Mendime
Albert Zholi: Enriko Ceko - Shqipëria po shpopullohet nga keq qeverisja dhe korrupsioni galopant
E merkure, 30.11.2022, 08:57 PM
Flet Dr. Enriko Ceko:
Shqipëria po shpopullohet
nga keq qeverisja dhe korrupsioni galopant
-Shqipëria
ka burime të mjaftueshme për një popullsi shumë më të madhe se 2.5 milionë
banorë po keq qeverisja ka sjellë varfëri
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Largimi
i shqiptarëve për në emigrim lidhet me disa faktorë, që janë pikërisht ata që
kushtëzojnë edhe vendet ku shqiptarët kërkojnë të alokohen. Jeta më e mirë për
ta është jeta që bëhet në Perëndim, Britani, Gjermani, etj. Problemi kryesor i
largimit janë pagat e ulta në Shqipëri. Edhe pse borxhi i jashtëm rritet, edhe
pse çmimet rriten, rrogat shqiptare janë më të ulta në Europë. Për më tej dhe
asistenca sociale e familjeve shqiptare është shumë e ulët që nuk arrin as për
të përmbushur kërkesën kryesore në familje bukën e gojës. Këto janë disa nga
problemet që ju do lexoni në këtë intervistë me z. Ceko…
-Rritja
e emigracionit shqiptar edhe vitet e fundit ka vetëm një emër, rritjen e të
ardhurave. Me këto burime që ka vendi ynë me një politikë sociale shtetërore të
detajuar dhe të specifikuar, a mund ta frenojë emigracioni duke rritur rrogat
dhe si?
Në
vitin 1990 Shqipëria kishte rreth 3.5 milionë banorë, një popullsi me
karakteristika homogjene.Tashmë, pas më shumë se 30 vitesh, popullsia e vendit
nuk ka rritje, por rënie galopante. Në Shqipëri ka rreth 2,5 milionë banorë
vendas. Kryesisht me moshë mbi 65 vjeç dhe nën 18 vjeç.Grup moshat e tjera janë
subjekt i emigracionit të shfrenuar.Vitet e fundit vërehet që emigrojnë edhe
qytetarë që i përkasin shtresës së mesme, të punësuar, me paga të larta dhe me
aftësi, njohuri dhe kompetenca të spikatura në fushën ku kontribuojnë.
Largimi
i shqiptarëve për në emigrim lidhet me disa faktorë, që janë pikërisht ata që
kushtëzojnë edhe vendet ku shqiptarët kërkojnë të alokohen.Jeta më e mirë për
ta është jeta që bëhet në Perëndim, Britani, Gjermani, etj.Këto vende janë
pikërisht vendet ku të ardhurat për frymë janë ndër më të lartat në botë.Në rastin
më të mirë, kur këta emigrant arrijnë të orientohen drejt nëtregun e punës në
vendin ku shkojnë, arrijnë të kenë një pagesë optimale, me anë të së cilës
ndihmojnë edhe familjen, apo pjesën e familjes që kanë në Shqipëri.
Shqipëria
ka burime të mjaftueshme për një popullsi shumë më të madhe se 2.5 milionë
banorë. Të mos harrojmë se që në fund të Luftës IIBotërore kishte plane që në
Shqipëri të punësoheshin rreth 6 milionë persona, që me produktivitetin e tyre
të arrinin të furnizonin Evropën me produkte të gatshme dhe gjysëm të gatshme
ushqimore, veshje e tekstile, këpucë, produkte të industrisë së lehtë, etj.
Tashmë bëhet fjalë për mjete, vegla pune dhe makineri e pajisje që burojnë nga
revolucioni i katërt teknologjik dhe punësimi i rreth 6 milionë individëve
është vetëm një shaka e vogël. Duket se vetëm me burimet aktuale të tokës dhe
nëntokës, ka mundësi për më shumë se 10 mlionë vende pune, pa llogaritur
hapsirat shqiptare në rajon, që në një rast bashkimi territori do e shtonin në
mënyrë eksponenciale këtë mundësi.
Emigracioni
mund të frenohet. Ka teknika që disa vende i kanë ndjekur me shumë sukses,
teknika me anë të të cilave kanë bërë të mundur jo vetëm frenimin e
emigracionit, por edhe shtimin e ritmit të rritjes së popullsisë. Kombinimi i
investimeve publike me ato private në zonat rurale dhe suburbane, mbështetja
financiare dhe jo vetëm e të rinjve për të krijuar, inovuar dhe hapur
veprimtari prodhuese në zonat rurale dhe suburbane
mbetet një nga mjetet më të suksesshme në këtë drejtim. Këtë po bën
Portugalia.Këtë po bën Spanja.Këtë po bën Italia, etj. Përgjatë periudhës së
pandemisë, me dhjetra projekte u lançuan nga vendet e Evropës Perëndimore në
ndihmë të brezit tëri për t’i bërë ata të punonin nga shtëpia. Në Shqipëri
pothuajse asnjë.Edhe ato veprimtari që filluan të operonin online, ishin
financime private dhe personale.
Rritja
e pagave është një mjet ekstensiv i mirë për frenimin e emigracionit, por kjo
duhet të mbështetet edhe me luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Një i
ri, që nuk ka lidhje sociale dhe mbështetje, tashmë e ka shumë më të vështirë
të fillojë punë dhe të hapë biznes. Mbështetja sociale, aq e trumbetuar nga ana
e qeverisë, reziltoi në një flluskë sapuni, pasi koncepti i mbështetjes sociale
ka në themel dhënien e mundësisë për të rifilluar jetën, që në fakt është shumë
e vështirë me pagesën për papunësinë dhe mbështetjen sociale qëështë në shifrat
midis 6.000 – 11.000 lekë.Me këtë pagesëkaq qesharake dhe groteske për
respektimin e parimit tëmbështetjes sociale dhe mbështetjes për shkak të
papunësisë, duket se edhe vetë qenësia e shtetit është vënë në shënjestër të
humorit dhe talljes publike.Frenimi i emigracionit dhe mbi këtë bazë edhe
fillimi i rritjes së popullsisë aktive si për moshë pune, ashtu dhe për
riprodhim, kërkon politika serioze dhe me këmbë në tokë. Parrullat për
mbështetjen e nënave me më shumë se tre a katër fëmijë dhe për pagesën që në
ditën e parë të lindjes gjallë të fëmijës me kaq apo aq lekë, janë vetëm mënyra
për të shtuar edhe më tej varfërinë, pasi me këto parrulla mund të gënjehen ata
që nuk shikojnë larg, që janë një numër mjaft i vogël midis të rinjve
shqiptarë.
-
Fondi vjetor për rritjen e pagave në shumën 2.3 miliardë lekë parashikon
rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe
ata arsimorë?
Me
këto rritje a afrohen pagat e këtyre dikastereve me ato të vendeve fqinje? Po
me vendet e BE-së çfarë raporti ruajnë?
Ky
fond është i pamjaftueshëm. Pagat në Shqipëri duhet të rriten me 6% në muaj që
të arrijmë të kapim Kroacinë apo Slloveninë pas rreth 10 vitesh, sikur në këto
vende pagat të mos rriteshin fare për 10 vitet që vijnë, pa pretenduar të kapim
Gjermaninë, Danimarkën apo Belgjikën, etj. Në ditët e sotme, kur edhe
inflacioni është në rritje, shtesa në pagë 6% nuk mjafton as edhe për indeksim,
e jo më për të patur shtesë reale në të ardhura.
Vetëm
dje ishte një lajm se nëdy qytete afër Tiranës, spitalet do mbylleshin për
shkak të mungesës së personelit. Po kështu edhe mbyllja e shkollave fillore,
nëntëvjeçare dhe të mesme në mjaft zona të vendit flet për gjendjen e atyre që
janë të punësuar në sektorët e shëndetsisë dhe arsimit. Largimet nga puna dhe
aspektet demografike në këto zona bëjnë qëjo vetëm të bjerë interesimi për të
punuar atje, por të nxitet largimi jashtë vendit për ata që kanë disa prej
këtyre profesioneve.
-Pedagogët
nisën mësimin. Paga për pedagogët u rrit me 15 %. Rritja me 7 % do të sigurohet
nga buxheti i shtetit, ndërsa 8 % do të financohet nga vetë universitetet. A u
përmbushën kërkesat e pedagogëve?Pse u shua ajo lëvizje?
Personalisht
mendoj se pagat e personelit të sistemit të arsimit dhe specifikisht në arsimin
e lartë nuk janë në përputhje me pagat e kolegëve në vendet përreth dhe në
Evropë.Studentëve shqiptarënë institucionet e arsimit publik ju merren rreth 25
milionë euro në vit në formën e tarifave të mësimit dhe në formën e detyrimeve
të tjera për shërbime që u ofrohen nga ana e këtyre institucioneve.Çfarë bëhet
me këto 25 milionë euro që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por manaxhohen
nga vetë universitetet publike? Paguhen policitë private, për të ruajtur
objektet (ndërtesat e universiteteve) kur në këto objekte ka vetëm dyer e
dritare dhe as kompjutera, as laboratorë, as projektorë, as laptopë, etj që
ndoshta do të donin mbrojtje me polici private. Nga ana tjetër, sa para
shpenzojnë universitetet shqiptare publike për kërkim shkencor nga paratë që u
vjelin studentëve? Pothuajse zero. Kjo është pra arsyeja që akademizma në
Shqipëri nuk ecën, sepse ata që janë manaxherë të parave të studentëve nuk
arrijnë të realizojnë vetë objektivat e arsimit të lartë në vend, dy prej të
cilave janë kushtet optimale për mësimnxënie dhe realizimi i kërkimit cilësor
shkencor. Nëse ka kushte optimale për mësimnxënie dhe financim për kërkim
shkencor, atëhere edhe mundësia për shtesë në pagë nga vetë puna e
universiteteve do ishte shumë më e lehtë për t’u realizuar. Padyshim që buxheti
i shtetit duhet të ketë shumë më shumë qasje ndaj arsimit. Nëse në një vend të
Evropës buxheti i shtetit për arsimin është rreth 8 – 10%, në Shqipëri është
shumë herë më i ulët dhe që këtu lind diferenca në paga midis pedagogëve
shqiptarë dhe atyre evropianë.
-Rritja
e pagës minimale në vitin 2023, në janar 36 000 lekë dhe me synimin për ta çuar
në 38 mijë lekë në gjysmën e dytë të vitit. Kjo rritje a e çon në nivelin
krahasues me vendet e Ballkanit. Po në raport me vendet perëndimore?
Rritja
e pagës minimale në Shqipëri me këto ritme galopante me rreth 2.000 lekë çdo
gjashtë muaj a një vit, është një skemë së cilës i ka dalë boja, me anë të së
cilës shteti po kërkon që të mbulojë me shoshë gropën e skemës së falimentuar
të sigurimeve shoqërore. Duke shtuar me ligj pagën minimale, subjektet private
detyrohen që të paguajnë më shumë në vlerë absolute për sigurime shoqërore,
para që shkojnë për pagesën e pensioneve të atyre që janë sot në pension. Kjo
do ishte positive nëse do shoqërohej me përmirësimin e kushteve të bërjes së
biznesit, sepse do sillte më shumë produktivitet dhe më shumë fleksibilitet për
bizneset për më shumë investime dhe shtim të numrit të punonjësve në
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.Por kështu si po veprohet shtohet edhe më
shumë barra ndaj bizneseve. Nga ana tjetër, kjo shtesë nuk është se na afron me
vendet e tjera në Ballkan dhe aq më tepër me vendet e tjera evropiane, pasi
edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe edhe në Evropë shtimi i pagave ka
qenë prioritet sidomos përgjatë periudhës së pandemisë me skemën që e njohim
tashmë si “helicopter money”. Me pagat duhet një hop i madh cilësor dhe jo hapa
të vogla sasiore.
-
Shumë familje shqiptare jetojnë me asistencë sociale. Kjo asistencë nuk mund të
mbulojë ushqimin familjar.Çfarë sjell në një shoqëri mjerimi i shumë familjeve
të papuna vetëm me asistencën qesharake?
Mbështetja
sociale dhe mbështetja për papunësinë në Shqipëri është qesharake, ashtu
sikundër edhe ju e evidentoni me të drejtë. Nga ana teorike, mbështetja e kësaj
natyre duhet të krijojë mundësi për të dhënë shansin për një rifillim tjetër
për atë që ka humbur vendin e punës për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet.
Por me 6.000 – 11.000 lekë në muaj për një vit, për pagesën e papunësisë dhe
pak a shumë në të njëjtat shifra edhe pagesa e mbështetjes sociale, jo vetëm që
nuk krijojnë mundësi për rifillim, por nuk lejojnë plotësimin e nevojave
minimale për mbijetesë, shtuar këtu edhe rritjen e çmimeve muajt e fundit. Kjo
sjell emigracion dhe rritje të nivelit të kriminalitetit në një shoqëri që
tashmëështë e tejngopur me këto dukuri.
-
Po në vendet fqinje sa është asistenca sociale për të papunët dhe çfarë siguron
ajo?
Shtetet
sociale janë ato shtete ku shpenzimet për transfertat sociale (dmth pa
përfshirë shpenzimet për arsimin) i tejkalojnë 20% të PBB-së.
Politikat
sociale aktive duhet të ndihmojnë në kapërcimin e problemit të rrezikut
moraldhe në vend të financimeve pasive të përfitimeve në para (cash) kërkon
pjesëmarrjen aktive të përfituesit (disa nga masat përfshijnë trajnime dhe
ritrajnime, programe të eksperiencës në punë, politika puna paguan, programe
mirëqenieje në punë, punësim i subvencionuar, etj.
Ballkani
dallohet për varfëri të përhapur, papunësi të lartë dhe ndryshime të tregut të
punës, por Shqipëria dhe Kosova e kanë më shumë të theksuar këtë.
Përqindja
e popullsisë që nuk është në gjendje të plotësojë nevojat bazë është e lartë,
duke nisur nga afro 8% (Serbi, Mali i Zi) deri në maksimale 14.3% në Shqipëri.
NëKroaci,
Serbi dhe Maqedoni, përqindja e popullatës në rrezik për të rënë në varfëri
ishte e lartë, mbi 20%, por në Shqipëri dhe Kosovë kjo shifër është më shumë se
35%.
Sondazhet
për krahun e punës tregojnë se në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi,
një në pesë persona të punësuar punon në ekonominë informale (përkatësisht
20.4%, 19.2%, 22.3%), ndërsa për Shqipërinë ky tregues është një në tre
(34.1%), duke theksuar se kjo shifër ka të bëjë me personat që nuk janë të
punësuar në sektorin jobujqësor. Kjo përqindje e “personave të punësuar” vjen
kryesisht nga shtresat e varfra shoqërore, që nuk kanë as sigurime shoqërore
dhe as mbrojtje sociale, shpesh fitojnë më pak dhe nuk kontribuojnë në të
ardhurat e përgjithshme të buxhetit publik dhe në fondet sociale që sigurojnë
financim për përfitime të ndryshme.Varfëria e përhapur, përqindjet e larta të
punësimit në sektorin informal, dhe sidomos niveli i lartë i papunësisë
vendosin kërkesa të larta në shtetet e brishta sociale të vendeve të Ballkanit
Perëndimor.
Përqindja
e vdekshmërisë foshnjore në vendet e Ballkanit Perëndimor është shumë më e
lartë sesa në vendet e BE-së, me shifra veçanërisht të larta në Maqedoninë e
Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.
Pabarazia
në lidhje me aksesin në kujdesin shëndetësor është një element tjetër i
rëndësishëm.Kështu, për shembull, në Shqipëri, përqindja e pagesave nga xhepi
përfaqësonte pothuajse gjysmën e totalit të shpenzimeve për kujdesin
shëndetësor. Përqindja përkatëse e këtyre pagesave është po ashtu e lartë në
Malin e Zi (42.8%), Maqedoni e Veriut dhe Serbi (36.7% dhe 36.6%)
Shqipëria
spikat po ashtu edhe për shpenzimet shumë të ulëta në sferën e arsimit (2.9%)
dhe shëndetsisë (2.8%).
Shqipëria
ka mbështetjen më të ulët sociale në Ballkan.
Në
Shqipëri, përqindja e pagesave nga xhepi përfaqësonte pothuajse gjysmën e
totalit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Përqindja përkatëse e këtyre
pagesave është po ashtu e lartë në Malin e Zi (42.8%), Maqedonine e Veriut dhe
Serbi (36.7% dhe 36.6%).