E premte, 26.04.2024, 11:07 PM (GMT+1)

Mendime

Kasam Shaqirvela: 'Nuk jemi një'!

E hene, 01.08.2022, 07:45 PM


ME SHKAS

[nga shkrimi, Teza "nuk jemi një", është sërbe(sip(f)tari i albanci)]

Nga disa kokëboshë si çifti i Halil Matoshit, Nexhmedin Spahiut  dhe të tjerëve që po mundohen të shpikin "kombin kosovar" janë në shërbim të qarqeve të huaja, ...të cilat qarqe, shoviniste e gjenocidiste, shpesherë,kanë gjetur "jatak"(shtrat) te disa shqipfolës por jo dhe te kombi shqiptar...Të mundohesh, në këtë kohë, pas luftës së mbrëme e cila qe jo vetëm në Kosovë por në tërë tokat shqiptare ..e them këtë për arsye se pjesa më e madhe e popullatës shqiptare nga Kosova u dynd në Maqedoni e Shqipëri, nëse e para ishte në linjën e për të frontit, këta të dytat ishin në prapafrontin apo vijën e dytë të frontit bashkë me logjistikën e luftlës në Kosovë...

Pra nuk na habit fakti që këta "misionarë gri" dhe fort të zymtë nuk janë të parët,  e sojit të vet,...para këtyre patëm edhe shqipfolës të tjerë që iu badhkangjitën sajesës "komb jugosllav" në krijesën politike dhe artificiale, të quajtur Jugosllavi....?! Të gjitha këta teori të zeza janë sterile, ashtu siç ishte edhe teoria e vëllazërim-bashkimit jugosllav dhe ajo e Enver Hoxhës në larjen e trurit të shtetasve të Shqipërisë duke u përpjekur me mish e me shpirt të krijojë "lajt fenin" shqiptar. Por fati deshti që erërat e demokracisë i larguan këto mjegulla të zeza..të cilat në forma të ndryshne, pra duke ndëruar petkun por ngelin të njëjtat në qëllimin e tyre asimilues e shkatërrues të gjenit shqiptar dhe shqiptarizmit, herë pas here duken në nënqiellin shqiptar..bile edhe me ngjyrime e dogma fetare siç i kemi parë kohët e fundit kudo ku jetojnë shqiptarët me aktivitetin e shtuar të ndërtimit të objekteve fetare, në emër të donacioneve "bamirëse", ngjashëm me projektin e atikizimit të Maqedonisë, Shkupi 2014. Erues i përbashkët i të gjithë kësaj është sintagma romake, "Divido et impera"?!

Kjo veprimtari e përçarjes pë të sunduar më lehtë po vazhdon edhe sot nga të huajt  anekënd trojeve të qrbrit, përmes kolonës së pestë dhe argatëve vazalë që flasin shqip e mendojnë joshqip...

Madje edhe nëpër institute siç janë Akademitë dhe Institutet historike e albanologjike...dhe jo vetëm ku, shqiptarëve u duhet ta dëshmojnë atë që ua kanë lënë të parët e tyre stërgjyshërit pellazgë përmes katragjyshërve ilirë, gjyshërve arbanë e baballarëve shqiptarë kurse të tjerëve(lexo: aqmiqve tonë shekullor)..duke ua pranuar si të vetën atë që e kanë grabitur e zaptuar nga ne shqiptarët; a nuk thonte edhe xhaxhi Enver se: " grekëve le tu jepet ajo që u takon, ndërsa shqiptarët le ta dëshmojnë prejardhjen e tyre ilire", çfarë absurdi, çfarë të rëna thika pas shpine e shpime brinjëve, ...?!

Kasam Shaqirvela



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora