Mendime
Florim Zeqa: Kthimi kah mërgata, dashuri e interesit e partive politike!
E enjte, 02.06.2022, 07:08 PM
Kthimi kah mërgata, dashuri e interesit e partive politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zbrazja
enorme e vendit nga popullata shqiptare ka ndikuar në zvogëlimin e elektoratit
të partive politike. Duke e vërejtur këtë dukuri të shkaktuar nga vet ata
(politikanët), të gjitha partitë politike ju kanë kthyer mërgatës për të
përfituar sa më shumë elektorat në Diasporë.
Kthimi i partive
politike kah mërgata, sinjal se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
Ditëve
dhe javëve të fundit, të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë kanë
pasur takime të ngjeshura me bashkatdhetarët në diasporë, duke e shprehur
“respektin dhe dashurinë” e pafundme për mërgatën tonë.
Vërtetë
do të ishte sinjal i mirë sikur këto vizita të eskortave partiake në mërgatë,
burimin ta kishin tek dashuria e sinqertë dhe respekti për bashkatdhetarët!
Mirëpo,
këtu nuk bëhet fjalë për dashuri dhe respekt ndaj bashkatdhetarëve në diasporë,
por ky është sinjal se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare.
Shtrohet
pyetja, pse ju kanë kthyer të gjitha partitë politike mërgatës, të cilën e
kishin harruar prej vitesh?!
Arsyeja
është e thjeshtë.
Meqënëse,
Kosova është zbrazur dhe po vazhdon të zbrazet në vijimësi, të gjitha partitë
janë varfëruar me elektorat. Arsye shtesë është fakti tjetër, se LVV-ja në
zgjedhjet e fundit parlamentare arriti t’i marrë afër 45 mijë vota nga mërgata,
kurse partitë tjera 10 përqindëshin e tyre apo edhe më pak.
Për
këtë arsye, partitë politike në përgjithësi, e në veçanti ato opozitare janë
mobilizuar si asnjë herë më parë në konsolidimin e degëve të tyre në Diasporë
dhe hapjen degëve të reja me qëllim të përfitimit sa më të madh të votës së
mërgimtarëve.
Çfarë po bëjnë partitë
politike për mërgatën
Partitë
opozitare, por edhe partia në pushtet po lobojnë që të mbledhin sa më shumë
vota dhe simpatizantë në diasporë. Ky është një tregues i mjaftueshëm se
partitë politike po përgatiten për zgjedhje, prandaj janë kthyer kaha “hambari”
i madh për fuqizimin dhe rritjen e anëtarësisë.
E
gjithë kjo nuk shkon në të mirën e mërgimtarëve dhe as të qytetarëve të
Kosovës, por vetëm në dobi të partive politike dhe grupeve të interesit brenda
tyre.
Sikur
të ishin parti të përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe të respektueshme ndaj
mërgimtarëve, paraprakisht do të mirreshin me rregullimin e mirëqenjes së
qytetarëve dhe trajtimin dinjitoz të mërgimtarëve, me përfshirjen e tyre në
vendimarrje, përkatësisht me sigurimin e vendeve të rezervuara në Parlament,
për faktin se të hyrat e mërgimtarëve në Kosovë janë më të mëdha sesa buxheti i
shtetit të Kosovës.
Mërgimtarët
vetëm shfrytëzohen nga të gjitha pushtetet. Deri më sot asnjë subjekti politik
nuk i ra ndërmend që t'i lirojë mërgimtarët nga tatimi mbi pronë për
shtëpitë e pabanuara, të cilave u hapen
dyert një apo dye herë në vit dhe atë në kohëzgjatje jo më shumë se një muaj.
Madje
për këtë çështje u kam shkruar letër publike në vijimësi dy ministrave të
Jashtëm dhe Diasporës, por mbeta pa përgjigje dhe pa asnjë lëvizje sa i përket
kësaj kërksese njerëzore!
Jam
i bindur se këto letra publike i kanë lexuar shumica e deputetëve, por asnjëri
prej tyre nuk e ngriti këtë çështje në Parlament!
Por,
po shihet qartë se këto parti politike dhe politikanët në përgjithësi nuk e
kanë në planë të parë përfshirjen e diasporës në vendimarrje, as shpërblimin
simbolik për kontributin madhor te saj, por “thithjen’ e votave dhe zbrazjen e
xhepave të mërgimtarëve deri në centin e fundit në vendlindje.
Ndryshe,
me këtë po vërtetohet se më 14 shkurt 2021 nuk ka ndodhur ndryshimi i pritur
real, por vetëm imagjinar, i kamufluar dhe pa asnjë rezultat sa i përket
zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes së qytetarëve.
Kjo
po vërtetohet me angazhimin e shtuar të partive politike në diasporë, ndërkohë
që mirëqenja e qytetarëve dita-ditës po përkeqësohet dhe rëndohet
skajshmërisht.
Jo votën, por ndëshkimin
për kusarët politik
Një
klasë politike që nuk i dëgjon dhe as nuk i respekton kërkesat e qytetarëve
(mërgimtarëve), ajo nuk i duhet popullit të Kosovës dhe as mërgimtarëve.
Të
gjitha partitë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë janë kthyer kah mërgata,
jo nga respekti, por të prirur nga interesi elektoral dhe ai material.
Rënja
e fuqisë elektorale në Kosovë, i ka detyruar partitë politike të kthehen kah
mërgata, kah pjesa më vitale e ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Në
këtë situatë, mërgimtarët duhet të meditojnë dhe reflektojnë thellë me mendjet
e tyre!
Për
arsye se, shkaktare kryesore për rritjen e numrit të mërgimtarëve në shtetet
evro-perëndimore përgjatë muajëve dhe viteve të fundit është pikërisht kjo
klasë politike, e cila ua fiku të gjitha dritat e shpresës për jetë të
dinjitetshme në vendlindje, dhe tani pa fije turpi vrapojnë pas votës së tyre
në diasporë!
Andaj,
të dashur bashkatdhetar, vëllëzër dhe motra mërgimtare JO suportit me votë të
kësaj klase politike që JU detyroj ta braktisni vendlindjen dhe të treteni në
dhe të huaj.
Bashkohuni
në alternativen e re politike, e cila do të jetë shpirti dhe shpresa, do të
jetë ADN-ja e ndryshimit real dhe substancial në Kosovë, e cila do të jetë e
bazuar në tradita dhe vlera të pastra kombëtare, me njerëz të rinjë, jo nga
mosha, por nga angazhimi politik (të papërfshirë në partitë aktuale politike).