Sport » Sporti
Besim Xhelili: Shah simultan me Mjeshtrin e Madh të shahut Rainer Buhmann
E shtune, 31.10.2020, 10:36 AM
SHAH SIMULTAN ME MJESHTRIN E MADH TË SHAHUT RAINER BUHMANN
Nga
Besim Xhelili
Me
rastin e hapjes së Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2020, Klubi i Shahut
“Arbëria” nga Vjena, organizoi një turne simultan në shah, me Mjeshtrin e Madh
të shahut Rainer Buhmann.
Klubi
i Shahut “Arbëria” tashmë e disa vite qysh nga dalja në skenë në vitin 2012, si
një grupim i vullnetarëve dhe dashamirëve të shahut në Austri, vazhdimisht ka
korrur suksese të shumta, duke u ngjitur pothuajse çdo sezonë nga një ligë më
lartë. Ai tash garon me grupin A në Ligën e Landit të Vjenës, ekuivalente më
ligën e dytë të shahut në Austri. Grupi B i klubit është gjithnjë shumë aktiv
dhe garon në ligën e tretë të Vjenës.
Tradicionalisht
klubi organizon turne në shah për nder të festave kombëtare, asaj të 28
nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe 17 shkurtit, ditës së
pavarësisë së Kosovës. Në tëtor 2019 klubi organizoi turneun e parë
ndërkombëtar në shah, ku morën pjesë 57 shahistë nga nacionalitete të ndryshme
që jetojnë në Austri. Klubi ka vendosur dhe zhvilluar kontakte të rregullta dhe
korrekte me zyrtarë të federatës së shahut të Vjenës dhe klubet tjera. Për
sukseset e tij kanë shkruar gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Pandemia
globale që ka kapluar botën, ka ndikuar edhe në veprimin e klubit gjegjësisht
në takimet fizike të lojtarëve të shahut. Por, përmes internetit dhe lojrave
online, klubi ka vazhduar të mbajë takime të rregullta dhe turne të përjavshëm
në shah.
Me
rastin e hapjes së Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2020 dhe në
bashkëpunim me këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, klubi
organizoi një shah simultan (shah të njëkohshëm të një mjeshtri me disa
shahistë), ku i ftuar ishte Mjeshtri i Madh i shahut Rainer Buhmann. Takimin e
hapi anëtari i klubit Sokol Çekani, i cili sqaroi shkurtimisht rregulat e
lojës, më pas mori fjalën Kaltrina Durmishi, kryetare e KKSHSHA, pastaj të
pranishmëve iu drejtua Anton Imre, zyrtar i komunës Schwechat nga partia ÖVP
dhe në fund mjeshtri Buhmann. Morën pjesë 14 shahistë të klubit, të cilët i
matën forcat me mjeshtrin Buhmann. Pjesëmarrësit ishin: Anton Marku, Sokol Çekani,
Agron Çika, Fatos Krasniqi, Jaucker Valentin, Kadri Berbati, Hanna Ëehbeh,
Faruk Saiadi, Jahjah Alzahour, Safet Hyseni, Burim Haskaj, Theo Imre, Zef Ukaj
dhe Elvis Ndrecaj.
Ky
aktivitet u mbështet nga qyteti i Vjenës, sektori për sport MA 51 dhe Restauranti
“Kastaniengarten”, me pronar Shpëtim Bujupin, kurse në fund u shpërndanë
mirënjohje për të pranishmit. Klubi falënderon sponsorët si Rrjeti i Bizneseve
të Diasporës Shqiptare për Austri, ndërrmarjet “Albakopie”, “Blakaj Fenster
& Türen’’, “Timi Trans”, “Alushaj”, “Gashi Fenster & Türen”, “Sinani
Bau” etj.
Vjenë,
18 tetor 2020