Mendime
Fahri Dahri: Disa të vërteta të padrejta kundër çamëve
E enjte, 02.06.2022, 07:49 PM
DISA TË VËRTETA TË PADREJTA KUNDËR ÇAMËVE
Nga Fahri
Dahri
Më 1913, jashtë
çdo llogjike, çdo të drejte, qoftë hyjnore apo njerëzore, fuqitë e mëdha
coptuan trojet, ndanë familjet dhe vëllazërinë e etnisë shqiptare. Çamëria dhe
banorët e saj ju dhuruan shtetit ortodoks Grek.
Më 1913 u krye
masakra në përroin e Selanit (Paramëthi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra
të tjerëve nga kapiteni kretez,famëkeqi Deli Janaqi.
Në përfundim të
Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të
popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në
Çamëri, u rrëmbeu çamëve të cilët u dëbuan në Anadoll, me mijëra hektarë tokë
buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë
prona të orthodoksëve të ardhur nga Azia e Vogël, që u pagëzuan grekë. Në ato situata u krijuan mundësira
lehtësuese për elementin jo shqiptar (çam) për organizimin e çetave terroriste
në territorin e Çamërisë, u vendosën sanksionet ekonomike, filloi lufta
raciale, duke u braktisur popullsia shqiptare në injorancën më të thellë, pa
shkolla, apo shërbime sociale. U dhane shanse dhe u inkurajuan i kryqëzatave
fetare (marrë nga interneti me disa shtesa dhe përshtatje).
Përpjekjet e
dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi,
shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që
shumë tragjik për shqiptarët çamë.
Greqia qe ndër
shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi.
Në gusht të vitit
1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia
çame. Fashistët e orës
së parë, që filluan goditjet e vazhdueshme dhe sistematike për zhdukjen e
popullsisë çame, në Filat ishin tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i
xhandarmërisë Zambeta; ndërsa Pituljetë (etni vllahe, por si ortodoks quheshin
grekë) vepronin kundër çamëve në Gumenicë. Masat shtrënguese arritën deri atje
sa banorëve tëi Paramithisë i u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe.
Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u
përpjekur të kundërvejë çamët e krishterë kundër çamëve myslimanë (të dy tëts
së njëjtës etni). Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi
popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishte e paarsimuar dhe nuk u arrit
që qarqet intelektuale të dominonin situatën.
Popullsisë çame iu
ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin
ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. (Marrë nga interneti me disa
shtesa dhe përshtatje-fd).
Të nderuar lexues!.
Personalisht e kam
theksuar shumë herë faktin që vërteton përgënjeshtrimin e akuzës mashtruese
greke "bashkëpunimin e çamëve me okupatorin", megjithatë opinioni në
masë vazhdon verbërisht të mbetet po atje, në vend numuro. Sigurisht këtoj lloj
qendrimesh janë të kollajshme për të kuptuar pse-në, që është "mungesë
serioziteti dhe pranimi i statukuosë që kanë mbjellur gjatë100 viteve qveritë e
dy shteteve (greke e shqiptare).
Si dëshmitar
okular i pasojave të rënda që kanë krijuar masat ekstreme, tepër çnerëzore të
shtetit grek ndaj kombit shqiptar që nga lufta e parë botërore e në vazhdim,
shumë të përmbledhur po rendis disa prej fakteve që hedhin poshtë akuzën e
sajuar greke, por që, pavarësisht që dihet se është e pavërtetë, ajo është e
pëlqyeshme andej-këndej kufijve tanë!.
1.- Masakrat
ekonomike, politike, ushtarake, sociale, arsimore, filluan që nga krijimi i
shtetit grek dhe morën forcën ligjore me shtrirje të gjërë nga viti 1913,
kundër gjithçkaje të shqipëtarëve autoktonë në Çamëri.
Theksoj fuqishëm
se "spastrimi etno?fetar" i rajonit të Çamërisë e ka fillesën nga viti
1820, duke e rritur egërsinë gjatë viteve 1913 deri në mars 1945, kur u
realizua plotësisht spastrimi etno-fetar me gjenocidin grek ndaj banorëve
autotonë çamë myslimanë.
Me këtë të vërtetë, dëshiroj që gjithkush të kthjellohet se synimi ortodoks
grek për zhdukjen e çamëve, nuk është shpifja e bashkëpunimit me okupatorin,
mbasi kjo sajesë është 30 e ca vite më mbrapa, nga fillimi i spastimit etno-fetar!
2.- Gjatë luftës
së dytë Botërore, me partizanët grekë, që luftonin kundër armikut të vendit (me
ELLAS-in), kanë marrë pjesë 656 djem dhe vajza çame. Emri i parë në listën e
partizanëve çamë eshtë Abedin Nexhipi. Lista mbaron me numrat 655. Zane Bolena
dhe 656. Zaim Arapi. Ndërsa me të djathtën greke, e cila bashkëpunonte me
forcat gjermane kundër forcave partizane greke, u rreshtuan vëllezërit Dino me
rreth 60 argatët e tyre. Vini re: "98 përqind e banorëve të
Çamërisë, nuk morën pjesë në formacionet ushtarake greke dhe as në ato
nazi-fashite kundër shtetit Grek".
3.- Ja një foto që
vërteton bashkëpunimin e çamëve me partizanët grekë. (Fotoja dhe emrat e 8
partizanëve të ELLAS-it, janë sipas historianit Arben Llalla).
Partizanët e
ushtrisë greke EAM-ELAS, nga e majta në të djathtë i katërti çami Petrit
Musa Demi nga Filati, dy shqiptar të tjerë dhe partizanët grek Takis Theologos,
Panajoti Mici, Kosta Sternaras, Jani Kondi, Vangjeli Pulis, Finiq, 1943.
4.- Në rrapin e
qytetit të Delvinës, një grup çamësh që vazhdonin rrugën e emigrimit, si shkak
i dëbimit vrastar grek, mallkonin dhe hidhnin vezë të prishura (klluvje) në
trupin e varur të Mazar Dinos, duke e akuzuar si shkaktar të largimit nga
vendlindja (në këtë ngjarje ndodheshim edhe ne fëmijët).
5.- Nga pikpamja
strategjike, dy shtetet nazi-fashiste (Italia dhe gjermania), për të siguruar
mbështeten e popullsive vendase, si në Kosovë dhe Çamëri, përdorën aspiratën
kombëtare shqiptare se, mbas fitores së luftës, do bashkonin të gjitha trojet
shqiptare, duke korigjuar vendimet e konferencës së Londrës. Megjithëse ishte
një ide joshëse dhe domosdoshmërisht e dëshirueshme; si në të gjitha
raste të tilla, ishin banorët e rajonit të Çamërisë që atë ide e kuptuan se
ishte propagandë, mbasi drejtimi administrativ lokal, gjatë asaj periudhe,
kryhej bashkërisht me punonjës grekë dhe italianë e më pas me gjermanë; ndërsa
nga çamët nuk kishte pjesmarrje në pushtetin lokal. Është një tjetër fakt
përgënjeshtrues se nga banorëve çamë myslimanë nuk ka patur bashkëpunim me okupatorin.
6.- Në një
intervistë të TV Klan, para tre ditëve, ku ishin të ftuar z. Paskal Milo,
Neritan Ceka, F. Bejleri, etj, të cilët komentuan qendrimet e dy ministrave të
jashtëm grek e shqiptar, u fol edhe për problemin e "Çështjes Çame".
Mes shumë mendimeve plus e minus, me njohuri ose pa njohuri të çështjes, u vu
re një qendrim po thuaj i përbashkët se "popullsia çame ishte
viktimë". Ky konkluzion do të thotë se "banorët shqiptarë
myslimanë të rajonit të Çamërisë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë me gjermanët,
por viktima, që janë ndëshkuar padrejtësisht ç'njerëzisht nga shteti ortodoks
grek".
7.- Nuk mundet të mos theksohet një e
vërtetë e fshehur prej 78 vitesh nga të dy qeveritë (greke e shqiptare), vendimi
inatçor i Musolinit, i cili mbasi e kuptoi se popullsia çame nuk i siguroi
mbështetje për bashkëpunim, siç i kishin deklaruar zëvëndësit e tij të luftës
dhe beu Nuri, ai u hakmorr duke e hequr idenë që edhe Çamëria të bashkohej me
Shqipërinë. Ky vendim inatçor i Duçes, dihej, ishte i dukshëm në
terren, sepse Rajoni i Çamërisë nuk është administruar në asnjë rast nga çamët
vendas, jo vetëm që nga viti 1913, por as gjatë vitve 1940 deri në mars të
vitit 1945, kur u masakruan dhe u dëbuan dhunshëm nga shteti dhe kisha
ortodokse greke. Por, pavarësisht se në terren vepronte inati italian;
rëdësi të veçantë merr kur deklarohet nga zëra që dëgjohen fort, në rastin
konkret nga zëri i ish ministrit të jashtëm të Republkës së Shqipërisë, që
nënkupton "një zë zyrar" 8.- Në ditarët e oficerëve gjermanë, ku trajtohen veprimet
e tyre ushtarake në rajonin e Çamërisë, lexohet qartë se EDES-i dhe Napoleon
Zerva kanë bashkëpunuar me gjermanin okupues kundër partizanëve grekë të
ELLAS-it, ku bënin pjesë edhe 10 fishi i djemve dhe vajzave çame, krahasuar me
ata çamë që ndiqnin beun tyre.
9.- Të lexuarit me
vëmëndje të këtyre disa përgënjeshtrimeve të akuzave greke ndaj çamëve,
dëshiroj që të arrihet të kuptohen të vërtetat që tregojnë se shqiptarët
myslimanë të rajonit të Çamërisë, jo vetëm që nuk kanë bashkëpunuar me asnjë
shtet të huaj kundër shtetit Grek dhe as ndaj shtetit Shqiptar. Përkundrazi çamët
u viktimizuan prej të dy shtetve. Shkaqet e shtetit grek ishin
etnike-fetare dhe territoriale; ndërsa shkaqet e shtetit shqiptar ishin dhe
mbeten pa mundësitë e forcës fizike, diplomatike, ekonomike, kolaboracioniste dhe
disa personaliteteve shtetërore apo të ndonjë partie politie, të korruptuar nga
të huajt. Një komunitet i mbetur jetim, pa përkrahje dhe i ndodhur në dy
vende, si fëmijë nën trysninë e dy njerkave. Për fat të keq, sipas disa
mediave mercenarizmi është dokumentuar edhe brenda fisit të komunitetit çam, të
cilët janë financuar nga institucione zyrtare greke”. ! Historia
e popullit shqiptar flet qartë, ka vërtetuar se edhe "drurët e
shtrëmbër brenda gjirit"; vërtet kanë penguar dhe vazhdojnë të
pengonë, por herë pas here ata janë tëharrur, ndërsa populli ka mbetur vital
dhe i pa epur!!.
Studiues: Fahri Dahri. Londër, më 02/06/2022