Kulturë
Mbahet aktiviteti muzikor "Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani”
E enjte, 01.12.2022, 08:59 PM
Një program, dy festa, tri koncerte: Mbahet aktiviteti muzikor "Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani”
Festat
Kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë janë pranë njëra-tjetrës! Më 28 Nëntor
populli shqiptar festoi 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe më 1 Dhjetor
populli rumun nderon Festën Kombëtare në 104-vjetorin e Bashkimit të Madh.
Midis dy popujve tanë një urë e rëndësishme lidhëse janë arumunët, të njohur
ligjërisht prej vitit 2017 si një ndër 9 pakicat kombëtare të vendit tonë. Nisur
nga atmosfera festive, lidhjet e forta e historike mes dy popujve dhe në nderim
e respekt të pakicës arumune java e tretë e nëntorit shënoi edhe organizimin e
aktivitetit muzikor me titull: "Miqësia historike midis dy kulturave
Shqipëri-Rumani. Ditën e premte më 25 nëntor 2022 në Tiranë në Qendrën
Kulturore pranë Katedrales Ortokse u mbajt koncerti i tretë i këtij projekti. Ky aktivitet u mundësua nga
mbështetja e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur në Rumani. Aktivitetet
festive nisën me koncertin në Pallatin e Kulturës më 21 nëntor në Vlorë, vijuan
me koncertin e 23 nëntorit në Korcë në Teatrin “Andon Zako Cajupi” dhe u
përmbyllën të premten në ora 19.00 me një koncert në Tiranë. Në program ishin
përzgjedhur vepra nga kompozitorë rumunë dhe shqiptarë. Ky aktivitet përcoll
gjerësisht edhe nga mediat vendase. Për arsye të rindërtimit të sallës së
Teatrit Petro Marko, në qytetin e Vlorës koncerti u zhvendos në Pallatin e
Kulturës të qytetit bregdetar. Në aktivitetin e mbajtur në qytetin e Korcës publikut
të korcar ju drejtua profesori dhe doktori në muzikologji Pandi Bello I cili u
përqëndrua në lidhjet shumëdimensionale mes dy vendeve tona. Ndërkohë në
koncertin përmbyllës morën pjesë të rinj, anëtarë të komunitetit arumun,
artdashës, miq dhe bashkëpunëtorë. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori I
Rumanisë në vendin tonë, Sh.T Oktavian Sherban ju drejtua publikut duke u
ndalur tek faktet historike që lidhen me ngjarjen e madhe të shpalljes së
Pavarësisë e me hotelin “Continental” në
Bukuresht. Ai u shpreh së aktet e mëdha të historisë së popujve tanë janë
rezultat i përpjekjeve të përfaqësuesve dhe i ftoi të gjithë të pranishmit të
ndiqnin këtë aktivitet që paraprin edhe celjen e festimeve të Festës Kombëtare
të Rumanisë në Shqipëri, një festë që kishte munguar në këto katër vitet e
fundit. Në koncertin e Tiranës audiencës ju drejtua me një mesazh edhe
titullari i Departamentit për Rumunët e Kudondodhur z. Gheorghe Carciu. Fjala përshëndetëse e Sekretarit të Shtetit
z. Gheorghe Carciu ju përcoll të
pranishmëve nga Drejtuesja e Fondacionit Harriet Martineau, znj. Entela
Binjaku.
Në
mbrëmjet muzikore të Korcës dhe të Tiranës publikun e përshëndeti edhe
drejtuesi artistik i këtij aktiviteti muzikor, njëherazi edhe Dekani i
Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve. Projekti “Miqësia historike
midis dy kulturave Shqipëri-Rumani” nisi të promovohej në valët e transmetuesit
publik, RTSH dhe u përcoll gjerësisht nga mediat lokale. Në të trija koncertet
e këtij aktiviteti morën pjesë 50 instrumentistë midis të cilëve edhe
instrumentistë që kanë studiuar në Universitetet rumune. Organizatorët kishin
përzgjedhur Vlorën për të hapur këtë projekt kulturor si qytetin simbol të
Pavarësisë. Në dy vitet e fundit Departamenti për Rumunët e Kudondodhur ka mbështetur
në fshatin Mekat të këtij qyteti edhe një projekt në ndihmë të zhvillimit të
pakicës arumune. Qyteti i Korcës përvecse qytet i kulturës, turizmit dhe I
jetës universitare njihet edhe për praninë e rëndësishme të pakicës arumune.
Edhe ky concert ju drejtua familjeve arumunë të këtij qyteti. Ndërkohë koncerti
në Tiranë ishte përmbyllja e kësaj nisme. Të pranishëm në salë ishin miq e
dashamirës, gazetarë e pjestarë të komunitetit arumun. Në programin e të trija
koncerteve ishin përfshirë vepra shqiptare dhe rumune, por një nga castet
speciale të aktivitetit ishte interpretimi i grupit folklorik arumun i Kavajës
që përcolli për sallën atmosferën e ngrohtë përcjellë në dialektin arumun.