Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Mosekzekutimi i pagave për mësuesit është marrëzi
E shtune, 03.09.2022, 07:59 PM
Blerim Latifi:
Mosekzekutimi
i pagave për mësuesit në fund të muajit është marrëzi, pa asnjë dyshim.
U
tha se një gjë e tillë e paska edhe një bazë ligjore. Por janë disa situata
morale kur rregulla ligjore dhe drejtësia nuk përputhen me njëra tjetrën, i
kundërvihen njëra tjetrës, dhe kjo me pagat e mësuesve bën plotësisht pjesë në
këto situata.
Drejtësia,
para se të jetë rregull pozitive, është kategori morale, e lidhur në mënyrë të
pandashme me dinjitetin e qenies njerëzore. E ky dinjitet shembet për tokë kur
njeriut që e pret me padurim pagën në fund të muajit, i thua se nuk ka pagë për
ty.
Marrëzia
tjetër: përpjekja me e diskreditu kombëtarisht kryetarin e sindikatës së
mësuesve.
Tjetra:
përpjekja me i denigru vetë mësuesit, duke i fy në mënyrat më të ulëta të
mundshme.
E
thotë Fridrih Niçe diku: kur përpiqesh të mbrosh një marrëzi përfundon duke i
bërë dhjetë marrëzi të tjera.
_______________
Ka
qenë një kohë kur për dhunën ndaj grave e vajzave nuk flitej fare, sepse ajo
nuk raportohej. Në vend të denoncimit, gratë zgjidhnin heshtjen dhe pajtimin me
frikën e shtypjen.
Sot
po flitet për këtë dhunë, sepse gratë po e denoncojnë atë. Po e denoncojnë,
sepse kanë filluar të çlirohen nga ideologjitë që e justifikojnë dhunë
mashkullore mbi to.
Denoncimi
tregon se ato kanë filluar ta mposhtin frikën, e mposhtja e frikës është hapi i
parë drejt çlirimit
Mposhtja
e frikës fillimisht i tërbon sundimtarët. I bën edhe më agresivë e të dhunshëm,
por në këtë sjellje ata nuk bëjnë tjetër përveçse tregojnë se sundimi i tyre i
ka ditët të numëruara.
Si
thotë ajo urtia filozofike: Në fillim të përqeshin, pastaj të kundërvihen dhe
në fund të pranojnë. Edhe shoqnitë patriarkale njëjtë veprojnë: në fillim e
përqeshin emancipimin e grave, pastaj i kundërvihen atij dhe në fund detyrohen
ta pranojnë.
Sepse
një popull që do të jetë i lirë, nuk mund të jetë i tillë pa lirinë e gjysmës
së tij.
_______________
A
e keni pa qysh shumë prindër i drejtohen djalit të tyre: Ty t'ka baba mafi!
Dhe
pastaj vjen një ditë kur ai përnjëmend bëhet mafi, do të thotë delikuent,
kriminel, dhunues, psikopat, me fjalë të tjera, njeri që e gjenë kuptimin e
jetës tek paligjshmëria.
Sepse
gjithçka fillon me gjuhën, me kriminalizimin e saj.
Një
gjuhë e kriminalizuar gjithmonë prodhon kriminelë faktikë. Sepse, siç thotë një
teori e njohur psikologjike, njeriu mëson të sillet sipas etiketës që ia vendosin
të tjerët. Sidomos fëmijët e të rinjtë.
_______________
Meqë
jemi në ditët e festës së rrushit në Rahovec, ja kjo hartë e vitit 1693, e
hartografit venecian Vincenzo Coronelli, e cila na e dëshmon traditën e vjetër
të vreshtarisë rahoveciane. Aty dallojmë Rahovecin e Gjakovën dhe fushën e
madhe me vreshta që shtrihet mes tyre. Në hartë dallohen edhe Prizreni,
Suhareka dhe katundet Piranë e Bishtazhin.
_______________
Lëvizja
Vetëvendosje - parti e majtë.LDK - parti konservatore.Sindikatat ankohen tek e
dyta për mospërfilljen që po ua e bën e para. Ky është edhe një shembull që na
tregon se sa të kota dhe qesharake janë pretendimet për dallime ideologjike në
politikën kosovare.
_______________
Në
njëfarë mënyre po m'pëlqen kjo ide! Zuzarët, me trurin e mbushur plot dokrra
mesjetare e patriarkale, nuk kuptojnë gjuhë tjetër.