E premte, 26.04.2024, 01:30 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Më vrisni”

E premte, 11.11.2022, 08:50 PM


Selim Xhaka, lindur në vitin 1925 në Mirovcë të Podujevës, ardhur në Shqipëri më 16.12.1960, u arrestua më 28.6.1961. U dënua me dy bashkatdhetarë të tij, të cilën edhe ata nuk e njihnin ferrin e Shqipërisë internacionaliste të bacë Enverit. Shkruan letra të shumta nga Burgu i Burrelit se ishte i sëmurë nga tuberkulozi, etj. Në letrën tjetër të datës 16.4.1968 drejtuar anëtarëve të Byrosë Politike, midis të tjerash, shkruan:

“U sëmura në punë në Kampin nr.307. Tash jam duke vuajtur me të gjitha. Ju lutem shumë zotërinj, të merrni masa për jetën time të shuhet. Ju lutem në qoftë se nuk merren masa të shpejta, më mirë jepni një urdhër të më vrisni”.

Megjithatë, e ridënuan në vitin 1976 kur vuante dënimin në Repartin nr.303 Ballsh me maksimumin e dënimit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora