Mendime
Kasam Shaqirvela: 'Nuk jemi një'!
E hene, 01.08.2022, 07:45 PM
ME
SHKAS
[nga
shkrimi, Teza "nuk jemi një", është sërbe(sip(f)tari i albanci)]
Nga
disa kokëboshë si çifti i Halil Matoshit, Nexhmedin Spahiut dhe të tjerëve që po mundohen të shpikin
"kombin kosovar" janë në shërbim të qarqeve të huaja, ...të cilat
qarqe, shoviniste e gjenocidiste, shpesherë,kanë gjetur
"jatak"(shtrat) te disa shqipfolës por jo dhe te kombi shqiptar...Të
mundohesh, në këtë kohë, pas luftës së mbrëme e cila qe jo vetëm në Kosovë por
në tërë tokat shqiptare ..e them këtë për arsye se pjesa më e madhe e
popullatës shqiptare nga Kosova u dynd në Maqedoni e Shqipëri, nëse e para
ishte në linjën e për të frontit, këta të dytat ishin në prapafrontin apo vijën
e dytë të frontit bashkë me logjistikën e luftlës në Kosovë...
Pra
nuk na habit fakti që këta "misionarë gri" dhe fort të zymtë nuk janë
të parët, e sojit të vet,...para këtyre
patëm edhe shqipfolës të tjerë që iu badhkangjitën sajesës "komb
jugosllav" në krijesën politike dhe artificiale, të quajtur
Jugosllavi....?! Të gjitha këta teori të zeza janë sterile, ashtu siç ishte
edhe teoria e vëllazërim-bashkimit jugosllav dhe ajo e Enver Hoxhës në larjen e
trurit të shtetasve të Shqipërisë duke u përpjekur me mish e me shpirt të
krijojë "lajt fenin" shqiptar. Por fati deshti që erërat e
demokracisë i larguan këto mjegulla të zeza..të cilat në forma të ndryshne, pra
duke ndëruar petkun por ngelin të njëjtat në qëllimin e tyre asimilues e
shkatërrues të gjenit shqiptar dhe shqiptarizmit, herë pas here duken në
nënqiellin shqiptar..bile edhe me ngjyrime e dogma fetare siç i kemi parë kohët
e fundit kudo ku jetojnë shqiptarët me aktivitetin e shtuar të ndërtimit të
objekteve fetare, në emër të donacioneve "bamirëse", ngjashëm me
projektin e atikizimit të Maqedonisë, Shkupi 2014. Erues i përbashkët i të
gjithë kësaj është sintagma romake, "Divido et impera"?!
Kjo
veprimtari e përçarjes pë të sunduar më lehtë po vazhdon edhe sot nga të
huajt anekënd trojeve të qrbrit, përmes
kolonës së pestë dhe argatëve vazalë që flasin shqip e mendojnë joshqip...
Madje
edhe nëpër institute siç janë Akademitë dhe Institutet historike e
albanologjike...dhe jo vetëm ku, shqiptarëve u duhet ta dëshmojnë atë që ua
kanë lënë të parët e tyre stërgjyshërit pellazgë përmes katragjyshërve ilirë,
gjyshërve arbanë e baballarëve shqiptarë kurse të tjerëve(lexo: aqmiqve tonë
shekullor)..duke ua pranuar si të vetën atë që e kanë grabitur e zaptuar nga ne
shqiptarët; a nuk thonte edhe xhaxhi Enver se: " grekëve le tu jepet ajo
që u takon, ndërsa shqiptarët le ta dëshmojnë prejardhjen e tyre ilire",
çfarë absurdi, çfarë të rëna thika pas shpine e shpime brinjëve, ...?!
Kasam
Shaqirvela