E merkure, 01.02.2023, 06:55 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Ne dhe një korb

E shtune, 03.12.2022, 06:48 PM


Blerim Rrecaj

Vetëshfletim

Pranë një xhami

Të një lokali të mbyllur

Mbrenda

Në Stacionin Ndërurban

Të Autobusëve

Në Prishtinë

Rrijnë ca libra të Adem Demaçit

Njëri nga ta

Duket se nga mërzia

Po vetëshfletohet

Dhe titullin e ka

“Shkrumbnajë e dashuri”

Ne dhe një korb

Derisa rrijmë në një kafene në mëngjes

Ora nga nëntë e gjysmë niset për në dhjetë

Pranë xhamave me pamje nga jashtë

Këtu diku përqark

Ku së fundmi

Janë renovuar Soliterët e Ulpianës

Nga degët pa gjethe të atij druri

Një korb mbi filxhan këtu pranë vjen e rri

Nxjerr nga xhepi telefonin

Për ta ngrirë këtë çast

Bashkë me korbin në të

Siç balsamoset një shpend a kafshë

Ne me fixhana mbushur kafe e çaj

Korbi në filxhanin e zbrazët

Pranë nesh në atë qoshk lart e jashtë

Brirët

Ia kërkova

Këtij kaprolli

Brirët hua

M’i dha falas

Kujdes tashmë

Unë bart

Brirë të padukshëm

Fluturat e nëntorit

Në një dritare

Të objektit të shkollës

Fluturat vështrojnë

Drunjtë dhe gjethet e zverdhura

Që lëkunden e bijnë në tokë

Dikush u troket fluturave

Dhe pastaj ato fluturojnë

Kah shqiponja dykrenare

E flamurit tonë

Kah fusha e saj e kuqe

Që me petale trëndafilash

E qëndisën fëmijët

Duke kujtuar Marigonën



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora