Mendime
Alma Lama: Serbia nuk do te pranoje asnje asosacion pa kompetenca ekzekutive
E premte, 05.08.2022, 07:43 PM
Alma Lama:
SHBA-te
kane qene perhere te qarte se Asosacioni nuk do te kete kompetenca ekzekutive,
pra deklarata e Eskobarit nuk perben lajm. E re eshte qe udheheqesit e Kosoves
e kane fshehur kerkesen e qarte te Sekretarit Blinken per te respektuar
marreveshjen per asosacionin. Po keshtu e re eshte se ata kerkojne shprehimisht
qe modeli te merret nga ndonje vend europian.
Problemi
eshte se Kosova ne bisedimet e Vienes ka shkuar deri ne kufi te funksionimit te
shtetit me kompetencat qe iu jane dhene komunave serbe dhe me procesin e
decentralizimit, ku ne menyre artificiale u krijuan disa komuna me shumice
serbe.
Nga
ana tjeter vendet e BE-se jane demokraci dhe si te tilla i kane zgjidhur
kontestet me pakicat me rregullime te brendshme, pa e cenuar apo rrezikuar
sovranitetin e njeri -tjetrit, keshtu qe modelet ekzistuese veshtire se do i
pershtaten realitetit ballkanik.
Ne
rastin e Kosoves me Serbine, kemi te
bejme me pretendime territoriale dhe asosacioni i kerkuar nga Serbia, eshte
vetem mjeti per te realizuar qellimin ne fjale.
Amerikanet
pra, kane kerkuar prej fillimit kreativitet nga institucionet e Kosoves per
asosacionin, nderkohe qeveria aktuale e ka marre detyren e qarte ne Washington
qe te veproje.
E
ky veprim eshte plotesisht ne kundershtim me retoriken e perdorur nga VV kunder
“zajednices” deri tani, per te deklasuar kundershtaret politike, por ky nuk
eshte problem i amerikaneve, por i atyre qe kane besuar.
Problemi
i vertete eshte se Serbia nuk do te pranoje asnje asosacion pa kompetenca
ekzekutive, dhe keshtu do te bllokoje arritjen e nje marreveshjeje
perfundimtare me Kosoven qe rezulton me njohje te ndersjellte.