Mendime
Albert Zholi: Pse po bie interesi për shkollën?!
E hene, 06.06.2022, 07:10 PM
Pse po bie interesi për shkollën?!
Shkolla
jo gjithmonë jep njohuri, shpesh vetëm një diplomë
Nga
Albert Z. ZHOLI
Lumturia
e njeriut përbëhet nga arsimi dhe edukimi, jo nga pasuria që fati i jep dhe i
merr. Më mirë të bëhesh nxënës në pleqëri sesa të largohesh nga kjo botë i
paditur. Sistemi më i mirë arsimor nuk sjell gjë të re nëse njeriu nuk
ndryshon, nëse nuk arsimohet moralisht dhe shpirtërisht. Sepse njeriu është
gjenerator i posaçëm i të gjithave ndryshimeve të vazhdueshme jetësore. Pa
ndërrimin e njeriut të gjitha reformat ekonomike, politike, financiare,
kulturore, arsimore etj., janë të pamundura të realizohen për krijimin e një
jete më të mirë. Sepse në zemrën e njeriut vihen themelet e reformave dhe
strukturave të reja. Edhe ligji më i mirë në dorën e njeriut të paedukuar, pra
të njeriut apo të shoqërisë së pamoralshme dhe të keqe, nuk mund të jetë
funksional. Është e njohur thënia se askush nuk mund ta ndërrojë gjendjen e një
populli, derisa ata të ndërrojnë vetveten. Po deshe të jesh i mënçur, mësohu të
pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh
së foluri, kur nuk ke ç’të thuash më,- ka thënë Fonten (Francë). Por mënçuria
është e lidhur pazgjidhshmërisht me librin, pra me shkollën. Realiteti i sotëm
tregon se, një nga problemet e mijëvjeçarit të tretë është dhe rënia në mënyrë
të ndjeshme nga ana e fëmijëve e interesit për të (shkollën). Jo vetëm në
Shqipëri, por në mbarë globin kjo sindromë e padëshirueshme po merr përmasa
alarmante. Në mbarë botën sipas një sondazhi dhe statistikave të publikuara nga
“Blagg” (Institut për problemet e arsimit), rreth 11,3 % e fëmijëve janë analfabetë.
Nga shumë psikologë mësues dhe sociologë është nxjerrë përfundimi se, dy janë
arsyet (proceset) që karakterizojnë sjelljen refuzuese të fëmijës ndaj
shkollës. 1- “Mohimi”, i cili nënkupton mosdëshirën për të vajtur në shkollë
dhe për t’u marrë me gjëra të tjera, që i pëlqejnë fëmijëve jashtë dëshirave
dhe kërkesave të prindërve (ku shumë herë prindërit duan t’i detyrojnë fëmijët
për preferencat e veta). 2-Frika ndaj shkollës, e cila përmban në vetvete
dimensione psikologjike (disiplinë, kërkesë llogarie, frenim për lojrat,
kufizim kohe). Ndonëse specialistët nuk bëjnë shumë dallim midis këtyre dy
arsyeve (proceseve) duhet pranuar se rasti i dytë është shumë serioz dhe shpesh
kërkon ndërhyrjen apo punën e vazhdueshme me psikologun. Ç’farë presupozon apo
nënkupton “Mohimi” për shkuarjen në shkollë? Në ç’moshë shfaqet ky mohim? Sot
pohohet nga shumë prindër se fëmijët shfaqin frikë për shkollën qysh në
momentin kur atyre u thuhet apo u bëhet prezente një diçka e tillë. Lidhur me
moshën në të cilën një fëmijë mund të shfaqë frikë shkollore, specialistët
theksojnë se është më e mundëshme që kjo frikë të shfaqet në nxënës të moshës
10-12 vjeçarë dhe arrin deri te të 14-tat. Ndërsa nga ana tjetër shkolla
amerikane (më vete), mbështet idenë se mosha më kritike për të shfaqur frikë
shkollore është midis pesë dhe dhjetë vjetëve. Në vija të përgjithshme fëmijët
me frikë shkollore paraqesin zakonisht dobësi serioze në marrjen e inisiativës,
tregojnë më të madh se mosha e tyre, vuajnë nga ndonjë pikëllim dhe mbajnë një
qëndrim pa shprehje. I bezdis prania e librave, nuk janë sistematikë në
përgatitjen e mësimeve dhe në vendosjen e librave.
Faktorët shkaktarë?
Faktorët,
që çojnë në lindjen e një problemi të tillë janë të shumtë; por nga
specialistët më të rëndësishmit janë sidomos ato që kanë të bëjnë me familjen
dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek të dy grupet e fëmijëve. Eshtë
karakteristike studimi i përfunduar nga Blagg në vitin 2008, që lidhet me një
nga faktorët familjar, që lidhet me një nga problemet me rëndësi jetike sikurse
është niveli i papunësisë së prindërve. Ky studim nxorri në pah dy probleme apo
u bazua mbi dy pista. Pra; 1-Fëmijët që kanë `prindër pa punë dhe që kanë frikë
nga shkolla. 2- Fëmijë me prindër pa punë dhe që kanë dëshirë apo largohen
përfundimisht nga shkolla ku edhe familja në kësi rastesh nuk kundërshton në
mënyrë stoike. Studimi i tij tregoi se niveli i papunësisë së prindërve te
nxënësit me frikë shkollore llogaritej në rreth 1,8 % , ndërsa përqindja
korresponduese për prindërit e fëmijëve, që largohen nga shkolla llogaritej
26,7 %. Gjithashtu, për fëmijët, që paraqesin frikë shkollore është vënë re se
përveç faktit, që vijnë nga familje të shtresës mesatare shpesh iu duhet të
përballojnë ankth të madh dhe shqetësim kur detyrohen të braktisin shtëpitë dhe
prindërit e tyre. Sipas psikologëve është arritur në `përfundimin se, për të
shmangur këtë sëmundje tek fëmijët (në të dy rastet edhe frika edhe largimi nga
shkolla), rëndësi kryesore dhe peshë transformuese ka familja. Dhe së dyti del
në pah edhe roli i shkollës. Konkretisht tek roli i shkollës, si factor, që
ndikon shumë herë në krijimin e problemit, studime të shumta kanë treguar se
gati 50 % e nxënësve europianë shprehin ankth dhe shqetësim për disa anë të
jetesës së tyre në shkollë. Si rezultat i këtyre dy arsyeve vitet e fundit
sidomos në Afrikë, Azi, por edhe në Europë dhe Amerikën latine rreth 25, 5 e
nxënësve, që hyjnë në kategorinë e dytë largohen përfundimisht nga shkolla. Ata
janë kontigjenti i parë i shfrytëzimit për rrjetin e lypësave apo trafikimit të
organeve, ndërsa një pjesë janë të detyruar të punojnë qysh në atë moshë për të
nxjerrë bukën e gojës. Shumica e tyre që janë ende nën kontrollin e prindërve
bëhen zanatçinj apo fillojnë punë në moshë tepër të njomë duke njohur një
shfrytëzim barbar (punë në të zezë), apo duke mos marrë fare shpërblim përveç
vafteve të ushqimit. Mosshkollimi sjell edhe pengesa dhe probleme të shumta në
jetën dhe veprimtarinë e përditëshme të fëmijëve. Të mos lidhurit me shkollën i
lidh ata me drogën, me veprime kriminale, prostitucionin, alkoolin etj. Njeriu
mëson për jetën duke parë të përparuarën dhe e përparuara nuk mund të merret në
një shoqëri jashtë librit, jashtë dëshirës për dituri. Qysh në lashtësi ka
pasur përkufizime shumë sinjifikative për diturinë si “ai që nuk di, është si
ai që nuk sheh.” Padituria është shoku më i keq. Realisht është vërtetuar se
rrënjët e diturisë janë të hidhura, kurse frytet shumë të ëmbla (thotë një
fjalë e urtë latine). Kushdo që lë mënjanë mësimin në të rinjtë e tij , humbet
të shkuarën dhe është i vdekur në të ardhmen, - ka vulosur rëndësinë e diturisë
qysh në lashtësi Euripidi (Greqi).
Më
mirë të bëhesh nxënës në pleqëri sesa të largohesh nga kjo botë i paditur.
Box
Shtatë kujdesjet e
mësuesit ndaj nxënësve:
1)
Mbështetja, 2) Inkurajimi, 3) Dëgjimi 4) Pranimi, 5) Besimi. 6) Respekti, 7)
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Ne mësojmë. . .
10%
e asaj që lexojmë
20%
e asaj që dëgjojmë
30%
e asaj që shohim
50%
e asaj që shohim dhe dëgjojmë
70%
e atyre që flasim
80%
e atyre që përjetojmë
95%
e atyre që u mësojmë të tjerëve.