Mendime
Florim Zeqa: Politizimi i Trustit dhe varfërimi i qytetarëve!
E merkure, 01.06.2022, 07:07 PM
Politizimi i Trustit dhe varfërimi i qytetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Barrikadimi
i pushtetarëve dhe opozitarëve në qëndrimet e tyre të ngurta, gjegjësisht i
politizimit të Trustit apo Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, është
dëshmia se asnjëra palë nuk e kanë hallin e qytetarëve, por hallin e tyre për
mbajtjen, gjegjësisht ri-marrjen e pushtetit!
Tërheqja e parave nga
Trusti varfëron qytetarët
Si
pasojë e krizës ekonomike globale nga pandemia dhe nga lufta në Ukrainë në
njërën anë dhe si pasojë e mungesës së projekteve zhvillimore nga qeveria
aktuale janë shkaktuar pakënaqësi të mëdha sociale.
Po
ashtu edhe opozita në mungesë të ideve kreative për të dalur nga kriza, ka
filluar të merret me popullizëm apo të bie pre e popullizimit, ngjashëm sikurse
LVV-ja në të kaluarën e saj!
Të
zgjedhurit e popullit, pra deputetët nuk guxojnë të bien pre e presionit të
qytetarëve të pakënaqur për vazhdimin e precedentit fiskal, me tërhqjen e
kursimeve nga Trusti, për arsye se kjo nuk i ndihmon qytetarët, por vetëm i
varfëron akoma më shumë në moshën e pleqërisë.
Tërheqja
e 30 përqind të mjeteve sot nga Trusti, nesër kur t’iu vie mosha e pleqërisë do
t’i varfërojë në masë të madhe. I kuptojë peripecitë e qytetarëve të Kosovës,
përballjet e tyre me krizën sociale dhe varfërinë e skajshme, por duhet të jenë
të kujdesshëm në mos tërheqjen e kursimeve të tyre, për shkak se ma ato mjete
që i marrin sot nuk zgjigjin asgjë, kurse akumulimi i atyre mjeteve për në
pleqëri do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë më marrjen e pensioneve të
dinjitetshme.
Ngjashëm
sikur 100 milionët apo 100 eurot e ndara nga qeveria, që nuk zgjidhën asgjë në
zbutjen e krizës sociale, edhe me paratë e Trustit nuk do të bëhet ndonjë
zgjidhje afatëgjate për qyetarët e Kosovës.
Trusti i kthyer në kauzë
populliste
Për
këtë arsye, qytetarët duhet t’iu bëjnë thirrje të gjitha partive politike në
Kuvend, respektivisht të gjithë deputetëve për gjetjen e zgjidhjeve më
racionale, e jo ta përdorin varfërinë e qytetarëve për të bërë politika
populliste.
Ndërmarrja
e masave urgjente nga Qeveria për uljën e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH)
dhe heqjen e akcizës për derivatet dhe produktet ushqimore, investimi në
sektorin e bujqësisë dhe subvencionimi i bujqëve do të ndikonte në rimëkëmbjen
ekonomike dhe zbutjen e krizës sociale.
Në
anën tjetër, heqja dorë e opozitës nga tërheqja e kursimeve nga Trusti dhe
ngulja këmb në kërkesat e tyre ndaj qeverisë për ngritjen dhe nivelizimin e
pagave do t’iu ndihmonte më shumë qytetarëve sesa tërheqja e parakohshme e
pensioneve.
Vërehet
qartë se tashmë Trusti është kthyer në kauzë populliste të opozitës ashtu siq
ishte krijuar në të kaluarën ndalja e “Dialogut me Serbinë” nga Lëvizja
Vetëvendosje!
Qeveria
me paaftësinë qeverisëse në menagjimin e krizave ka krijuar pakënaqësi të
arsyeshme tek qytetarët, kurse në anën tjetër opozita është duke e shfrytëzuar
këtë dobësi të qeverisë për krijimin e kauzave të rrejshme për rikthimin e
pushtetit!
Sjellja
më lëmosh (nga 100 euro) e Qeverisë për qytetarët, ndaj taksapaguesve të varfër
por të rregullt për buxhetin e shtetit, kurse me ndarjen e milionave për serbët
në veri, mosnjohësve dhe rrënuseve të shtetit të Kosovës e tregon më së miri
qasjen e gabuar të qeverisë aktuale!
Kur
kësaj t’i shtohen ndarjet e milionave për oligarkët ekonomik të kompanive
private (KEDS dhe KEK) pas ngritjes së çmimit të rrymës, atëherë pakënaqësia e
qytetarëve bëhet akoma më e madhe ndaj qeverisë.
Paradoksalisht
jemi vendi i vetëm në rajonë dhe kontinentin evropian që po synojmë të
“luftojmë” inflacionin me tërheqjen e kusimeve pensionale dhe blerjen e paqes
sociale me lëmoshë!
Qytetarëve
të vendit, në veçanti të rinjëve të lodhur nga varfëria, pabarazia dhe
denigrimi social, në mungesë të përspektivës zhvillimore, pa asnjë shpresë për
punësim dhe përmirësim të mirëqenjes së tyre, si zgjidhje e vetme u ka mbetur
emigrimi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.
Për
varfërimin e qytetarëve dhe trendin kobzi të zbrazjes së Kosovës nga të rinjët,
fajtore është klasa aktuale politike pa dallim, pushtet dhe opozitë.
Pa
lindjen e një Alternative të Re politike dhe pa largimin e kësaj klase politike
të tejkonsumuar, jo vetëm se nuk do të ndalet trendi i largimit, do të
rrezikohet seriozisht e ardhmja e shtetit të Kosovës.
31.05.2022