| E marte, 12.07.2022, 05:29 PM |
BATERDIA ME PAGAT NE RTSH, SHEFAT FIRMOSIN NGA 4-5 BORDERO
Nga Arbër Korabi
Shpresohej
që hetimi, arrestimi dhe dënimi me burg i Thoma Gëllçit, ish drejtor i
Pergjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH) do të ndikonte në
frenimin e urisë për të përvetësuar para të pameritueshme të dala nga buxheti i
publikut të gjerë, me miliardat e të cilit mbahet ky institucion i katandisur
kockë e lëkurë mirëpo kjo s’ka ndodhur.
Pasi
muaj më parë Këshilli Drejtues i RTSH, me qind-flamurshin partiak, 81
vjeçarin Leka Bungo kryetar, miratoi
ngritjen e pagave të anëtarëve të këtij Këshilli, pjellë e polikës
maxho-opozitare, edhe pse nuk bëjnë asgjë veçse dredhin zinxhirët e prishin
punë, me ta janë bashkuar dhe “shefat” me ushtarët e tyre, që për çdo muaj
paguhen duke firmos 3, 4,5 bordero. Ca nën dorë e ca mbi dorë, pa droje fare.
Meqë
ra fjala ky Bungoja përkundër asaj çka i dikton mosha, që ul grykësitë dhe
pastron ndërgjegjen, vijon të jetë oreks-hapur, i pangopur... Edhe pse mbush
portofolin me një pagë fantastike si kryetar Këshillit Drejtues, 81 vjeçari
Bungo fut duart edhe në një emision të ideuar prej tij por që nga mosmiratimi
për motiv konfliktin e interesit ja ka trashëguar me fjalë burri regjizorit të
punësuar prej tij. Emisioni i ideuar nga Bungo quhet “Zëri i Popullit”,
regjizori i punësuar nga Leka, Ardi Roshi.
“Emisionin
e Lekës e bën Ardi Rroshi e ndajnë lekët. Eshte
idea e tij. Arditi eshte
nje nga ata qe e punesoi Leka
si regjizor dhe ka fituar projektin per emisionin "Zeri i Popullit " qe eshte idea
e Leka Bungos. Ka dash me be vet ai
që kur ishte Thomai po ai nuk ja miratoi”, denoncojnë burime të
mirëinformuara brenda RTSH-së, duke vijuar me dhënie informacioni të
pabesueshëm, por që është realitet.
Një
realitet që e ndesh të shprehet pa pikë droje si brenda korridoreve e
ambienteve të RTSH ashtu dhe nëpër ambientet të tjera publike jashtë godinës,
rreth e rreth bar-kafeve ku bubrrojnë kontigjentet e të ikurve dhe të qenët
ende në punë pranë RTSH-së.
Do
të mjaftonte qoftë edhe një ditë presence në këto ambiente për të mësuar se si,
psh nje tip shkurtabiqi me identitetin Gerti Selenica, me funksionin zyrtar
bazë kryeredaktor lajmesh, përveç pagës milionëshe për këtë detyrë, firmos dhe
për ca “shtesa”, për punë të bëra brenda të njejtit institucion, pra RTSH-së.
“Gerti
Selenica, paguhet si kryeredaktor lajmesh dhe si autor
i emisionit “Publikisht ”. Dhe
kur ka projekte merr paga të tjera plus.
Blerta
Tafaj merr rrogën si gazetare, si
moderatore e emisionit "Publikisht", si autore emisionit “N' koefidenc", me nje fjalë merr tre
rroga, brenda të njejtit institucion ku është emëruar si gazetare.
Bruna Qevai paguhet
si gazetare, si folëse dhe si moderatore.
Rezarta
Delisulaj, paguhet si autore e emisionit të mëngjesit, ndërkohë që është
drejtore e Muzeut të Tiranës. Me ligj nuk
lejohet se janë dy institucione shtetërore. Ndërkohë që
punon dhe tek Euroneës.
Megi Mëhilli merr rrogë si gazetare informacioni, paguhet
plus për emisionin
"Publikisht " , për emisionin e mëngjesit, ndërkohë që emisioni ka
gazetarët e vet, emisionin "Zeri i
Popullit "
Indrit
Dallonja merr gjithashtu dy rrroga:
si redaktor i RTSH 24. dhe kryeredaktor i emisionit “Publikisht”.
Denada Shkodrani
gazetarja e kryeministrit nuk
shkon asnjë ditë
në pune. Paraqitet vetëm për të
firmosur borderonë e pagës së majme dhe të dietave të fryra për shërbime
bashkë me operatorin...Por në një fare
mënyre kështu paguhen të gjithë shefat
dhe të përzgjedhurit e tyre, nga dy tre here.
Bledar
Zaganjori është drejtor informacioni. Nuk di që
firmos nëpër emisione. Ky firmos për emisione që nuk
kalojnë në Këshill Drejtues. Jep miratimin osë i rrefuzon. Në listë-pagesat
dilte që e kish rrogën më të lartë se vete ish drejtori Thoma Gëllçi. Dhe këto
reportazhe ai i firmos.
Edhe
Nolian Nole, me detyrë zyrtare kryeredaktor i RTSH 24 bën emision
investigative, gjoja për vrasjet më të bujshme në vend, dhe paguhet plus. Dhe
për çdo emision ka tip konsulence. Konsulentet
marin lekë dhe këta.
Lutfi Dervishi
është paguar në të njejtën kohë
si këshilltar i Thomait, si autor dhe moderator i emisionit “Përballë”,
ndërkohë që deri para
gjashtë muajsh merrte rrogë edhe
si kryeredaktor.
Lorenc
Vangjeli tani është
vetëm në Bordin Artistik, ku vlersohen
projektet se kush duhet
te kaloj e kush duhet të rrëzohet. Emisioin “Java” që
bënte me Preç Zogajn nuk e
bëjn më”.
Janë
denoncimet e bëra nga punonjës të brendshëm të RTSH-së, të cilave askush nga
kompetentët nuk morri përsipër ti jepte një përgjigje sqaruese. E vetmja
përgjigje e dhenë prej tyre për pyetjen: a është e mbështetur në ligj një
praktik e tillë ishte: “E din shefat”!
Dhe
në heshtje të shefave që shmangeshin duke u përgjëruar të mos iu përmendej
indentiteti as për mirë, ekspertët e financave sqaruan se praktika e
përvetësimit të disa pagave njëherëshi brenda të njejtit institucion shtetëror
është antiligjore etj.