Kulturë
Remzi Limani: Ekspozitë e fotografisë artistike
E hene, 12.09.2022, 07:10 PM
EKSPOZITË E FOTOGRAFISË
ARTISTIKE
Pak fjalë për ekspozitën e fotografisë artistike
e titulluar "S'du me t'pa, du me t'ndie", e shpalosur nga krujuesi
ynë, Fahredin Spahija.
Pasqyrimi
i të bukurës trupore në formën dhe kohën e këngës së vet, na jep të pjekurat e
saj, të hazërta për vjeljen e dritës së ramë mbi kurmin e një gruaje të
zhveshur, ku lindë e perëndon njeriu, ku bie drita e hënës dhe pikon dielli i
pjekur...
Shkruan:
Remzi Limani
Ashtu,
sikurse në pëllëmbë dore, mbase edhe nga të gdhendurat në mendjen e krijuesit,
nudot e shkrepura nga artisti Fahredin Spahija, shpalosen në kohën e
pjellshmërisë së saj, për të marrë udhë nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme ku
heqen vellot e nuseve të lulme. Ndaj, imazhet e fokusuara nga krijuesi, Spahiu,
pakapërcyeshëm zhyten këndshëm në
bebëzat
e syrit të artdashësve, për ta kuptuar dhe kapur të bukurën, dalë nga dritat e
mesnatës, ku shpalosen dritëhijet e konfiguracionit trupor plot bollëk
lakmish...
Këtu
pra, sllogani e ekspozitës, "S'du me t'pa, du me t'ndie", nuk është
rastësi por një kuptim i një thjeshtësie filozofike, se çdo gjë është e kotë
nëse nuk e ndiejmë...Pra, kjo konsistencë e imazheve dhe ndjenjave që i
përjetojmë në ekspozitën e Fahredinit, na jepin lidhshmërinë e pjesëve
përbërëse, të dukjes dhe imagjinatës së prekjes që bëhet sipas rregullave
konvencionale. Pra, edhe kohezioni si forcë që mban të bashkuara molekulat e
një trupi, edhe në këtë pasqyrim të së
bukurës kemi një përputhje të plot të asaj që e shohim dhe të asaj që e
paramendojmë si konstrukt të mendjes dhe imagjinatës sonë - imagjinatë të cilën
na dhuroi Fahredin Spahija, të mendojmë ashtu siç e kap mendja e çdo shikuesi.