Mendime
Enver Bytyçi: Këta edhe deklaratat i mbajnë me instrikusione nga Beogradi!
E marte, 12.07.2022, 07:01 PM
Këta edhe deklaratat i mbajnë me instrikusione nga Beogradi!
Nga
Enver Bytyçi
Edi
Rama, Ali Ahmeti dhe Kovaçevski u bënë dje bashkë dhe nuk thanë asnjë fjalë për
Srebrenicën, megjithëse ishte ditë përkutimore e genocidit serb kundër
muslimanëve në BH. Ndërsa Abazoviç tha se ajo masakër nuk ishte kundër
muslimanëve, por kundër njerëzve dhe nuk përmendi në asnjë rrjesht e asnjë
fjalë përgjegjësinë e Serbisë! Për këtë të fundit Sonja Biserko shkroi se
Dritan Abazoviç foli sipas instruksioneve të Beogradit.
Në
fakt të katër këta refuzuan të përkujtojnë viktimat e këtij genocidi dhe të mbajnë
me përgjegjësi Beogradin, sepse të katër morën instruksione nga Aleksandër
Vuçiq. Nuk mund të dënojnë miqtë e presidentit serb genocidin në Srebrenicë,
sepsse ajo masakër u krye vetëm 20 ditë mbasi Aleksandër Vuçiq bëri thirrje për
masakra. Më 20 qershor 1995 ai deklaroi në parlamentin e Serbisë së "Për
çdo serb të vrarë, njësitë ushtarake, policore dhe paramilitare serbe do të
vrasin 100 muslimanë"! Më 11 korrik 1995, vetëm 20 ditë më pas, forcat
serbe masakruan në një javë mbi 8300 muslimanë!
Prandaj
dhe Ramës, Kovaçevskit, Abazoviçit, dhe Ali Ahmetit ua ka ndaluar Vuçiq që të
flasin për Srebrenicën, për Kosovën e masakrat serbe kundër shqiptarëve dhe
kundër çdo akti kriminal të presidentit të sotëm të Serbisë! Këta e thonë
hapur: "E bëjnë në emër të së ardhmes"! Në fakt e bëjnë për t'i
garantuar Serbisë edhe në të ardhmen hegjemoni në Ballkan!