Mendime
Ibrahim Kabili: Jo, faljes së hapsirës detare me duart tona!
E premte, 03.06.2022, 08:13 PM
Jo, faljes së hapsirës detare me duart tona!
Nga
Ibrahim Kabili
Kurrën
e kurrës, nuk duhet humbur hapsira e shelfit detar të Shqipërisë! Aq më shumë
kur kufijtë detar edhe midis dy shteteve tona janë të mbrojtura nga konventat
dhe ligjet ndërkombëtare, të vulosura nga Fuqitë e Mëdha. Midis dy vendeve tona
kjo është firmosur në vitin 1926, është pranuar e nënshkruar edhe nga shteti i
Greqisë. Edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin 2010 e bëri nul
"marrveshjen e detit" të firmosur nga Qeveria Berisha. Përkundrejt
kësaj kryeministri Rama e ridërgoj çështjen në Hagë në vitin 2021! Kjo mua më
tingëllon veprim i nxituar që me shumë gjasa do humbim. Para dakortësimit mes qeverisë sonë dhe asaj të greke për ta
dërguar çështjen në Gjykatën e Hagës duhej të pëcaktohej e dakortësohej në
parim objekti i saj, kjo duke u bazuar edhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese
e ligjeve në fuqi. Mundet të jetë vepruar kështu, por trasparencë nuk ka...
Opinioni publik po prisja prej kohësh se cili do ishte vendimi, i Gjykatës së
Hagës? Shpresonim që e drejta do ishte me ne. Nga ana tjetër shteti shqiptar
prej 30 vjetësh ka humbur shumicën e gjygjeve në këtë gjykatë. Me të drejtë
njerëzve u lindin dyshime se në Hagë, mund ta humbim gjygjin dhe si të vegjël
që jemi, mund të paguajmë haraçin, të falim detin. Të mëdhenjtë fitojnë!
Atëherë përse çështja në Hagë? Për ta zgjidhur drejt atë! E si mund të zgjidhet
ajo kur nuk hyjnë në lojë institucionet? Ku është Kuvendi dhe Presidenti i
Shqipërisë? Përse "mosdakortësinë" duhet ta marrim vesh nga ministri
i jashtëm grek Dendias dhe shtypi atje? Më e paradoksalja është se del
presidenti ynë Meta dhe e përgënjeshtron ministrin grek. Mirë bën nëqoftëse
është e vërtetë. Po ku qe presidenti ynë deri tani? Atëherë përse nuk
funksionojnë institucionet? Përse secili në hesap të tij? Unë nuk kam respektin e duhur për politikanin Meta,
përkundrazi... Ai pas kaq kohësh nuk duhet të "justifikohej" se nuk
ja paska kërkuar njeri urdhërin, por duhet të
thonte prerë; se nuk do e firmoste këtë
autorizim pa vendosur objektin e saj. Përse, kështu? Sepse në Hagë mund
edhe të humbim territor detar.Jo, faljes së detit me duart tona!
Vizita
e tanishme e Ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë Nikos Dendias na zbuloi
një fakt interesant. Ai në bisedë me gazetarët në Greqi pas vizitës në Tiranë
pakashumë u shpreh: "Detin e zgjidhim me presidentin e ri". Dhe më
tej vazhdon: "...Presidenti aktual (Meta) nuk i jep autorizimin e
nevojshëm kryeministrit (Rama)... kjo do
të zgjidhet gjatë dy tre muajve të ardhshëm, pra të gjitha këto do të
zbatohen". Mirë apo shumë mirë që Meta iku si president! Mirpo lind pyetja
do ta firmisë presidenti i ardhshëm autorizimin për zgjidhjen e çështjes së
detit me Greqinë? Unë mendoj:
Së
pari -Presidenti i ri nuk duhet ta firmosi kurrë këtë autorizim, pasi problemi
ka qenë i zgjidhur dhe shteti grek ka firmisur dokumentin. Kemi probleme të
tjera të pazgjidhura me Greqinë, pastaj mund të vinte çështja e detit. Mirpo e
çmojnë shumë naftën grekët... Ndërsa ne...
Së
dyti -Presidenti i ri nuk mund të dalë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese
e cila e rrëzojë marrveshjen e detit me Greqinë të nënshkruar nga qeveria
Berisha. Ndaj ai nuk duhet ta nënshktuaj absolutisht këtë.
Së
treti -Duke u bazuar te shumica e specialistëve tanë, dhe mendimi paraprak i
avokatëve të firmës briranike, se çështja në fjalë mund të jetë edhe e
disfavorshme për Shqipërinë, e obligon presidentin e ri të mos e japë
autorizimin për këtë çështje.
Së
katërti -Presidenti dhe politikanët kushdo qofshin ato, janë shumë të
përkohshëm dhe aspak të rëndësishëm kur bëhet fjalë për cënimin e interesave
kombëtare. Bazuar në këtë, presidenti i ri nuk duhet ta firmosë kurrë këtë. Kjo
ndodh nëqoftëse ai është vërtet burrështetas!
Së
pesti- Fqinji jonë jugor duke qenë si gjithnjë i pangopur do kërkojë pas saj,
"Vorio Epirin" dhe më pas dhe "Shkumbinin". Kjo është
historia mijravjeçare e tyre. Ndaj mos firmos o presidenti ynë në ardhje! Pas
teje vijnë të tjerët dhe ata ikin. Ja, me dhimbje për mua, dhe në moshë të re
iku dhe presidenti jonë i urtë dhe i nderuar, Nishani. Ndjesë i pastë shpirti dhe
respekt të veçantë për Të! Pavarësisht "ec e jakeve" Shqipëria do të
mbetet, ajo do të përcjell në mijëvjeçar gjenerata e gjenerata... Mos e
gjymtoni më atë... Ballkani i hapur që për mua është i "vdekur", nuk
i bën mirë Shqipërisë dhe shqiptarëve të ndarë, në gjashtë shtete! Ballkani i
hapur edhe mund t'na japë disa përparësi, por këto janë nën
"ombrellën" serbe, thënë më ndryshe defakto në atë ruse... Nuk duhet
të harrohet historia... Pas LDB-së deri në vitin 1948 Shqipëria pothuajse u bë "Republikë
e shtatë" e Jugosllavisë... Apo, jo? Kush na shpëtoi; Informbyroja. Përse?
Sepse ish Jugosllavia "cënonte" në atë kohë interesat e ish B.S. Po
sot? Sot ata janë bashkë. U duhet "Ballkani i hapur" për të dalë e
kontrolluar Adriatikun. Po sot shqiptarët çfar bëjnë? U trumbetua me të madhe
"zgjedhja" e Abazoviçit si kryeministër i Malit të Zi. Mirë është në
një pamje të parë. "Shumë" mirë, madje! Po çfar bëri? I bashkohet
nismës sllave të "Open Balkkanit"... Sa turp për të! Mirë që ky na
qenka me ide "pragmatiste" dhe në kuadër të "bashkëpunimit
rajonal" e pranon nismën... Po përse ky "shqiptar" me
prapashtesën e mbiemrit "viç", nuk këmbëngul te Nisma e Berlinit? Apo
nuk ka dëshirë ai, që Mali i Zi të shkojë drejt BE-së me garancinë apo nën
ombrellën Gjermane? Mos e "godit" Kosovën pas shpine o
"shqiptar"! Nuk të lejon Amerika, o njeri i mirë, pasi i prishen
interesat e saj... Ndaj, kthehu nga perëndimi zoti Abazi. Hiqe prapashtesën
artificiale, të fituar nga sllavizimi! Këtë nuk e bënë as Presidenti
Gjykanoviç, dhe as kryeministri i fundit malazez, zoti Abazi! Si shqiptar të
bëj lutje; mos e prano "Open Ballkanin" i cili e fut
"defakto" Kosovën nën Serbi... Ajo tanimë e ka fituar pavarësinë.
Kurti dhe Osmani bënë shumë mirë duke mos pranuar "Open Ballkanin".
Ky veprim i tyre është shumë i matur dhe maksimalisht i mençur! Garanci janë
SHBA-të dhe vendet e fuqishme të BE-së.
Së
gjashti -Presidenti i ri nëqoftëse do të jetë me të vërtetë një burrështetas
duhet që urdhërin për marrveshjen të mos e lëshojë apriori, pasi nga ajo që kam
lexuar, ndëgjuar specialistë të nivelit të lartë, dhe duke bërë vlerësimin e
situatës, mendoj se çështja e marrveshjes me detin ka më shumë propabilitet të
humbet prej nesh, se sa të fitohet. Për të humbur shkojmë atje? Natyrsht që jo.
Atëherë mendoj se zgjidhja mund të vijë nga bisedimet dypalëshe duke i shtuar
si "kundër peshë", heqjen e Ligji të Luftës nga ana e Greqisë, si
edhe problemin e Çamërisë... Duke shtuar këto dy çështje pala greke do
përballet me fakte historike që e penalizojnë atë. Kjo favorizon palën tonë në
negociata dhe ndoshta mund të vijë marrveshja me të, pa humbur detin. Deti nuk
duhet humbur... Sa dinak dhe largpamës ishte para gazetarëve ministri
Dendias... Kur i përmendet Ligji i Luftës dhe problemi i Çamërisë, ai me
diplomaci shprehet:
"...Besoj
se marrveshja greko-shqiptare, nuk do të jetë peng i çështjes në
fjalë...". Edhe diplomacia jonë duhet të veprojë me vizion dhe
largpamësi... Jo përulje, por drejtësi...
Për
këto probleme madhore me karakter kombëtar fjala u takon specialistëve, pastaj
politikanëve dhe në fund institucioneve. Si mësues i historisë nuk mund të bëj
indiferentin... Këto janë mendimet e mia të sinqerta që vijnë nga studimi i
historisë dhe analiza e ngjarjeve dhe e fakteve të saj...
Tiranë më 03.06.2022