Mendime
Kimete Berisha: Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!
E hene, 01.08.2022, 07:59 PM
Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!
Nga
Kimete Berisha
Që
nga dita kur e kanë marrë pushtetin flasin ekskluzivisht për luftë, për
konflikte, për armikun e jashtëm dhe për armikun e brendshëm, flasin për 20
vite të humbura të Kosovës në Liri, flasin fjalë të mëdha, ia tregojnë vendin
Rusisë; sillen si superfuqi botërore, e këshillojnë BE-në se si duhet të
sillet, e mësojnë NATO-n se si duhet të veprojë.
Dhe
i urrejnë gazetarët.
Vetëm
Unë e Ti - dhe bota është e jona.
Duan
ta zbulojnë një Liri tjetër.
Duke
e shpallur Lirinë e UÇK-së të korruptuar.
Vjosa
Osmani dhe Albin Kurti e kanë degraduar Kosovën, e kanë varfëruar, e kanë
zbrazur dhe e kanë bërë karikaturë të nivelit botëror.
Nuk
e di çfarë i mundon tjetër, por e di që vuajnë për të qenë heronjë.
Askush
nuk të ndal të bëhesh heroinë - urdhëro zonjë, por ka shkuar ajo koha kur Ty e
Prindonin vjen "pushtuesi" ju merr me aeroplan, e ju shpëton nga
lufta, e ne masakrohemi
As
nuk përsëritet më fati i Albin Kurtit që të bëhesh veteran - pa pasur nevojë të
luftosh.
Temat
e mëdha, arketipe, si lufta, mund të jetë atraktive vetëm për atë që nuk e ka
provuar luftën dhe për atë që nuk e di se kushdo që e ka provuar luftën - për
të lufta kurrë nuk ka përfunduar.
Kushdo
që sot e ka parë Kryeministrin Kurti në konferencë me Xhelal Sveçlën, e ka
kuptuar se ai e ka kokën e nxehtë, se nuk e ka situatën nën kontroll dhe se
është krejtësisht i vetmuar.
Djersitej,
ishte i mllefosur, dhe fliste si një kryeministër që ia kanë marrë pushtetin
paramilitarët serbë!
-
Paramilitarët serbë, "Rojat e Urës", marrin rroga nga qeveria e Albin
Kurtit, pa punuar në Institucione, por duke luftuar kundër Institucioneve.
Qeveria
Kurti u bën zullum shqiptarëve në Institucione, por paramilitarët serbë i
paguan me pare (me rrogë mujore), për ta kall flakë veriun;
-
Kryeministri Albin Kurti në konferencë tha: Situata në Veri nuk varet nga unë,
nuk varet nga Kryeministri, nuk varet nga ministri i policisë, nuk varet nga
Policia e Kosovës
Po
nga kush varet - tregoi kryeministri - pa e pyetur 'kush.
-
Situata në Veri, tha, varet nga kriminelët serbë.
Kryeministri
është dorëzuar para kriminelëve: ka shfaqur shenja të pafuqisë, të depresionit,
të vetmisë, të frikës dhe të nervozës së madhe.
Kur
nuk frikësohet, vishet si Zelensky.
Mbrëmë
e kish zgjedhur kravatën ngjyrë ushtarake.
Sot,
ngjyrë lejlja.
(Lejla
ti nuk e di se sa i lënduar jam, bash në zemër, Lejla..
.a
edhe ti po më lë - Lejla).
-
Kryeministri ia dorëzoi pushtetin kriminelëve serbë, kur tha se: do ta tërheqin
vendimin për reciprocitet nëse serbët i tërheqin barrikadat.
Si
në filma me pengmarrës.
-
Ku mbeti rivaliteti i Vjosa Osmanit me Putinin, të cilin krejt bota së bashku
nuk e provokon më shumë se Vjosa Osmani - e vetme.
Nga
nata e mbrëmshe u kuptua se Kosova është në duar të dy ego-manjakëve, të cilët
nuk ka ushtri në botë që i shëron nga komplekset.
Ironia
është se luftëtarët e UÇK-së, që nga përfundimi i luftës, flasin për paqe,
kurse ata që kanë ikur nga lufta, dhe ata, familjarët e të cilëve kanë qenë
milicë të Serbisë, ata flasin veç për luftën dhe provokojnë konflikte.
Serbët
e kanë seriozisht.
Ka
mundësi që tek mbrëmë e ka kuptuar Kryeministri Kurti, se serbët e kanë
seriozisht.
Unë
që jam rritur dhe kam jetuar në Veri, e di, që për një çast, pa pritur e pa u
kujtuar, e gjithë hyrja e banesës, me gra, me pleq e me fëmijë janë armatosur
kundër shqiptarëve.
Këtu
seriozisht nuk e ka veç Vjosa Osmani me Albin Kurtin.
Asnjëri
nuk kanë fuqi ta menaxhojnë alarmin e Veriut, se lëre ti të menaxhojnë diçka më
shumë.
-
E Rakiqin, pse emrin e Rakiqit nuk e përmend!
Pse
kryeministri bëhet sikur nuk e sheh Rakiqin, duke i mësuar serbët se si t'i
luftojnë institucionet e Kosovës?!
-
Ke hyrë në negociata me një shtet që nuk ka kërkuar falje për vrasjen e 1400
fëmijëve shqiptarë!
Çka
paske pritur ti?
Që
Aleksandër Vuqiç (hatri yt) ta marrë seriozisht një targë automjeti, një
dokument identifikimi, kur nuk e merr seriozisht gjakun e fëmijëve shqiptarë të
masakruar nga policia e tij!
-
Serbinë nuk e kemi idol, nuk e kemi model, që të veprojmë siç vepron ajo.
Nëse
Serbia i shkel shqiptarët, ti s'ke nevojë t'ia kthesh me reciprocitet.
E
keqja nuk kthehet me reciprocitet.
Zullumi
nuk kthehet me zullum.
Duam
Drejtësi.
Drejtësia
e zgjidh problemin. Jo barazia në të keqen.
Nëse
ti je i keq me mua - unë ta kthej me të keq: Jo. Nuk shkon ashtu.
Aq
më tepër që atje e kemi Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.
Për
hir të tyre ne duhet të sillemi ndryshe nga Serbia.
Sepse
vërtetë jemi ndryshe nga Serbia.
Ne
jemi viktima - që nuk gjetëm Drejtësi.
Nëse
Serbia i shkel shqiptarët, ne s'kemi nevojë ta shkelim askënd.
Jo
ta imitojmë një shtet armik.
Kjo
nuk është "betejë politike", është betejë e Albin Kurtit me teneqe
dhe me letra të kota.
P.S.
Kryeministri e privatizoi edhe "të vërtetën".
I
këshilloi shqiptarët që ta dëgjojnë vetëm atë dhe Sveçlën, se sipas tij, vetëm
ata e thonë të vërtetën.
Ne
të tjerët, gazetarët shqiptarë, me apo pa vetëdije, sipas tij, punojmë për
Serbi.
Më
vjen keq sa poshtë i ka ra katuni.
https://www.facebook.com/kimete.berisha