Mendime
Zenel Çeliku: Ballkanit Perëndimor në BE apo nen influencen ruso-kineze???
E shtune, 16.07.2022, 06:02 PM
Ballkanit Perëndimor në BE apo nen influencen ruso-kineze???
Nga
Zenel Çeliku
Shumë
herë është thënë e stërthënë se Ballkani Perëndimor (BP) rrezikohet ngai
influenca ruse dhe kineze, që do të thotë se nëse BE-ja nuk vepron shpejt,
brënda Europes do të ketë një vrimë të zezë që Europa plakë nuk do të mund ta
zgjidh më këtë problem I cili do të ngelet në duart dhe planet ogurzeza
ruso-kineze. Tani Shqipëria dhe Republika e Maqedonise së Veriut (RMV) janë në
prag të hapjes të negociatave me BE-në, por nga ana tjeter vërejmë opozitën
maqedonase me qëndrime të forta kundra propozimit francez për zgjidhjen e
ngërçit Bullgari-RMV. Kjo situate kuptohet hapur fare se qëndrimet e opozitës
maqedonase kanë ndikim rus. Duhet të kuptojmë se rreziku rus është tek pragu I
derës, ndaj BE-ja po humb koh duke i lënë terren rusisë dhe investimeve kinezë.
Meqënëse hapja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV është konsideruar në blok
njëherazi për të dyja vëndet, këtu Shqipëria po penalizohet mjaft keq.
Për
të qënë të qartë lidhur me influencën ruse në BP, le të shikojmë ditët e fundit
në RMV ku po bëhet një zurmë e madhe për miratimin e planit francez që të hapen
negociatat BE – RMV. Për ta besuar influencën ruse në Rajon, vërejmë protestat
e maqëdonasve jashte parlamentit, protesta të agravuar aq sa ka rrezik të
destabilizojnë këtë vënd të BP. Mbas kësaj zhurme plot rreziqe, thuhet që janë
partnerët e Rusisë brënda opozitës në RMV. Popujt e këtij rajoni e vërejnë
rëndësinë dhe rolin e BE-së për ndryshim dhe jetë më të mirë, por ata
gjithashtu nuk janë të kënaqur me përparimin e vendeve të tyre në rrugën drejt
BE-së. Tashmë pyetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor është, BE-ja e ka
seriozisht apo do e zvarris pa fund integrimin e këtij Rajoni në BE? A do të
vazhdoi BE-ja me premtime boshe, asgjë konkrete, apo do e lerë topin në fushën
ruse ???
Në
gjykimin tim, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces
interesash reciproke, një lloj transaksionesh ku përfiton shumë BE &
Ballkani Perëndimor në shumë aspekte. Pa diskutim, BE-ja kur t’a integroi BP,
këtë Rajon shumë të rëndësishëm, do të përfitojë mjaft sepse kështu BE-ja do të
marrë formatimin e saj përfundimtar dhe do të bëhet një aktor dhe faktor i
fuqishëm gjeopolitik. BP do të ofrojë siguri dhe bashkëpunim ekonomik, por
gjithashtu zgjidhje dhe ide për sektorin biznesit i cili është në rritje. Shumë
ekspertë kanë thënë se e ardhmja e Europës është e lidhur edhe me integrimin e
Ballkanit Perëndimor, thënë kjo, se gjeopolitika e BE-së është shumë e lidhur
me integrimin e BP në familjen europiane. Nëse BE-ja vonon me premtimet e saj
boshe për integrimin e këtij Rajoni, nëse BE dëshiron që të përfundojë proçesin
e integrimit të Ballkanit Perëndimor, gjë që ka filluar në vitin 2003, nëse do
të tregojë se është një lojtar i fuqishëm gjeopolitik, duhet të realizojë atë
pa humbur kohë, ndryshë mozaiku I këtij Rajoni do të ngelet peng dhe ngërç I
madh gjeopolitik por jo në interesin e Europës. Dikutimet dhe mendimet e
shoqërisë rajonale në BP janë fokusuar në mënyrat e përmirësimit të procesit të
zgjerimit dhe integrimin e BP në BE. Shtetet e e këtij Rajoni duhet të rrisin
kapacitetet e tyre, ndërsa BE-ja nga ana e saj duhet të bëjë të njëjtën gjë,
Vëndet e BP mund të ndihmojë në arritjen e synimeve për zhvillim të qëndrueshëm
dhe se kompanitë e ndyshme të madhaja nga Rajoni, mund të ofrojnë mundësi të mira
partneriteti me kompanitë europiane. Kjo strategji nuk mund të arrihen nga
shtetet individuale, ndaj këto probleme mund të zgjidhen vetëm globalisht.
BE
duhet të rrisë kapacitetet e saj absorbuese duke diversifikuar portofolin e saj
në të cilët trajtohen shtetet e BP në nivel evropian. Rajoni ynë (BP) duhet të
përfishet në mekanizmat tashmë ekzistuese të BE-së, në reformat e guximshme siç
është në aspektin e gjyqësorit, raportet e sundimit të ligjit, lufta kundër
krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe gjithshka që këto vende të
dijnë se çfarë të përmirësojnë. Mirpo edhe brënda BP ka problem të ndryshme që
shfaqen herë pas here qëndrimer rradikale të urrejtjes ndëretnike, kjo e bën
shumë të vështirë bashkëjetesën midis popujve të BP, ndaj ndërhyrja potenciale
e BE në BP do të jetë efikase dhe historike pikërisht në këto drejtime e pastaj
në integrimin e tyre ne Europë. Që këto problem të ofrohen pranë zgjidhjes, BE
duhet të theksojë tolerancë zero ndaj gjuhës të urrejtjes dhe fushatave për
njollosje. Mendoj se është shumë e rëndësishme që BE-ja të ofrojë mbështetje të
qëndrueshme, këmbëngulëse dhe serioze pikërisht në këto drejtime. Një shëmbull
I mirë është ti referohemi Kongresit Rinor Kombëtar në Shqipëri, i cili është
fokusuar në perspektivën e të rinjve në vënd dhe në Rajon, duke theksuar se
shetet e BP kanë humbje kolosale për shkak të ikjes të trurit nga moshat e
reja. Këtu janë shumë arësye për të qëndruar, por një punë shumë këmbëngulëse
për integrimin e të rinjve, sigurisht edhe me ndihmën dhe investimin e BE-së,
do të ishte shpëtimtare për këtë plage rajonale.
Në
këtë këndvështrim ka shumë rëndësi në përmirësimit të mekanizmave për
bashkëpunim intra-rajonal, duke mirëkuptuar nevojave e të rinjve në BP. Duhet
ta kuptojmë migrimin e fuqisë punëtore dhe ikja e trurit nga BP që bëhet për
një jetë më të mirë. Me politika efikase të gjithanshme nga qeveritë e BP edhe
me ndihmën e BE-së, fare mirë mundet të shfrytëzohet të gjitha mundësitë që
ndalojnë këtë emoragji largimi nga të rinjt e BP, por nga ana tjetër mundet të
inkurajojmë migrimin qarkullues gjë e cila do të ketë përfitime nga të gjitha
palët.
Në
përfundim mendoj se, nëse do të merren parasyshë këto variante për integrimin e
BP në BE, me siguri Rajoni ynë kurrsesi nuk do të jetë nën influencën
ruso-kineze, përkundrazi do të largohen edhe ata që sot në mënyrë të kamufluar
janë pro rus edhe pro investimeve kineze të cilat më pas do të evidentojnë
varësi nga Kina. BE-ja duhet të nxitoi dhe me vepra konkrete të integroi BP
brënda familjes së saj, kështu do ti thuhet-STOP ruseve dhe kinezëve në
Ballkanin Perëndimor.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency 16
Korrik 2022