Sport » Sporti
Florim Zeqa: Erzen Rrustemi, uragani shqiptar
E hene, 26.10.2015, 06:21 PM
Personalitete nga Diaspora shqiptare
Erzen Rrustemi, uragani shqiptar në ringun botëror
Shkruan: Florim Zeqa
Kësaj radhe, për relaksim nga politika po ua sjelli një rrefim suksesi të një djaloshi dardan, me prejardhje nga Karadaku. Fjala është për Erzen Rrustemi, kampion i Europës në boks.
Në të gjitha kohërat, shqiptarët ishin të vequar për intelegjencë, talent dhe trimëri të rrallë, duke u prezantuar me krenari si shqiptar, i tillë është edhe Erzen Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit.
Atë që nuk po mund e arrinë politika shqiptare në arenën ndërkombëtare, po e arrijnë boksierët me forcat e tyre vetanake, pa mbështetje dhe përkujdesje shtetërore.
Sukseset në boksin profesional të djelmoshave shqiptar janë rezultat i kreativitetit individual, dëshirës dhe përkushtimit të madhë. Edhe pse si përfaqësues të shteteve tjera, në radhë parë kanë dashurinë ndaj atdheut dhe popullit të tyre,...patriotizmin e thellë shpirtëror e vrejmë tek flamuri kombëtar që i shoqëron gjatë rrugëtimit, nga meçi në meç..
Merita për sukseset e Erzenit, në radhë të parë i kanë prindërit e tij, të cilët i dhanë shtytje për t'u marrë me aktivitete sportive, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë në shoqërinë zvicerane.
Çelësi i sukseseve të çdo sportisti sipas Erzenit, në radhë të parë është dëshira, vendosmëria dhe guximi, elemente pa të cilat nuk mund të vie asesi të suksesi, ngase frikacakët e kanë jetën e vështirë në sportet luftarake.
Erzen Rrustemi ka lindur ne fshatin Zhegër komuna e Gjilanit 07.Tetorë 1983, rrjedhë prej një familje me tradita atdhetare. Fshati Zhegër e Gjilanit është e njohur për emra të mëdhenjë që dhanë shumë për lirinë e Kosovës, që nga Idriz Seferi, Agim Ramadani, Sami e Shaban Ukshini,...ky fshat identifikohet edhe me sportistin që mbronë ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri,...së fundmi edhe me Erzen Rrustemi, kampion i Europës në boks.
Erzen Rrustemaj karrieren e ka filluar para 3 vjet e gjysmë, respektivisht me 7 prill 2012 në ligën profesionale. Deri me tani ka zhvilluar 12 meqe, të gjitha i ka përmbyll me fitore, prej tyre vetëm një me pikë, të tjerat me nokaut. Edhe pse në dukje karrierë e shkurtër, na delë të jetë shumë e pasur me suksese.
Meqin e parë e ka pasur me hungarezin Attila Toth, ndërsa si meqin më të rëndë në karrierën e deritanishme, Erzeni e konsideron atë të 26.4.2014 kundër Afmir Imamoviq,...edhe përkundër pësimit të dy goditjeve të forta në kokë dhe hundë, arrinë të marrë vetën për të përmbyllur meqin me fitore.
Boksin nuk e bejë për përfitime materiale, por e bëj pse e dua.
Erzeni në boks e gjen kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore, ndërsa inspirimin nga Nuri Seferi. Synim ka arritejn e titullit botëror në kategorinë e rëndë.
Me Nurinë jemi edhe shokë të ngushtë. Poashtu Seferi, Agroni dhe Arnoldi më kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme në jetën profesionale, shtonë Erzeni.
Suksesi i fundit i boksierit Erzen Rrustemi ishte me 27.06.2015 në palestrën Sportpark Lippe, Detmold, Nordrhein-Westfalen, të Gjermanisë, ku shënoi një fitore ndaj boksierit turk Ata Dogan, ështe një përvojë e mirë, do të thoja ndryshe nga të tjerat e cila shërben si mësim për duelin e radhës.
Përveq boksit, Erzeni merret edhe me aktivitete tjera fizike, lexon literatur, poezi nga xhaxhai i tij, poeti Sabit Rrustemi dhe shumë poet dhe shkrimtar tjerë shqiptar.
Secili meq për Erzenin ka qenë i rëndësishëm, por ky i radhës me 24 tetor ne Stadthalle Holzminden, Sollingstr. 101, kundër boksierit gjerman Björn Blaschke e ka rëndësinë e veqantë, pasi fitorja në këtë duel i hapë rrugën për titullin e kampionit botëror.
Erzeni sukseset e tij në ring ua dedikon adhuruesve të tij, vendlindjes dhe mbarë popullit shqiptar.
Erzeni ka bashkëpunim të shkëlqyer me shumë miq në fusha të ndryshme, sukseset e tij i ndanë me njerëzit që e ndihmojnë dhe kujdesën vazhdimisht për sukseset e tij në forma të ndryshme, si: marketing, dizajne, intervista, këshillime, në organizimet e meqeve dhe koordinimin e të gjitha gjërave që ndihmojnë deri tek arritja e suksesit final.
Mirëpo, njëri ndër njerëzit më të përkushtuar në karrierën e Erzenit është këshilltari, dizajneri dhe menaxheri në marketing Halit Nezaj ( Dj-Lita) nga Gjermania , të cilit asnjëherë nuk i shtirret energjija për punë, ndajmë shumë gjëra me njëri-tjetri që të arrijmë aty ku e kemi cakun final-titullin botëror.
Sikur t'i kisha 2 milion të shpenzuara për reklama të qeverisë për pesë boksierët shqiptar, do të arrinja majat e suksesit me djelmoshat tanë, thotë menaxheri Halit Nezaj, për të shtuar tutje...boksi është profesion i vështirë, kërkon shumë punë, përgatitje të gjatë fizike fizike, mund dhe sfida të panumërta, pa anashkaluar as ato materiale.
Në momentin kur dalë në ring, ndjejë përgjegjësi të lartë, ngase aty nuk e përfaqësoj vetëm vetën time dhe familjen, por përfaqësoj kombin tim, andaj të gjitha energjitë i fokusoj që të dalë faqebardhë të nderoj kombin tim,...unë në ring dal si shqiptar, si bir i një kombi të lashtë europian, përfundon uragani i ringut botëror Erzen Rrustemi.
Mungesa e mbështetjes institucionale dhe mungesa e publicitetit nga ana e mediumeve publike të sukseseve të kolosëve të ringut europian dhe botëror, e vërtetojnë qasjen e gabuar të shtetit ndaj qytetarëve të saj.