Editorial
Prend Buzhala: Kuptimi perëndimor Kastriotian dhe ai oriental e rus për lirinë
E premte, 01.07.2022, 09:01 PM
KUPTIMI PERËNDIMOR,
KASTRIOTIAN
DHE AI ORIENTAL E RUS
PËR LIRINË
Nga
Prend BUZHALA
Eh,
si po na sillen disa qarqe tonat (jo) politike: sikur lufta çlirimtare është
pronë private, sikur liria është pronë private e të cilat i privatizon... sikur
ato ndahen në parcela e në këste dhe të tjerët nuk kanë se çka kërkojnë në atë
hise të uzurpuar. Harrojnë se liria nuk dhurohet, liria e pushtuar si parcelë private nuk quhet e tillë, nuk
është liri.
Ajo
pushtohet me vlera.
1.
"LIRINË
NUK E SOLLA UNË, POR E GJETA KËTU". Kjo thënie e njohur, e shkruar nga
Marin Barleti, i atribuohet Fjalimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut përpara
arbërorëve pas çlirimit të Krujës nga osmanët më 28 nëntor 1443. Përdorimi më i shpeshtë është ai i fjalës
LIRI, ndryshe nga civilizimi pushtues otoman që nuk e kishte në fjalorin e vet
këtë fjalë (ata kishin fjalën nënshtrim Allahut kundër "të pafeve"...
). Orlando Paterson, një dijetar amerikan, në librin e tij “Liria në formimin e
kulturës perëndimore”, thotë se liria ka formuar modelin kulturor të
Perëndimit, ka qenë vlera thelbësore e kulturës perëndimore gjatë gjithë
historisë së saj; ndërsa fjala liri te popujt e vendeve joperëndimore nuk
ekziston, ato vende e popuj nuk kanë ndonjë fjalë a term të barasvlershëm që do
ta shprehte konceptin për lirinë. Dhe nënvizohet: Liria qëndron e pasfiduar si
vlera më madhore e botës perëndimore; liria lindi nga përvoja e skllavërisë,
nga vizioni i përbashkët për lirinë.
2.
Thënia
shpesh merr edhe konotacione të tjera që u përsëritën nëpër kohë. E kemi
dëgjuar shpesh thënien “Liria nuk dhurohet, por fitohet”. Nën regjimet e
diktaturave komuniste, regjimet e tilla e përsëritnin thënien e kundërt si
formulë ruse-komuniste: “Ne ua sollëm lirinë”. Fatkeqësisht, nga disa qarqe të
ngushta (disa pjesëtarë lufte) përsëritet e trashëguar nga komunizmi thënia “Ne
ua sollëm lirinë.” Rusia e Putimit bën
agresion kundër Ukrainës, për ta "çliruar" Ukrainën nga
"neofashizmi", d.m.th. nga liria eurperëndimore!
Le
ta përkujtojmë një fakt: janë miliarda dojçmarka, dollarë, funta e euro, që
shtetet eurperëndimore, SHBA dhe Australia e largët, dhuruan për Kosovën, pa
asnjë kusht, përpos kushtit që Kosova të rindërtohej, të dilte nga gjendja e
emergjencës së rëndë të shkatërrimeve të luftës. I dhuruan ndihmat dhe kurrë
nuk thanë: ne po u mbajmë me para a me bukë, me punë a me investime. Kur
ndërhyri po e njëjta Bashkësi (NATO, më saktësisht) kundër Serbisë, me anë të
bombardimeve, për 79 ditë me radhë, ata kurrë nuk thanë: ne ua sollëm lirinë! U
dëgjua vetëm Klinton të ketë thënë: "Ne e fituam luftën, ju fitojeni
paqen." Dhe përse as europerëndimorët nuk e përsëritin kurrë që na kanë
sjellë ata miliarda dhurime e investime në Kosovë, e as e përmendin që "Ne
ju çliruam, ne e bobarduam Serbinë"!? Sepse ata janë RESPEKTUES të
dinjitetit të njeriut dhe të LIRISË së tjetrit.
3.
Do
të na kujtohet, se me çfarë CINIZMI e përsëritnin pikërisht serbokomunistët e
shqipfolësit projugosllavë: "Ne Luftuam gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne
ua sollëm lirinë. Prej nesh i keni të gjitha të mirat... " Dhe vazhdonin
dëbimet, vrasjet, burgosjet, kundër “armiqve të socializmit”, kundër
"mosmirënjohësve” të asaj lirie partizano-komuniste që shkelte vërtet
lirinë me të gjitha mjetet. Në të vërtetë, ata ishin SHKELËS TË LIRISË dhe jo
SJELLËS të lirisë. Ata ishin mishërim i terrorit, totalitarizmit dhe kontrollit
mbi gjithkënd e gjithçka... Këto slogane dhe këtë mendësi qeverisjeje e
sundimi, ata i kishin huazuar nga tradita staliniste rusomadhe, si SJELLËS TË LIRISË.
Këtë mentalitet serbët e kishin që në dekadën e parë të shek. XX kur ndërhynë
ushtarakisht në pushtimin e trojeve shqiptare,
pas dëbimit të perandorisë otomane, duke thënë se ishin “çlirimtarë”,
mbasi vritnin, PLAÇKITNIN e shkatërronin çdo gjë shqiptare e çka do që gjenin
përpara.
4.
Dhe
sot, kushdo që e përsërit këtë formulë: NE UA SOLLËM LIRINË, përsërit formulën
ruse, e cila nënkupton: privilegje për vetveten, plaçkitje dhe shkatërrim në
masë. Por, të mos harrojmë, ekziston një krah tjetër, pseudo-liberalist: që ka
prirje (a tendenca) edhe sot që të relativizohet dashuria ndaj Atdheut. Kjo
atdhedashuri ose shpallet si nacionalizëm (njësoj si vepronin komunistët si
"sjellës të lirisë", kur burgosnin atdhetarë shqiptarë), ose e bëjnë
këtë me qëllime përfitimi të interesave të ngushta apo për ndonjë donacion të
dyshimtë të tipit mercenarist. Ekziston, pra, si fenomen shoqëror ndër ne, dhe
një shpallje tjetër, e një KRAHU TJETËR, shpallje e përfitimeve të ngushta:
përbetimi në vlerat e luftës i një pjese të vogël, nënkupton rrëmbimin e
privilegjeve për pushtet, për para, për privilegje. Prandaj ka kaq rrëmujë e
pazare të pafund "luftarake" e "atdhedashurie. Kush qenka “me
muskuj” më i fortë, për të ndërmarrë “vendime” e kush qenka qyqar!
Thuajse
edhe politika qenka arenë lufte!
Luftë
kundër kujt? Nëse thuhet: kundër të keqes e varfërisë, atëherë cilët qenkan
aktorët e kësaj të keqeje?! Tjetri? Partia tjetër?!
Tamam
një DIFERENCIM I RI IDEOPOLITIK, vetëm se me mjete të reja!
5.
Mendësia
e sjellësve të lirisë, kur thonë: "Ne ua sollëm lirinë", e PËRJASHTON
një popull komplet nga lufta për liri e nga lëvizjet e rezistencës për liri,
duke vënë kierarki sundimi: "Unë kam luftuar, ti vetëm ke rezistuar
"pasivisht", unë kam më shumë vlerë, prandaj më takojnë këto
privilegje e ky pushtet."
Dikur,
nën sundimin komunist:
Populli
nuk kishte të drejtat e veta në luftën e zhvilluar "antifashiste."
Populli
nuk ishte pjesë e luftës.
Populli
nuk kishte të drejtë të krijonte ligje për veten e tij nga ajo luftë
"antifashiste" e "nacionalçlirimtare"!
(Dhe
e dërguan popullin në Masakrat e Tivarit, në burgosje masive, në dëbim, në
papunësi masive).
Po
sot?
A
është populli pjesë e luftës së fundit?
A
ka të drejtë të kërkojë të drejtat e veta të kësaj lufte, njësoj si të tjerët?!
Po
populli, a është pjesë e LIRISË?
Po
del që është pjesë e LIRISË SË DHURUAR dhe jo PJESË E LIRISË vetjake, si e
shpallte dikur Skënderbeu popullin e tij arbëror. Prandaj, mendësia e tillë e
formulave ruse-staliniste, nuk është respekt ndaj kësaj lirie, kur të
vetëshpallurit sjellës të lirisë, sillen kësisoj me vlerat "e luftës"
e me vlerat "e lirisë".
Në
fakt, në vend të këtyre vlerave, popullit i ofrohet shkelja e dinjitetit
njerëzor e kombëtar (ti je kurrkushi, unë jam zoti yt i ri, PRIVATIZUES I
LUFTËS ÇLIRJMATRE DHE PRIVATIZUES I LIRISË, i s’je i zoti të ndërmarrësh
vendime, unë marr vendime në emër tëndin); i ofrohet poshtërimi i ri, sipas
mendësisë: po qe se dëshiron të hysh në Klubin e Madh Politik të Liridashësve,
duhet të hysh si në pazar... në pazarin politik, në pazar postesh shoqërore,
madje mund ta blesh edhe !"veteranllëkub" me para, sepse:
KËTU
SHITET GJITHÇKA. SHIZET EDHE SHPIRTI I LIRISË.
Të
tillët e skllavërojnë lirinë: duke e tëhuajësuar identitetin kombëtar; duke
abuzuar me historinë dhe me të sotmen... për shkak se kanë krijuar fallanga
mercenariste të dofarë OJQ-ve, për pseudo-integrime dhe për veprime
pseudo-demokratike. Dhe, FATKEQËSISHT, të dy palët ekstreme, “sollën” (në kohën
e PALUFTËS edhe një dukuri tepër të dëmshme) ... eh: sollën... flirtuan me
ekstreme fetare aziatike, me shitjen e historisë e të identitetit vetjak sipas
ideologjisë së zhbërjes së identitetit kombëtar, pardon: sipas masës së votës
dhe pushtetit!
6.
Së
këndejmi, koncepti barletian për lirinë i takon edhe trashëgimisë sonë, edhe
vetëdijes europiane për lirinë, edhe së sotmes.
Jeta
na ka mësuar që të mos frikësohemi e as të gjunjëzohemi përpara vështirësive a
pengesave, përpara mjegullimeve e paqartësive që na shfaqen në ecje. Prandaj,
secili njeri ka ARRITJET e veta, ka përpjekjet e veta, ka dinjitetin e tij
familjar e kombëtar, ka fatin e vet, sukseset e veta dhe kontributin e vet,
krenarinë e dinjitetin e vet. Prandaj DHURIMI I JETËS nuk është rezultat i
"antilirisë" apo i "liridashësve". Secili ka lindur që ta
gëzojë jetën e t'i gëzohet asaj...
E
pra, LIRIA NUK DHUROHET, POR FITOHET.