Mendime
Florim Zeqa: Kufiri mes dashurisë dhe urrejtjes ndaj shtetit!
E marte, 07.06.2022, 05:32 PM
Kufiri mes dashurisë dhe urrejtjes ndaj shtetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
zgjedhurit e popullit që marrin paga të larta nga shteti dhe nuk e kryejnë
punën me nder dhe përkushtim ndaj shtetit dhe qytetarëve, më së paku mund të
quhen zyrtar shtetëror, deputet apo ministra, kryetar, kryeministra apo
president por duhet t’i quajmë zuzar e mercenar që ushqehen si parazit mbi
kurrizin e popullit në emrin e të cilit thirren!
Dashuria dhe urrejtja e
një karrieristi (je), e lidhur me pushtetin
Dallimi
mes atdhetarëve dhe mercenarëve është i madh dhe dukshëm nga largësia.
Përderisa atdhetarët jepin gjithçka për shtetin, mercenarët pseudo-patriotë dhe
politikanët karrierist marrin gjithçka pa i dhënë asgjë shtetit.
Kufiri
i dashurisë dhe urrejtjes ndaj shtetit i një karrieristi(je) është tek
pushteti. Arritja e ambicieve personale për ngritje në karrierë politike e
shton “dashurinë” e karrieristit ndaj shtetit, në të kundërtën, dështimi i
marrjes së pushtetit nga karrieristi(ja), dashurinë e kthen në urrejtje dhe
përbuzje ndaj shtetit dhe qytetarëve!
Thirrjet
në filozofi politike të një karrieristi (je) janë vetëm mashtrim për
elektoratin, përderisa këta të fundit janë vetëm ushqim ditor për politikanin
karrierist, i cili në momentin e realizimit të ëndërrës politike e harron
elektoratin dhe servilet e deridjeshëm që i(e) ndihmuan për të ardhur në
pushtet!
Gjatë
garës zgjedhore për pushtet, valigjet e politikanit(es) karrierist(e) mbeten në
gatishmëri në rast të dështimit në zgjedhje për ta braktisur shtetin!
Dallimi mes politikanëve
dhe atdhetarëve
Përderisa
politika është mjeshtri dhe është art i së mundshmes, patriotizmi është ndjenjë
e thellë shpirtërore, është dashuri e pastër ndaj atdheut, e cila nuk
ndërlidhet dhe kushtëzohet me asgjë, por mishërohet dhe forcohet në vjimësi
përgjatë jetës së njeriut.
Përderisa
politikani synon të marrë gjithçka dhe çdo gjë nga shteti, atdhetari shkrihet
sikur qiriu, jepë krejt çka ka dhe nuk mjaftohet me aq, e sakrifikon edhe jetën
për shtetin dhe interesin e përbashkët!
Përfituesit
pa meritë nga shteti janë e kundërta e atdhetarëve, janë mercenarë dhe zuzarë
që jetojnë si parazitë mbi kurrizin e të tjerëve.
Të
tillë në ditët e sotme ka me bollëk, por e keqja është se të tillët pa bërë
asgjë dhe asnjë sakrificë për shtetin, shiten si patriot dhe shpëtimtar të
shtetit, ndërsa patriotët dhe veprimtarët e vërtetë injorohen dhe anashkalohen
sikur të mos kishin ekzistuar në kohët e vështira për shtetin, siq ishin ato të
viteve të ’90-ta në Kosovë kur “pasuli hahej nga një kokërr” siq e thotë
populli, kur jeta dhe vdekja bashkëjetonin në trupin e njeriut!
Kjo
nuk është brengosëse, sa është brengosëvse heshtja e atdhetarëve dhe
veprimtarëve të orëve të para karrshi matrapazëve dhe abuzuesve të Kosovës së
pasluftës!
E
kuptojë se nuk është e lehtë të thuhet e vërteta në ditët e sotme, por heshtja
është vrastare e së ardhmes së shumë gjeneratave, për shkak se e ardhmja e një
vendi nuk ndërtohet me gënjeshtra e mashtrime, me maskarada e kamuflim të së
vërtetës, por me guxim dhe atdhedashuri.
Parashkrimi
i historisë së imagjinuar (trilluar) për ngritje të pamerituar të figurave të
caktuara në skenën politike, e ka dëmtuar imazhin e çlirimtarit dhe veteranit
të vërtetë të luftës çlirimtare. Me mbisundimin e vlerave nga antivlerat, është
mjegulluar e ardhmja e shtetit.
24.05.2022