajneri i klubit prof.
Ridvan Imeri
Sport
Intervistë me shkas
Saqipi: Turniri ndërkombëtar i boksit “Tërnoci 2020”, një eveniment i lartë
sportiv
Vendet me demokraci të zhvilluara, investojnë më shumë në kulturë, arsim
e sport, fusha këto që mbajnë të gjallë shpirtin, mendjen dhe trupin e njeriut
dhe të identitetit të tij. Ndërsa, vendet ballkanike investojnë më shumë në
biznes, infrastrukturë e politikë, duke e zhveshur njeriun nga të gjitha vlerat
e vetëdijes qytetëruese, për ta kthyer atë në një robot pa shpirt e pa ndjenja.
Nga kjo shihet qartë se çfarë kemi prodhuar këto 20 vjetët e fundit, investim
në beton e jo në kulturë, arsim e sport, prej nga ushqehet njeriu shpirtërisht,
shprehet, Nexhmedin Saqipi, kryetar i Klubit të Boksit "Tërnoci".
- Si e shihni zhvillimin e sportit në krahasim me fushat e tjera të
veprimtarisë njerëzore?
Saqipi: Këto vitet e
fundit, mjerisht, në vendet ballkanike më shumë investohet në biznes,
infrastrukturë, politikë e më pak, në kulturë, arsim dhe sport. Kjo mendësi
ballkanase, duke investuar më shumë në infrastrukturë, ka prodhuar antivlera,
duke favorizuar hajninë, grabitjen, shfrenimin, rebelimin e dukuri të tjera të
dëmshme, madje edhe të rrezikshme për shoqërinë tonë. Kur njeriut i krijohet
hapësira më shumë të merret me këto dukuri se sa me kulturë, art, fe dhe sport,
s'ka se si të emërohet ndryshe veç si një degjenerim moral, që po na kushton
shumë shtrenjtë. Shtetet Evropiane dhe bota, Ballkanin e kanë përdorur si vend
eksperimental, duke prodhuar "hibrida", njerëz të cilët janë të
zhveshur nga ndjenjat kulturore, janë të ngulfatur nga shija për art, sport e
vlera të tjera fetare e qytetëruese dhe për pasojë kemi krijuar probleme të
shumta, nga të cilat zor se mund të dilet pa një vetëdijesim qytetar.
Kulturologët e kanë me të drejtë kur
thonë se duhet më shumë investime në kulturën shpirtërore se në atë industriale
e materiale, ngase më lehtë e ke ta bartësh një fabrikë nga një vend në një
tjetër se sa shpirtëroren, sepse kjo e dyta lyp më shumë kohë, mund dhe
sakrifica.
-Si e vlerësoni jetën sportive në Kosovë dhe në krahun e saj lindor, në
Luginë të Preshevës?
Saqipi: E thash edhe
më lart se investimet në kulturë e sport, janë qesharake. Me ato donacione në
nivel lokal dhe shtetëror që sigurojnë klubet sportive, nuk munden t'i heqin
shpenzimet e zyrave për një vit e lëre më krijimin e kushteve normale për ushtrime
e garime në rang ndërkombëtar. Sportistët e mirë, fituesit e medaljeve me
karakter rajonalë, janë ambasadorët e një vendi. Kosova e Lugina e Preshevës,
krenohen me sportistët e tyre, të cilat kanë kaluar kufijtë lokalë e
shtetërorë, duke u radhitur ndër të
parët në Evropë dhe botë. Në këtë drejtim do të kisha veçuar trajnerin e Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, kampionen e
Ligës Botërore në Xhudo, pastaj Ridvan Imerin, trajnerin e Klubit të Boksit
"Tërnoci", i cili ka nxjerrë tre emra të lartë të boksit shqiptar në
arenën ndërkombëtare, siç është Shefat Isufi etj. Këta dy trajnerë janë duke
bërë shumë për sportin shqiptar, me të arriturat e të cilëve, po i japin emër
Kosovës dhe Luginës, duke ia shtuar imazhin e kultivimit të një sporti të mirëfilltë,
profesional dhe atraktiv.
-E përmendët Klubin e Boksit "Tërnoci", kryetar i të cilit jeni
qe disa vjet. Si e vlerësoni punën e tij?
Saqipi: Klubi i Boksit
"Tërnoci", tashmë ka bërë emër për kontributin e tij, qoftë në nivel
lokal e qoftë edhe në atë rajonal. Unë së bashku me trajnerin prof. Ridvan
Imeri, jemi munduar e mundohemi vazhdimisht, që ky Klub, të jap emra meritorë
në fushën e sportit. Për mua prof. Ridvani është një hero i madh, i cili pa
ndonjë përkrahje serioze komunale e shtetërore, ka arritur të mbajë gjallë
jetën sportive në këto hapësira, duke prodhuar kampionë jo vetëm lokalë, por
edhe rajonalë dhe ndërkombëtarë. Shtëpia e prof. Ridvanit është shndërruar në
një klub boksi, ku ai me fëmijët e tij bëjnë
ushtrime dhe marrin pjesë nëpër gara të ndryshme, duke siguruar medalje të
ndryshme për merita në këtë sport luftarak.
-Ku e
shihni sot mungesën e kulturës dhe
sportit në shoqëritë tona shqiptare dhe në institucionet?
Saqipi: Mendoj, se problemi dhe
mungesa e edukatës dhe kulturës fizike
mungon dhe hetohet te shumica e intelektualëve dhe drejtuesve politikë
dhe institucionalë. Për këto vlera, të cilat po na mungojnë, më së miri na
porosit Profeti i Zotit Muhamed, duke na këshilluar që të edukohemi nëpërmes
sportit me shprehjen e mirënjohur: "Mendja e shëndoshë në trup të
shëndoshë!". Kjo është një këshillë
dhe vërejtje shumë serioze, sepse pa një
trup të shëndosh fizik, mendja nuk mund të funksionoj normal. Mungesa e
edukimit fizik është e rrezikshme për njeriun, të cilit i shkakton çrregullime
mendore dhe trupore. Filozofët na kujtojnë se njerëzit e zhveshur nga kultura
fizike, kanë pasoja shëndetësore dhe janë të rrezikshëm, sepse nuk u funksionon
truri. Kjo është dëshmuar se masakrat e mëdha janë bërë nga njerëzit pa dije e kulturë
fizike, nga psikopatët dhe politikanët e stresuar, të cilët duhet të
rehabilitohen, përndryshe janë të rrezikshëm edhe të na udhëheqin. Gjithashtu,
mungesa e edukatës fizike më së tepërmi,
për mendimin tim, vërehet nëpër institucionet shkollore e institucionet
politike dhe shtetërore. Nga këto mangësi, njeri i sodit më tepër është
shndërruar në vegël dëshirash, në tifozllëk, në vend se ai të punon të
aftësohet, të angazhohet për t'i treguar
vlerat e veta, ndaj si pasojë e kësaj sot njerëzit janë bërë me agresiv, më të dhunshëm, më të
patolerueshëm, thjesht në idiotë të llojit të vet. Ç'është e vërteta, shumica e
njerëzve sot sportin e keqpërdorin, jo
për vlerë, por për antivlerë. Kjo kategori e njerëzve
sportin e përdorin, për me qenë të fortë muskuloz, për truproje, për elegancë e për bukuri, për aftësime
kriminele, e jo për edukim të trupit, mendjes e shpirtit. Mjerisht, të gjitha
këto vlera si kulturën,arsimin, fenë, sportin, informimin e politikën e kanë
materializuar duke e shndërruar në biznes, pra nuk e përdorin për edukatë
fizike, por për interesa dhe biznese, pa reflektime pozitive.
-Gjatë muajt mars pritet të mbahet turniri ndërkombëtar i boksit “Tërnoci
2020”. Sa jeni të përgatitur në këtë drejtim?
Saqipi: Turniri
ndërkombëtar i boksit në Komunën e
Bujanocit, tashmë është bërë tradicional. Për çdo vjet organizohet
turniri regjional i boksit "Tërnoci 2020", në të cilin marrin pjesë
me dhjetëra boksierë nga vende të ndryshme si Lugina, Kosova, Shqipëria, Serbia
dhe Sllovenia. Nëpër këto turnire po triumfojnë djemtë e trajnerit Ridvan
Imeri, Arbëri e Flakrimi, të cilët me shkathtësitë tyre prej sportistësh, po na
mbushin plot krenari. Po ashtu edhe në këtë meç garues boksierët e kësaj Lugine
do ta tregojnë veten me zgjuarsisë, shkathtësi dhe profesionalizëm, falë
trajnerit të tyre të palodhur prof.
Ridvan Imeri.
-Për fund, një mesazh për sportistë në përgjithësi në Luginë të Preshevës
dhe më gjerë?
Saqipi: Sporti është
rekreacion atraktiv, zbavitës, sfidues dhe garues. Kush merret me sport nuk
mendon keq. Ne kemi nevojë për zhvillimin, afirmimin dhe promovimin e vlerave
sportive në këto anët të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, duke e larguar
sportin nga politike, ngase askush nuk e do dhunën në sport, por demonstrimin e
shkathtësive në të gjitha drejtimet me një profesionalizëm të mirëfilltë. Bisedoi:
Sevdail Hyseni
Kryetar i Klubit
të Boksit "Tërnoci" Nexhmedin Saqipi dhe boksierët e klubit
Ndarja e
shpërblimeve nga kryetari dhe trajneri i Klubit të Boksit "Tërnoci