Kulturë
Remzi Limani: Mrekullit në fushën e grafikës figurative të Prof. Fatmir Krypa
E shtune, 26.11.2022, 08:08 PM
MREKULLITË NË FUSHËN E GRAFIKËS FIGURATIVE TË PROF. FATMIR KRYPA
Arti
i krijuesit në fjalë, mëvete ka thellësinë e substancës së krijimtarisë të
stampuar me vulën e së vërtetës, që konsiderohet gjëja më thelbësore në
marëdhëniet e artit dhe të kulturës të përmbledhura në fokusin e identitetit
tonë kombëtar
Shkruan:
Remzi Limani
Universi
i grafikës figurative në veprat e prof. Fatmir Krypa, patjetër përmbanë
substancën themelore të kulturës, etnografisë autoktone të kohës dhe hapsirës,
të së kaluarës dhe të së ardhmës si proces i emancipimit, strukturuar në vulën
e së vërtetës, si produkte të mendjes kreative të një artisti qëmoti të
dëshmuar në panoramën e artit dhe të kulturës në përmasa të një arti modern
gjithandej i pranuar. Këtu vlenë të përmenden grafikat e realizuara në
akuatintë siç janë: "Emancipimi" (1974), "Hasjanja" (1978),
"Malësorja dhe pema" (1980)e deri tek shtresimet e formave të
ndryshme grafike deri më sot, realizime këto, me të cilat z. Krypa radhitet
ndër mjeshtrat më të mëdhenj të artit grafik, të veprave me vlera të përmasave
ndërkombëtare, për çka dëshmojnë çmimet e shumta në arenën kombëtare dhe atë
ndërkombëtare. Pra, arti i krijuesit në fjalë, mëvete ka thellësinë e
substancës së krijimtarisë të stampuar me vulën e së vërtetës, që konsiderohet
gjëja më thelbësore në marrëdhëniet e artit dhe të kulturës të përmbledhura në
fokusin e identitetit tonë kombëtar.
Pra,
krijuesi Fatmir Krypa, pa dyshim ka aftësinë superiore për të dëpërtuar në
shoqërinë njerëzore, që përmes artit të tij të kuptohen rrënjët e një kulture
të lashtë. Të venerohen rëniet dhe ngritjet e një etnosi nëpër shtjellat e
historisë së njerëzimit.