Mendime
Albert Zholi: 31 Maj - Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit
E merkure, 01.06.2022, 07:43 PM
31 Maj - Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit
Kjo ditë është shpallur
në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Përgatiti:
Albert Z. ZHOLI
Dita
Botërore pa Duhan është një ditë, që i kushtohet luftës kundër duhanit. Çdo vit
në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë
Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit. Qëllimi i kësaj dite është rritja e
ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet, që sjell konsumi i duhanit, si dhe
advokatimi për ndërrmarjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të
tij. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës
Botërore të Shëndetësisë, të cilat u përpoqën të ndërgjegjësojnë opinionin mbi
dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe
konsumit të duhanit.
Tema
e do viti për Ditën Botërore të Luftës kundër Duhanit është:
“Duhani,
një kërcënim për zhvillimin”
Fushata
ndërgjegjësuese ka për qëllim:
-Të
theksojë lidhjet midis përdorimit të produkteve të duhanit, kontrollit të tij
dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
-Të
inkurajojë vendet që të përfshijnë kontrollin e duhanit në Axhendën e
Zhvillimit të Qëndrueshëm të vitit 2030.
-Të
mbështesë shtetet dhe shoqërinë civile për të luftuar ndërhyrjen e industrisë
së duhanit në proceset politike, duke ndërmarrë masa të rrepta kombëtare të
kontrollit të duhanit.
-Të
inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të publikut dhe partnerëve në përpjekjet
kombëtare, rajonale dhe globale me qëllim zhvillimin dhe zbatimin e
strategjive, të cilat i japin përparësi veprimeve konkrete lidhur me kontrollin
e duhanit.
-Të
demostrojë sesi individët mund të kontribuojnë në krijimin e një bote të
qëndrueshme pa duhan, duke mos marrë kurrë produkte duhani ose duke hequr dorë
nga duhanpirja.
Kontrolli
i duhanit mbështet shëndetin dhe zhvillimin
OBSH-ja
u bën thirrje shteteve të përshpejtojnë nismat lidhur me kontrollin e duhanit,
si pjesë e përgjigjeve të tyre në Axhendën e vitit 2030 për Zhvillim të
Qëndrueshëm.
Qëllimi
i Axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm është që të sigurojë se askush nuk ka
mbetur mbrapa. Kontrolli i duhanit është një nga mjetet më efektive që do të
ndihmojë në reduktimin e një të tretës në nivel global, deri në vitin 2030, të
vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet
kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet pulmonare.
Forcimi
i zbatimit të Konventës Kuadër të OBSH-së për duhanin në të gjitha vendet,
është një objektiv shtesë që duhet të plotësohet nga qeveritë e këtyre vendeve.
Kontrolli
i duhanit ndihmon në arritjen e qëllimeve të tjera globale
Kontrolli
i duhanit mund të ulë varfërinë, të kontribuojë në dhënien fund të urisë, të
promovojë një bujqësi të qëndrueshme, rritje ekonomike, si dhe të luftojë
ndryshimin e klimës. Rritja e taksave për produktet e duhanit mund të përdoret
për të financuar mbulim shëndetësor universal, si dhe për të mbështetur
programet e tjera të zhvillimit të qeverisë.
Nuk
janë vetëm qeveritë që mund të kontribuojnë lidhur me kontrollin ndaj duhanit,
por edhe individët të cilët mund të kontribuojnë në nivel individual për të
bërë një botë të qëndrueshme pa duhan. Një gjë e tillë mund tw arrihet
nëpërmjet angazhimit për të mos marrë kurrë produkte duhani. Ndërsa ata që janë
përdorues mund ta lënë duhanpirjen ose të kërkojnë ndihmë, në mënyrë që të
mbrojnë shëndetin e tyre dhe të njerëzve të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit
të duhanit, duke përfshirë fëmijët, anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë.
Paratë që nuk shpenzohen për duhanin mund të përdoren për nevoja të tjera të
domosdoshme, si ushqimi i shëndetshëm, kujdesi shëndetësor dhe arsimi.
Disa
fakte…
-Rreth
6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i duhanit, një shifër, e cila
parashikohet të rritet në më shumë se 8 milionë në vit deri në vitin 2030 nëse
nuk do të ndërmerren nisma konkrete. Përdorimi i duhanit është një kërcënim për
çdo person, pavarësisht nga gjinia, mosha, raca, prejardhja kulturore ose
arsimore. Konsumi i duhanit sjell vuajtje, sëmundje dhe vdekje. Ai varfëron familjet
dhe ekonomitë kombëtare.
-Përdorimi
i duhanit i kushton jashtëzakonisht shumë ekonomive kombëtare, nëpërmjet
rritjes së shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe zvogëlimit të
produktivitetit.
-Konsumi
i duhanit rrit varfërinë, pasi njerëzit e varfër shpenzojnë më pak në gjërat e
domosdoshme si ushqimi, arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Rreth 80% e vdekjeve të
parakohshme nga duhani ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.
-Rritja
e duhanit kërkon sasi të mëdha të pesticideve dhe plehrave kimike, të cilat
mund të jenë toksike dhe ndotëse të ujit. Çdo vit, për rritjen e duhanit
përdoren 4.3 milionë hektarë tokë duke sjellë një shpyllëzim global midis 2%
dhe 4 %.
-Konventa
Kuadër e OBSH- së për Kontrollin e Duhanit (WHO
FCTC) udhëheq luftën globale kundër epidemisë së duhanit. FCTC-ja e OBSH-së
është një traktat ndërkombëtar me 179 vende dhe Bashkimin Europian.
Të
dhëna nga Shqipëria
Sipas
Raportit Shëndetësor të Popullatës Shqipare (2018), duhanpirja përfaqëson
faktorin e tretë të rrezikut, përgjegjës për pjesën më të madhe të barrës së
sëmundjeve në Shqipëri në vitin 2010, duke u renditur pas faktorëve të rrezikut
të lidhur me dietën dhe presionin e lartë të gjakut. Duhanpirja ishte
përgjegjëse për një rritje prej më shumë se dy herë të Nivelit të Vdekshmërisë
Bruto nga kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive. Në vitin 2010, rreth 84%
e vdekjeve nga këto kancere u shkaktuan nga duhanpirja.
Sipas
studimit të bazuar në popullatë mbi përdorimin e substancave abuzive (2014),
prevalenca e duhanpirjes aktuale rezultoi 27% (43% meshkuj kundrejt 11% në
femra, P <0.001). Nga ana tjetër, prevalenca e duhanpirjes gjatë jetës ishte
41% (63% në meshkuj vs.20% në femra, P <0.001).
Në
studimin e kryer me fëmijë të moshës shkollore, 11, 13 dhe 15 vjeç (2018),
rezultoi se rreth 4% e fëmijëve të intervistuar raportonin konsum të
rregullt të duhanit.
Nga
ana tjetër, në Studimin Europian në Shkolla për Drogat (ESPAD, 2015) të
realizuar me nxënës të moshës 15-16 vjeç, rezultoi se rreth 345% e pjesëmarrësve
kanë konsumuar duhan të paktën një herë në jetën e tyre. Prevalenca e konsumit
të duhanit gjatë jetës ishte më e lartë te djemtë sesa te vajzat (47.1% vs.
24.8%, përkatësisht), në shkollat private (44.4%) sesa publike (33.6%),
shkollat urbane sesa rurale (38.9% vs. 25.6%) dhe te shkollat
tekniko-profesionale (61%). Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 u vu re një
ulje e prevalencës së duhanpirjes gjatë jetës në tërësi, me përjashtim të
shkollave profesionale. Ulja midis vajzave ishte më e vogël sesa midis djemve.
Epidemia e duhanpirjes
Duhani
është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit public, të cilat Shqipëria po
përballet sot. Vendi ynë renditet nw vendet me përqindje tw lartw tw
duhanpirjes, 60% meshkuj,18% nw femra me një tendencw nw rritje te femrat, dhe
ulje tw numrit tw duhanpirësve meshkuj. Pirja e duhanit renditet si faktor i
madh riskant për sëmundjet malinje, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të
aparatit tw frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore. Duhani është
shkaku kryesor i shumw vdekjeve, që mund të shmanget. Është i vetmi produkt që
konsumohet legalisht, që vret një të tretën deri ne një të dytën e atyre që e
përdorin. Në mbarë botën, duhani shkakton 5.4 milion vdekje në vit, një shifër
kjo qw pritet të rritet në 8 milion në 2030, nëse vazhdon kjo shkallë e
përdorimit. Mbi 70% e vdekjeve ndodhin në vendet e varfra dhe në zhvillim. Në
Shqipëri më shumë se 3.300 njerëz vdesin çdo vit nga pasojat që shkakton pirja
e duhanit dhe në 2030 ky numër do të rritet në rreth 7.500 njerëz.