E enjte, 01.05.2025, 10:30 AM (GMT+1)

Mendime

Arbër Korabi: Batërdia me pagat në RTSH, shefat firmosin në 4-5 bordero

E marte, 12.07.2022, 05:29 PM


BATERDIA ME PAGAT NE RTSH, SHEFAT FIRMOSIN NGA 4-5 BORDERO

Nga Arbër Korabi

Shpresohej që hetimi, arrestimi dhe dënimi me burg i Thoma Gëllçit, ish drejtor i Pergjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH) do të ndikonte në frenimin e urisë për të përvetësuar para të pameritueshme të dala nga buxheti i publikut të gjerë, me miliardat e të cilit mbahet ky institucion i katandisur kockë e lëkurë mirëpo kjo s’ka ndodhur.

Pasi muaj më parë Këshilli Drejtues i RTSH, me qind-flamurshin partiak, 81 vjeçarin  Leka Bungo kryetar, miratoi ngritjen e pagave të anëtarëve të këtij Këshilli, pjellë e polikës maxho-opozitare, edhe pse nuk bëjnë asgjë veçse dredhin zinxhirët e prishin punë, me ta janë bashkuar dhe “shefat” me ushtarët e tyre, që për çdo muaj paguhen duke firmos 3, 4,5 bordero. Ca nën dorë e ca mbi dorë, pa droje fare.

Meqë ra fjala ky Bungoja përkundër asaj çka i dikton mosha, që ul grykësitë dhe pastron ndërgjegjen, vijon të jetë oreks-hapur, i pangopur... Edhe pse mbush portofolin me një pagë fantastike si kryetar Këshillit Drejtues, 81 vjeçari Bungo fut duart edhe në një emision të ideuar prej tij por që nga mosmiratimi për motiv konfliktin e interesit ja ka trashëguar me fjalë burri regjizorit të punësuar prej tij. Emisioni i ideuar nga Bungo quhet “Zëri i Popullit”, regjizori i punësuar nga Leka, Ardi Roshi.

“Emisionin e Lekës e  bën  Ardi Rroshi e ndajnë  lekët. Eshte  idea  e tij. Arditi  eshte  nje nga ata qe  e punesoi  Leka  si  regjizor  dhe ka fituar projektin  per emisionin "Zeri  i Popullit " qe eshte  idea  e  Leka  Bungos. Ka dash  me be vet ai  që kur  ishte Thomai po  ai nuk ja miratoi”, denoncojnë burime të mirëinformuara brenda RTSH-së, duke vijuar me dhënie informacioni të pabesueshëm, por që është realitet.

Një realitet që e ndesh të shprehet pa pikë droje si brenda korridoreve e ambienteve të RTSH ashtu dhe nëpër ambientet të tjera publike jashtë godinës, rreth e rreth bar-kafeve ku bubrrojnë kontigjentet e të ikurve dhe të qenët ende në punë pranë RTSH-së.

Do të mjaftonte qoftë edhe një ditë presence në këto ambiente për të mësuar se si, psh nje tip shkurtabiqi me identitetin Gerti Selenica, me funksionin zyrtar bazë kryeredaktor lajmesh, përveç pagës milionëshe për këtë detyrë, firmos dhe për ca “shtesa”, për punë të bëra brenda të njejtit institucion, pra RTSH-së.

“Gerti Selenica,  paguhet  si kryeredaktor lajmesh  dhe si autor  i emisionit  “Publikisht ”. Dhe kur ka projekte merr paga të tjera plus.

Blerta Tafaj merr rrogën  si gazetare, si moderatore e emisionit "Publikisht", si autore emisionit  “N' koefidenc", me nje fjalë merr tre rroga, brenda të njejtit institucion ku është emëruar si gazetare.

Bruna  Qevai paguhet  si gazetare, si folëse dhe si moderatore.

Rezarta Delisulaj, paguhet si autore e emisionit të mëngjesit, ndërkohë  që është  drejtore  e Muzeut  të Tiranës. Me ligj  nuk  lejohet  se janë  dy institucione shtetërore. Ndërkohë që punon  dhe tek Euroneës.

Megi  Mëhilli merr rrogë si  gazetare informacioni,  paguhet  plus  për emisionin "Publikisht " , për emisionin e mëngjesit, ndërkohë që emisioni ka gazetarët e vet,  emisionin "Zeri i Popullit "

Indrit Dallonja merr gjithashtu dy  rrroga: si  redaktor  i RTSH 24. dhe kryeredaktor i emisionit  “Publikisht”.

Denada  Shkodrani  gazetarja  e kryeministrit  nuk  shkon  asnjë  ditë  në pune. Paraqitet  vetëm  për  të firmosur borderonë e pagës së majme dhe të dietave të fryra për shërbime bashkë  me operatorin...Por në një fare mënyre kështu  paguhen të gjithë shefat dhe të përzgjedhurit e tyre, nga dy tre here.

Bledar Zaganjori  është  drejtor informacioni. Nuk  di  që firmos  nëpër  emisione. Ky firmos për emisione që nuk kalojnë në Këshill Drejtues. Jep miratimin osë i rrefuzon. Në listë-pagesat dilte që e kish rrogën më të lartë se vete ish drejtori Thoma Gëllçi. Dhe këto reportazhe ai i firmos.

Edhe Nolian Nole, me detyrë zyrtare kryeredaktor i RTSH 24 bën emision investigative, gjoja për vrasjet më të bujshme në vend, dhe paguhet plus. Dhe për çdo emision ka tip konsulence. Konsulentet  marin  lekë  dhe këta.

Lutfi  Dervishi  është  paguar në të njejtën kohë si  këshilltar i Thomait, si autor dhe  moderator i emisionit  “Përballë”,  ndërkohë  që deri  para  gjashtë muajsh merrte  rrogë  edhe  si kryeredaktor.

Lorenc Vangjeli  tani  është  vetëm  në Bordin Artistik, ku  vlersohen  projektet  se kush  duhet  te kaloj  e kush  duhet të rrëzohet. Emisioin “Java” që bënte  me Preç Zogajn  nuk  e bëjn  më”.

Janë denoncimet e bëra nga punonjës të brendshëm të RTSH-së, të cilave askush nga kompetentët nuk morri përsipër ti jepte një përgjigje sqaruese. E vetmja përgjigje e dhenë prej tyre për pyetjen: a është e mbështetur në ligj një praktik e tillë ishte: “E din shefat”!

Dhe në heshtje të shefave që shmangeshin duke u përgjëruar të mos iu përmendej indentiteti as për mirë, ekspertët e financave sqaruan se praktika e përvetësimit të disa pagave njëherëshi brenda të njejtit institucion shtetëror është antiligjore etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx