Mendime
Nikoleta Kovaçi: Bajrami i mire… por jo Gjeneral!
E shtune, 04.06.2022, 06:44 PM
Bajrami i mire… por jo GJENERAL!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Emri
i kandidatit per president enkas u mbajt fshehte nga Edvin Rama! Ai e dinte se
ç’do te ndodhte me lakimin e emrit te te urtit, te bindunit, te perdornunit te
gjeneralit-ushtar, Bajram Bega!
Po
Bajrami asht njeri i mire! E kush mundet me thane te kunderten?! Une jo se nuk
e kam has gjekundi nje bame te tijen te besoj se ai nuk asht njeri i mire! I
urte, i bindshem i perdorshem; a nuk
jane kto cilesite e nje njeriu te mire ne vendin tone te kapun per fyti nga mafia
shtetnore? Sigurisht qe po!
Bajrami
asht njeri i mire sepse nuk iu degjue zani nje here te vetme kur:
-Uleshin
radaret e Durresit qe NATO te mos shihet tonelatat e kanabisit qe kalonin nga
brigjet tona;
-kur
helikopteret e ushtrise perdoreshin per trafik droge;
-kur
ushtaret tane profesionista shkonin me mision e ne vdisnin ne Malaga tue ba
transport droge;
-kur
pilotët-krenari na binin ne Liqenin e Shkodres bashke me helikopteret e na
vdisnin;
-kur
ushtaraket braktisnin ushtrine e katapultoheshin ne policine e droges e nisnin
karrieren e gjate per grada…
-kur
ushtaraket edhe vriteshin ne operacione policore…
-kur
ushtria perdorej me pastrue letra e me fik zjarre me hunj e kova se nuk kishin
mjete se helikopteret ishin te prishun;
-kur
ushtaraket bajne edhe pune shtese se nuk iu del paga… deri edhe pune nuredin
dumance;
-kur
ushtria thujse ka dhane shpirt, nuk ekziston fare vecse ne ato listat e grupeve
qe shkojne ne fronte lufte kryesisht ne vendet ku gjendet Amerika, e
ushtaret-komnado zgjidheshin ne baze mundesie me zarf… etjjjjj
Bajrami
nuk foli kurre! Nuk u rebelue kurre, nuk vuri veto kurre! Apo nuk mund te flase
nje gjeneral, kur shteti i rrenon ushtrine? Apo nuk mund te rebelohet nje
gjeneral kur shteti i perdor ushtrine me ba pune “shpie”? Apo nuk mund te vere
veto njehere te vetme kur sheh se si ushtaret mbesin maleve tue e shkim zjarrin
me shkurre e tue u djeg ne duer e ftyre?
Sigurisht
ndryshe sdo te mbetej Bajrami i mire qe edhe mund te hedh firme kur ia kerkon
shteti, ani pse preken interesat kombetare…
Bajrami
do te jete deri ne fund i mire, ama jo Gjeneral!
Gjeneral
kurre!
Gjenerali
ve te tjeret ne rresht, smund ta ule as fyej dikush sepse gjenerali asht
strateg, i pathyeshem, i paprekshem! Gjenerali asht siguri, besim, mbrojtes!
Gjenerali asht i forti, i mencmi, i kudogjenduni; gjenerali asht kufini i
sigurt i Atdheut…