Mendime
Zenel Çeliku: Ballkani Perëndimor dhe e ardhmja e tyre!
E marte, 12.07.2022, 07:04 PM
Ballkani Perëndimor dhe e ardhmja e tyre!
Nga
Zenel Çeliku
Cilido
shqiptar mundet të pyes, kush është e ardhmja e Shqipërisë dhe në tërësi e
Ballkanit Perendimor ? A ka qënë dhe a është serioz Bashkimi Evropian (BE) në
marëdhënie më vëndet e këtij Rajoni ? Pse BE-ja nuk i mban premtimet për këtë
zonë gjeografiko-politike?
Le
të fillojmë me samitin e mbajtur së fundmi të liderëve të nismës rajonale të
Ballkanit të hapur në Ohër dhe me samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
BE-ja
në afro 20 vite, vëndet e Ballkanit Perëndimor i ka parë me syrin e njerkës-
“thonë gojët e liga”. Vërejmë se mbas pushtimit rus në Ukrainë, BE-ja shkaktoi
një debat themelor, nëse do të pranojë apo jo në familjen e saj vendet e
Ballkanit Perëndimor-Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e
Zi dhe Bosnjë & Hercegovinën. Nëse BE-ja është serioze për të marë vendimin
për të pranuar vendet e lartpërmendura në gjirin e saj, pyetja që shtrohet është
; pse nuk vepron dhe pse orvatet tek vetoja e Bullgarisë e cila ka penguar dhe
pengon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? A mjafton
frika e luftës së agresionit rus edhe në Ballkan?
Egzakt
kanë kaluar 19 vjet nga miratimi i axhendës së Selanikut (Greqi) për Ballkanin
Perëndimor, që parashikonte anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në
BE. Kjo axhentë ngeli vetëm në kuadrin e premtimeve për perspektivën evropiane
të vëndeve të këtij Rajoni, ku BE-ja thotë se këto janë shtete shumë të
rëndësishëm për vetë Europën. Asgjë, asgjë konkrete nuk ka ndodhur deri më tani
në lidhje me anëtarësimin e tyre në BE. Çfar mendojnë qytetarët e vëndëve të
këtij rajoni? Dekleratat dhe premtimet e BE-së për anëtarësimin e vëndeve të
Ballkanit Perëndimor janë gënjeshtra, tallava gjeo-politike apo paaftesi e
Europës plakë?
Në
rethanat e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, vendimi I shpejtë i BE-së për
t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit në BE, vetëm tre muaj
pasi kanë dorëzuar aplikimin e tyre për anëtarësim në BE, ka ngjallur
pakënaqësi dhe zhgënjim të madh nga gjashtë vëndet e Ballkanit Perëndimor.
Shikojmë se BE-ja mban qëndrime me dy standarte kur ajo ka interesa madhore.
Ndërsa aktualisht, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vëndet e tjera të
Ballkanit Perëndimor janë në pritje 20 vjeçare të integrimit në BE. Për fat të
keq vetoja bullgare ka ndaluar pa kuptim shpresat e dy vëndeve tona, BE-ja çfar
po bën?
Në
këto rrethana parlamenti i Bullgarisë nën presionin ndërkombëtar, pak ditë më
parë miratoi një vendim që i hap rrugë hapjes së negociatave BE – Maqedonia e
Veriut ku përfiton edhe Shqipëria. Por, si është pritur dhe çfar po ndodh në
vëndin fqinj-në Maqedoninë e Veriut? Sipas politikës maqedonase, zhbllokimi I
vetos bullgare për t’i hapur rrugë integrimit të maqedonasve në BE, është një
“Kal Troje” për Maqedoninë e Veriut. I ashtuquajtur zhblokimi I Bullgarisë për
Maqedoninë e Veriut që të hapë negociatat me BE-në, me frocë nuk pranohet nga
opozita maqedonasë, sepse qëndrimi bullgar mohon ekzistencën e Maqedonisë së
Veriut si shtet, mohon popullin e saj, mohon identitetin e saj dhe gjuhën e
saj. Për politik-bërësit e Maqedonisë së Veriut, vendimi i Parlamentit të
Bullgarisë, është i papranueshëm, ata thonë se vendimi bullgar në fakt imponon
kushte edhe më specifike në dëm të Maqedonisë së Veriut. Qëndrimi I fundit
bullgar që heq veton për hapjen e bisedimeve BE- Maqedonia e Veriut, është
pritur me duartrokitje nga BE-ja dhe nga Shqipëria në veçanti si shtet I
penalizuar si shkak I bllogimit të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Tashme
pas vendimit te ri bullgar, sipas liderëve të BE-së, Bullgaria dhe Maqedonia e
Veriut duhet të shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për të gjetur një marrëveshje
kompromisi në përputhje me projektin e presidenti francez-Emmanuel Macron. Ka
shumë opinionistë dhe ekspertë të politikës të Ballkanit Perëndimor që mendojnë
se BE-ja vazhdimisht i shmanget qëndrimit konkret për anëtarësimin e vendeve të
Ballkanit Perëndimor në BE. Në këto rethana, presidenti francez - Macron, ka
nisur së fundmi një iniciativë për krijimin e një aleance politiko-evropiane ku
përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se BE-ja është një
aleancë politike, ekonomike, kulturore e bazuar në vlera, vërejmë se po krijohet
një rend i ri global, por çështja është ; çfarë vendi do të zërë Ballkani
Perëndimor në këtë rend të ri ???
Tashmë
vendimi bullgarëve sipas projektit – Macron, ka ngjallur zemërim dhe protesta
të fuqishme nga opozita në Maqedoninë e Veriut, aq sa ka rrezik për rendin
politoko-shoqëror të këj vëndi. Momentalisht situata e rëndë në Maqedoninë e
Veriut na bën të mendojmë dhe të dyshojmë, a do të ketë zhvillime pozitive për
hapjen e nogociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut ? Theksojmë se, edhe
fati i Shqipërisë varet nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut sepse dy vëndet
tona janë vlerësuar në bllok për hapjen e negociatave.
Me
besim dhe me dorë në zemër, “dashtë Zoti” që ky moment të jetë një shrese për
qytetarët e të dy vëndeve tona, por pa eksese dhe gjarje të hidhura. Ballkani
Perëndimor nuk ka koh për të humbur, por edhe BE-ja duhet të nxitoi sepse
interesat e saj, janë të lidhura ngushtë me Ballkanit Perëndimor.